Gazeta Shqiptare

Tendenca/ BSH: Numri i llogarive në sektorin bankar u rrit me 4.2 për qind vitin e kaluar

Ligji i ri pritet t’i japë një shtysë të mëtejshme përdorimit të llogarive bankare nga shqiptarët

-

Numri i llogarive në sektorin bankar u rrit për të tretin vit radhazi në 2023. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se numri total i llogarive bankare në fund të vitit të kaluar arriti 3.24 milionë, me një rritje prej 4.2% krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit të kaluar, numri i llogarive aktive në sektorin bankar është zgjeruar me afërsisht 127 mijë të tilla. Numri i llogarive bankare në Shqipëri arriti numrin më të lartë në vitin 2016, me pothuajse 3.5 milionë. Në periudhën 20162020, numri i tyre pati pësuar rënie të vazhdueshm­e, sidomos për shkak të uljes së numrit të bankave si rezultat i procesit të konsolidim­it të sektorit. Megjithatë, pas vitit 2021 po shënohet një tendencë e re në rritje.

Numri i llogarive bankare të subjekteve rezidente në Shqipëri vitin e kaluar u rrit në segmentin e individëve, por ndërkohë pësoi rënie për bizneset. Llogaritë e individëve rezidentë arritën në afërsisht 2.94 milionë, me një rritje vjetore prej 4.4%. Edhe numri i llogarive të individëve, megjithëse i është kthyer rritjes, ndodhet ende ngelet larg nivelit maksimal prej 3.24 milionë, që ishte regjistrua­r në vitin 2016. Ndërkohë, vitin e kaluar, numri i llogarive të bizneseve rezidente pësoi rënie. Pasi arriti numrin më të lartë historik në vitin 2022, me 239 mijë llogari, ky tregues pësoi rënie vitin e kaluar, me 3% më pak.

Numri i llogarive të jorezident­ëve u rrit me ritme të larta edhe vitin e kaluar, me 20% më shumë krahasuar me një vit më parë. Numri i përgjithsh­ëm i tyre arriti në më shumë se 60 mijë dhe llogaritë jorezident­e përbëjnë rreth 1.9% të numrit të përgjithsh­ëm të llogarive në bankat shqiptare. Llogaritë e jorezident­ëve dominohen kryesisht nga individët, me 97% të totalit. Edhe rritja e vitit të kaluar erdhi kryesisht nga individët, ndërsa numri i llogarive të bizneseve jorezident­e ishte në nivele të përafërta me vitin 2022.

Megjithëse numri i llogarive bankare në Shqipëri është më i lartë në krahasim me numrin e përgjithsh­ëm të popullsisë, në vetvete kjo nuk ka domethënie shumë të madhe për të kuptuar depërtimin e llogarive bankare në shoqëri. Ndërsa shumë shqiptarë kanë disa llogari bankare, një pjesë e madhe e popullsisë në moshë madhore ende nuk e ka një të tillë. Në analizat e fundit, Banka e Shqipërisë vlerëson se numri i individëve në moshë madhore që zotërojnë një llogari bankare ka arritur në 70%, nga rreth 40% që vlerësohej ky tregues në vitin 2017. Me gjithë rritjen e ndjeshme në vitet e fundit, një pjesë e konsiderue­shme e shqiptarëv­e në moshë madhore

LLOGARITË E INDIVIDËVE

Numri i llogarive bankare të subjekteve rezidente në Shqipëri vitin e kaluar u rrit në segmentin e individëve, por ndërkohë pësoi rënie për bizneset. Llogaritë e individëve rezidentë arritën në afërsisht 2.94 milionë, me një rritje vjetore prej 4.4%. Edhe numri i llogarive të individëve, megjithëse i është kthyer rritjes, ndodhet ende ngelet larg nivelit maksimal prej 3.24 milionë, që ishte regjistrua­r në vitin 2016. Ndërkohë, vitin e kaluar, numri i llogarive të bizneseve rezidente pësoi rënie. nuk zotërojnë ende një llogari bankare. Në tremujorin e dytë të këtij viti, do të hyjë në fuqi ligji “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike” që u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë në mesin e muajit dhjetor. Ligji i ri pritet t’i japë një shtysë të mëtejshme përdorimit të llogarive bankare nga shqiptarët. Sipas ligjit, llogaria e pagesave me shërbime bazike do t’iu ofrohet konsumator­ëve në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha bankat, pavarësish­t nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit dhe historikut të aftësisë paguese. Për mbajtësit e kësaj llogarie, bankat duhet të ofrojnë disa shërbime bazike të pagesave pa aplikuar tarifa ose kundrejt një tarife të arsyeshme. Metodologj­ia e përllogari­tjes së tarifës së arsyeshme nga bankat do të përcaktohe­t me akt nënligjor të Bankës së Shqipërisë, duke konsiderua­r të paktën nivelin e të ardhurave kombëtare dhe tarifat mesatare të aplikuara nga bankat për shërbimet e pagesave të ofruara në llogaritë e pagesave. Megjithatë, bankat duhet ofrojnë të gjitha shërbimet bazike të pagesave me tarifë zero, për kategoritë të cilët përfitojnë nga programet dhe politikat për skemat e ndihmës ekonomike dhe sociale sipas legjislaci­onit përkatës në Republikën e Shqipërisë. Këtu përfshihen përfituesi­t e pagesës së papunësisë; familjet dhe individët, të cilët trajtohen me ndihmë ekonomike; përfituesi­t e pagesës së aftësisë së kufizuar dhe ndihmësit personalë të tyre; individët përfitues të statusit të invalidit dhe ndihmësit personal të tyre; individët përfitues të statusit të të verbrit dhe ndihmësit personal të tyre; invalidët e punës; jetimët; përfituesi­t e masës së financimit për fëmijën e vendosur në familje kujdestare me vendim gjykate; përfituesi­t e pensionit social; përfituesi­t e pensionit të pleqërisë; përfituesi­t e invalidite­tit, si dhe përfituesi­t e pensionit të invalidite­tit të përhershëm për shkak të aksidentit në punë dhe sëmundjeve profesiona­le; përfituesi­t e pensionit familjar; përfituesi­t e ndihmës ekonomike për arsimin e lartë./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania