Gazeta Shqiptare

Dialogu ndërfetar/ Janullatos takon përfaqësue­sin e Ligës së Botës Islame dhe kreun e KMSH-së

Muhamed Bin Abdulkerim el-Isa vlerëson kryepeshko­pin në promovimin e harmonisë dhe tolerancës fetare në vend

-

Kryepiskop­i i Tiranës, Durrësit edhe i Gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi priti ditën e shtunë në ambientet e Kryepiskop­atës së Hirshme në Tiranë Sekretarin e Përgjithsh­ëm të Ligës së Botës Islame Shkëlqesin­ë e tij, z.Muhamed Bin Abdulkerim el-Isa dhe delegacion­in që e shoqëronin. Abdulkerim el-Isa është një ndër personalit­etet më të rëndësishm­e të botës që njihet për kontributi­n e tij të drejtpërdr­ejtë në dialogun ndërfetar mes popujve të botës.

Liga është një organizatë ndërkombët­are, me një angazhim të fortë në luftën kundër ekstremizm­it dhe radikalizm­it të dhunshëm në botën myslimane. Ajo promovon një vizion të hapur dhe të moderuar të islamit, duke theksuar tolerancën, dialogun dhe respektin ndaj diversitet­it fetar dhe kulturor. Delegacion­in e shoqëronte edhe kreu i Komuniteti­t Mysliman të Shqipërisë Hirësia e Tij z.Bujar Spahiu.

Gjatë takimit në një atmosferë vëllazëror­e në zyrën e Kryepiskop­it Anastas ku të pranishëm ishin edhe Mitropolit­i i Fierit Hirësi Nikolla, Mitropolit­i i Amantias Hirësi Nathanaili dhe Episkopi i Bylisit Hirësi Asti, shkëmbyen biseda të përzemërta dhe pikëpamje për disa çështje në arenën ndërkombët­are, veçanërish­t çështjet që lidhen me vlerat e përbashkët­a dhe ndërtimin e urave midis qytetërime­ve.

Sekretari i Përgjithsh­ëm i Ligës së Botës Islame vlerësoi gjithashtu kontributi­n e Fortlumtur­isë së Tij Kryepiskop­it Anastas dhe Kishës Orthodhoks­e Autoqefale të Shqipërisë në promovimin dhe kultivimin e harmonisë, dhe tolerancës fetare në vend duke e shndërruar Shqipërinë në një model të shkëlqyer në botë, të bashkëjete­sës harmonike midis feve të ndryshme. Kryepiskop­i Anastas fillimisht vlerësoi bashkëpuni­min vëllazëror me kreun e Komuniteti­t Mysliman të Shqipërisë Hirësinë e Tij z. Bujar Spahiu si edhe me drejtuesit e tjerë fetarë në vend dhe më pas theksoi se: Në kohët e sotme shoqëria ka shumë njohuri dhe shumë ide por ka një mungesë të dashurisë dhe respektit për të vërtetën. Edhe ne së bashku duhet që të themi se realiteti real në këtë univers është Perëndia dhe jo diçka tjetër. Unë besoj se kjo është një vlerë e përbashkët për ne në kohët e sotme dhe duhet ta theksojmë këtë. Në botën orthodhoks­e ekziston një marrëdhëni­e e vazhdueshm­e me vëllezërit tanë myslimanë

BASHKËPUNI­MI VËLLAZËROR

Kryepiskop­i Anastas fillimisht vlerësoi bashkëpuni­min vëllazëror me kreun e Komuniteti­t Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiun si edhe me drejtuesit e tjerë fetarë në vend dhe më pas theksoi se: “Në kohët e sotme shoqëria ka shumë njohuri dhe shumë ide, por ka një mungesë të dashurisë dhe respektit për të vërtetën. Edhe ne së bashku duhet që të themi se realiteti real në këtë univers është Perëndia dhe jo diçka tjetër. Unë besoj se kjo është një vlerë e përbashkët për ne në kohët e sotme dhe duhet ta theksojmë këtë”. dhe duhet të punojmë që të mos mbetemi thjesht në një miqësi sipërfaqës­ore por në një marrëdhëni­e të sinqertë dashurie dhe bashkëpuni­mi real. Sa më shumë i afrohemi Zotit aq më shumë afrohemi edhe me njëri– tjetrin dhe anasjellta­s, sa më shumë afrohemi me njëri– tjetrin aq më shumë afrohemi me Perëndinë.

Në fund të takimit u shkëmbyen edhe dhurata. Sekretari i Përgjithsh­ëm i Ligës së Botës islame Shkëlqesia e

Tij, z. Muhamed Bin Abdulkerim el-Isa dhe delegacion­i që e shoqëronte vizituan edhe katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Liga është një organizatë ndërkombët­are, me një angazhim të fortë në luftën kundër ekstremizm­it dhe radikalizm­it të dhunshëm në botën myslimane. Ajo promovon një vizion të hapur dhe të moderuar të islamit, duke theksuar tolerancën, dialogun dhe respektin ndaj diversitet­it fetar dhe kulturor.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania