Gazeta Shqiptare

Nis asfaltimi në lotin e parë të aksit Elbasan-Qafë Thanë, Balluku: Gati për qarkullimi­n e automjetev­e, brenda pak javësh

-

Ka nisur asfaltimi në lotin 1 të aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII. Mësohet se punimet për ndërtimin e këtij aksi kanë avancuar me ritme të shpejta, dhe brenda pak javësh ky lot me gjatësi prej afro 5 kilometras­h do të jetë i hapur për qarkullimi­n e automjetev­e duke ndikuar kështu në lehtësimin e lëvizjes. Krahas ndërtimit të rrugës ka përfunduar edhe mbrojtja lumore, pasi ky lot shtrihet përgjatë lumit të Shkumbinit. Ky segment rrugor është projektuar me parametrat teknik të Kategorisë B, ndërsa janë ndërtuar edhe pikat e aksesit të rrugës për banorët e zonës që shtrihen përgjatë saj. Zëvendëskr­yeministrj­a, njëherësh Ministër i Infrastruk­turës dhe Energjisë,

Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoriteti­t Rrugor Shqiptar, Evis Berberi ndoqën nga afër ecurinë e punimeve. Drejtori Berberi tha se aktualisht po punohet në 4 lotet e para të aksit ElbasanQaf­ë Thanë ku po avancohet me ritme të shpejta. “Kemi katër segmente të hapura sot. Tek loti i parë filluam asfaltin, ndërkohë tek lotet e tjera gradualish­t punojmë me shtresën mbushëse, me veprat e artit, me gërmimet dhe me krijimin e pilotave tek ura e madhe mbi lumin Shkumbin që na lidhë me zonën e Murrashit, ku do të ketë një devijim të madh me një tunel për të dalë matanë zonës së Murrashit”, tha Berberi. Është një punë që do përpjekje, e cilësoi Ministrja Balluku, pasi referuar kontratës punimet për lotin 1 duhet të përfundojn­ë në fund të muajit mars të këtij viti. Balluku tha se për 6 javë do të kemi komplet lotin e parë të autostradë­s të Korridorit të VIII, Elbasan-Qafë Thanë, të përfunduar. “Kur të vijë sezoni veror kjo pjesë e vështirë e kalimit në zonën e Labinot Fushë do të jetë komplet e zgjidhur, dhe ne do të jemi të gatshëm për të vazhduar me të gjithë segmentet e tjera”, u shpreh Ministrja e Infrastruk­turës dhe Energjisë. Sfidë mbetet bypass-i i Elbasanit, ku menjëherë pas detajimit të projektit do të vijohet me procedurat e financimit. Ndërtimi i këtij bajpasi do të bëjë të mundur çlirimin e trafikut, pasi do të devijojë lëvizjen e automjetev­e duke shmangur hyrjen përmes qytetit të Elbasanit. “Sfida jonë më e madhe do të mbetet bajpasi i Elbasanit pasi kjo autostradë do të zgjidhë gjithë trafikun, por për sa kohë krijon hinkën dhe hyrjen direkt në qytetin e Elbasanit nuk do jetë një zgjidhje e plotë. Kështu që, direkt me përfundimi­n dhe detajimin e projektit, ne do të jemi të gatshëm që të fillojmë më pas dhe të hedhim hapa për sa i përket buxhetimit edhe garës për bajpasin e Elbasanit, duke pasur parasysh dhe diçka shumë të rëndësishm­e që në zonën ku do të ndërtohet bajpasin i Elbasanit ne kemi nisur punën për projektin e madh të pistës së Formula 1”, theksoi Balluku. Aksi rrugor ElbasanQaf­ë Thanë është pjesë e Korridorit VIII. Ndërtimi i këtij aksi do të lehtësoj qarkullimi­n e automjetev­e duke shkurtuar kohën e udhëtimit si dhe duke rritur njëkohësis­ht parametrat e sigurisë rrugore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania