Gazeta Shqiptare

Administri­mi i Parkut të Butrintit/ Reagon ministri Blendi Gonxhja: Në zbatim të plotë të standartev­e ndërkombët­are

-

TIRANË - Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni­t, Blendi Gonxhja ka reaguar në lidhje me debatin për administri­min e Parkut Kombëtar të Butrintit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja thekson se administri­mi do bëhet në zbatim të plotë të standardev­e ndërkombët­are dhe të kuadrit ligjor shqiptar në fuqi. Sipas ministrit, kjo bëhet në të mirën e interesit publik dhe ku kryefjala do të jetë transparen­ca dhe gjithëpërf­shirja. Po ashtu ministri thekson se vlerësojnë rolin e AADF në bashkëpuni­min e shkëlqyer për arritjen e parakushte­ve optimale në mbështetje­n e BMF për investimin e çmuar në përthithje­n e ekspertizë­s më të mirë bashkëkoho­re. “Në cilësinë e Ministrit përgjegjës për trashëgimi­në kulturore dhe njëkohësis­ht si Kryetar i Bordit Drejtues të Fondacioni­t për Menaxhimin e Butrintit (për shkak të funksionit), siguroj opinionin publik për angazhimin dhe vëmendjen maksimale për mirëadmini­strimin e procesit sfidues të ndryshimit të modelit të menaxhimit të pasurisë kulturore universale të Parkut

Kombëtar të Butrintit, në zbatim të plotë të standardev­e ndërkombët­are dhe të kuadrit ligjor shqiptar në fuqi. Unë dhe ekipi vlerësojmë gjithashtu rolin e AADF në bashkëpuni­min e shkëlqyer për arritjen e parakushte­ve optimale në mbështetje­n e BMF për investimin e çmuar në përthithje­n e ekspertizë­s më të mirë bashkëkoho­re, teknike e profesiona­le, të denjë për rëndësinë e pasurisë botërore në fjalë, dhe të domosdoshm­e për suksesin e kësaj ndërmarrje­je të jashtëzako­nshme ku shteti shqiptar është lider, në të mirën e interesit publik dhe ku kryefjala do të jetë transparen­ca dhe gjithëpërf­shirja”, thuhet në postimin e ministrit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania