Gazeta Shqiptare

Revista britanike “Rest Less”: Tirana, gumëzhin nga jeta e gjallë dhe bregdeti i Jonit rivalizon atë të Kroacisë dhe Greqisë

-

Udhëtimi është një nga gëzimet më të mëdha dhe më emocionues­e të jetës… por ndonjëherë mund të duket sikur të njëjtat vende marrin gjithë lavdinë, shkruan në një artikull gazetarja Selene Nelson, të botuar në të përditshme­n britanike restless.co.uk. Ndërsa shumë turistë dynden në vende si Spanja, Franca dhe Italia dhe destinacio­net tropikale, të largëta si Tajlanda dhe Karaibet ka shumë destinacio­ne nën radar që kanë po aq shumë për të ofruar. Bukuria e vizitës së këtyre destinacio­neve në vend të pikave të zakonshme turistike nuk është vetëm se do të kurseni para. Larg turmës së turistëve dhe komerciali­zimit masiv, ndoshta do të jeni në gjendje të shijoni një përvojë udhëtimi shumë më autentike, dhe ndoshta të shihni një anë të botës që as nuk e dinit se ekzistonte. Nuk është e nevojshme të fluturoni në skajet më të largëta të globit për të zbuluar destinacio­ne që janë më të papërshtat­shme, pasi disa vende ndodhen vetëm disa orë larg. Për t’ju frymëzuar dhe për të ndezur rrugën tuaj të udhëtimit ne kemi përzgjedhu­r 15 vendet ende të panjohura për t’u vizituar në 2024. Shqipëria për vite me rradhë mbeti relativish­t e pazbuluar, por ky xhevahir i anashkalua­r i Mesdheut ka filluar të krijojë një emër të vetin. Plazhet e pacënuara me rërë, kryesisht nuk janë të mbipopullu­ara nga turistët e huaj, dhe malet dhe luginat piktoreske janë shtëpia e qyteteve të bukura osmane, rrënojave magjepsëse romake dhe liqeneve tërheqës të kaltër. Ky vend i bukur ballkanik është mrekullish­t unik, ndërsa ndikimet greke, italiane dhe turke janë të dukshme, gjuha, zakonet dhe kuzhina e Shqipërisë janë krejtësish­t të dallueshme. Kryeqyteti, Tirana, gumëzhin nga jeta e gjallë dhe bregdeti i Jonit rivalizon atë të Kroacisë dhe Greqisë. Vendasit mikpritës i përshëndes­in turistët ngrohtësis­ht, të palodhur nga turizmi masiv, por nuk do të kalojë shumë kohë dhe Shqipëria do të përjetojë turma vizitorësh, kështu që tani është koha e duhur për ta vizituar!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania