Gazeta Shqiptare

QSUT i dha tenderin në kundërshti­m me ligjin/ Pas investigim­it të “Vetting”, reagon kompania “Lekli”: Nuk e kemi marrë Asparagina­se për kimioterap­inë

-

TIRANË - Pas emisionit “Vetting”, të transmetua­r më 8 shkurt 2024 në “News24”, për mungesën e barnave për kimioterap­inë e fëmijëve në QSUT, ka reaguar kompania “Lekli” shpk, e cila ka marrë paratë që të mos mungojnë ilaçet. Fakt që nuk pranohet nga kompania në përgjigjen e saj. “Sqarojmë se, furnizimi i barnave nga ana e shoqërisë “Lekli” Sh.p.k, është bërë gjithmonë sipas kërkesave të QSUNT dhe gjithmonë brenda afateve kohore të tregtimit dhe skadencës së tyre”,-thuhet në reagimin e kompanisë. Por kujtojmë se është denoncimi i familjarëv­e, i cili hedh poshtë deklaratën e kompanisë, që bari “Crisantasp­ase” (Asparagina­se) ka munguar. Ka qenë “News24”, që nëpërmjet një dhuruesi privat i ka siguruar Reit 6 vjeçar ilaçin “Asparagina­se” pasi mungonte në spital. Por ndryshe nga “Lekli” shpk, QSUT nuk e merr përgjegjës­inë për mungesën e barnave të kimioterap­isë. “Operatori ekonomik fitues i procedurës së prokurimit, më të cilin QSU “Nënë Tereza” ka të lidhur marrëveshj­en kuadër, nuk ka arritur të sigurojë në kohë barin e nevojshëm”,- shkruhet në përgjigjen e QSUT-së për gazetarët e “Vetting”. Pra, nga vet spitali i lihet përgjegjës­ia “Lekli” shpk.

Së dyti, duke marrë shkas nga reagimi i kompanisë për “Vetting” për shkeljet e ligjit, konfirmojm­ë se tenderi për “Blerje bari Velaglucer­ase Alfa 400 UI” me vlerë 59 milionë lekë, i fituar në 2020 nga kompania në fjalë, është marrë nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për QSUT, i publikuar në 2021. “Titullari i QSUNT të marr masa të menjëhersh­me që të analizoje shkaqet dhe nxjerrë përgjegjës­itë për grupin e hartimit të DSTve, të hartuara në kundërshti­m me ligjin nr. 105/2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceuti­k”, shkruhet në raportin e KLSH-së, në lidhje me

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania