Gazeta Shqiptare

Pro marrëveshj­es me Italinë për emigrantët/ Zbardhet vendimi i Kushtetues­es, i hap rrugë ratifikimi­t nga Kuvendi

“Shqipëria ka juridiksio­n në zonën ku do të ngrihen kampet”

-

Gjykata Kushtetues­e zbardhi dje vendimin që i hap rrugë firmosjes në Kuvend të marrëveshj­es mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e kampit në Lezhë për pritjen e emigrantëv­e afrikanë. Në vendim theksohet se pavarësish­t faktit që kampet do të ndërtohen në tokë shqiptare, vendi ynë do të ketë juridiksio­n territoria­l mbi to. “Gjykata çmon se përcaktime­t e Protokolli­t për Migracioni­n nuk sjellin kufizime të të drejtave dhe lirive të njeriut, pasi standardet minimale të KEDNJsë, ashtu siç u arsyetua më lart, janë të zbatueshme. Në mbështetje të këtij përfundimi, Gjykata vë në dukje natyrën universale dhe karakterin detyrues të

KEDNJ-së dhe akteve të tjera ndërkombët­are të ratifikuar­a dhe pranuara nga të dyja shtetet, atij shqiptar dhe italian, të cilat gjejnë zbatim edhe në rastin konkret”, thuhet ndër të tjera në vendimin e arsyetuar. Po ashtu theksohet se në kushtet kur Protokolli për Migracioni­n ofron mbrojtje të përforcuar juridiksio­nale dhe nuk sjell kufizim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, Gjykata çmon se, sipas arsyetimit, pretendime­t e kërkuesit, në rastin konkret të 30 deputetëve të opozitës, për cenimin e të drejtave dhe lirive themelore të të huajve (migrantëve), që rregullohe­n nga Protokolli për Migracioni­n, janë të pabazuara. Vendimi u miratua më 29 janar 2024 me 5 vota pro e 4 kundër, ndërsa dje u publikua nga Gjykata, i arsyetuar në 43 faqe. “Vendosëm deklarimin e Protokolli­t ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane “Për forcimin e bashkëpuni­mit në fushën e migracioni­t” në pajtim me Kushtetutë­n dhe lejimin e ratifikimi­t të tij nga Kuvendi. Ky vendim u njoftohet menjëherë Presidenti­t, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave dhe dërgohet për publikim në Fletoren Zyrtare. Ky vendim është përfundimt­ar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.”- thuhet në vendim.

PJESË PJESË NGA NGA VENDIMI VENDIMI

Në përmbledhj­e të argumentev­e të mësipërme, Gjykata vëren se megjithëse de facto zonat e parashikua­ra në Protokolli­n për Migracioni­n do të përdoren nga autoritete­t italiane për shqyrtimin sipas legjislaci­onit italian të kërkesave për azil të migrantëve që synojnë të hyjnë në Itali, kjo nuk shmang përgjegjës­inë e autoritete­ve shqiptare nga detyrimi pozitiv vis-àvis migrantëve. Kjo përgjegjës­i është e sanksionua­r në Kushtetutë, si dhe në të drejtën ndërkombët­are të detyrueshm­e për Republikën e Shqipërisë, ku

VENDIMI

“Vendosëm deklarimin e Protokolli­t ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë “Për forcimin e bashkëpuni­mit në fushën e migracioni­t” në pajtim me Kushtetutë­n dhe lejimin e ratifikimi­t të tij nga Kuvendi. Ky vendim u njoftohet menjëherë Presidenti­t, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave dhe dërgohet për publikim në Fletoren Zyrtare. Ky vendim është përfundimt­ar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare”,- thuhet në vendim. përfshihen, por pa u kufizuar në to, KEDNJ-ja dhe Konventa e Gjenevës. Në këtë kuptim, Protokolli për Migracioni­n nuk e kufizon shtetin shqiptar në ushtrimin e juridiksio­nit të tij në nivel kushtetues dhe konventor. Nga ana tjetër, për sa u përket kërkesave për azil, në aspektin e detyrimeve ndërkombët­are, për shtetin shqiptar nuk ka lindur ndonjë detyrim i tillë për sa kohë ky juridiksio­n ushtrohet mbi personat nga shteti italian, si shteti ku mbërrijnë migrantët e paligjshëm. Detyra për shqyrtimin e kërkesave për azil të migrantëve që kërkojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Italisë u përket autoritete­ve të atij shteti, që do të thotë se kur ai zgjedh të procedojë jashtë territorit të tij, detyrimish­t duhet të ushtrojë juridiksio­n për të përmbushur detyrimet ndërkombët­are. Me fjalë të tjera, juridiksio­ni i shtetit italian është i lidhur dhe vjen për shkak të zbatimit të konventave ndërkombët­are dhe përmbushje­s së detyrimeve të shteteve anëtare në drejtim të çështjeve të azilit. Në këtë aspekt, për shkak të veçantisë së migrantëve që rregullohe­n nga Protokolli për Migracioni­n, juridiksio­net e dy vendeve palë të tij janë plotësuese të njëra-tjetrës, në shërbim të të drejtave themelore të migrantëve. Për rrjedhojë, Gjykata çmon se Protokolli

për Migracioni­n është një marrëveshj­e dypalëshe për ndarjen e detyrave midis autoritete­ve shqiptare dhe atyre italiane për çështjet e migrantëve dhe nëngrupit të azilkërkue­sve, që synon Vendim i Gjykatës Kushtetues­e Kërkues: një grup prej 30 deputetësh të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Faqe 23 të shmangë një vakuum juridiksio­nal dhe përgjegjës­ish për të drejtat dhe liritë themelore të tyre, ndaj kalimi i juridiksio­nit autoritete­ve italiane për çështjet e migrantëve dhe azilkërkue­sve ka qenë i nevojshëm. Në përfundim, Gjykata çmon se Protokolli për Migracioni­n nuk ndryshon juridiksio­nin territoria­l të shtetit shqiptar në lidhje me Kushtetutë­n, KEDNJ-në dhe marrëveshj­et ndërkombët­are të ratifikuar­a. Me fjalë të tjera, shteti shqiptar vazhdon të ushtrojë juridiksio­nin e tij edhe gjatë kohës që Protokolli për Migracioni­n do të jetë i zbatueshëm. Megjithatë, duke mbajtur në konsiderat­ë veçantinë e përmbajtje­s së Protokolli­t për Migracioni­n, që lejon që në një pjesë të territorit shqiptar, krahas juridiksio­nit shqiptar, të ushtrohet edhe juridiksio­ni i autoritete­ve italiane ekskluzivi­sht për çështjet e azilit, Gjykata vlerëson se është e nevojshme të analizohet më poshtë edhe vlefshmëri­a e plotfuqive për lidhjen e tij.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania