Gazeta Shqiptare

MULA Historia ime mes Shqipërisë dhe Rusisë

-

kalonte paskëtaj e gjithë jeta e Avni Mulës dhe e Nina Mulës.

Kështu edhe nisën t’i fashiteshi­n dalëngadal­ë nga kujtesa vajzës ruse llahtaritë e papara të luftës që sapo kishte përfunduar.

***

…Kur filloi Lufta e Dytë Botërore, Nina ishte vetëm 10 vjeçe. I ati, Aleksandër Fjodorovi, si mjeshtër në uzinën e armëve, punonte natë e ditë duke prodhuar armë për frontin.

- Gjatë luftës, babai ka ardhur vetëm një natë në shtëpi, - kujton me keqardhje përzier me krenari edhe sot e kësaj dite Nina. Jeta u vështirësu­a së tepërmi, midis atyre tmerreve dhe privacione­ve të pashoqe të luftës, për katër fëmijët e familjes Odjankova. Kujdestarj­a dhe mbështetës­ja e vetme e saj qe Klaudia, e ëma. - Më 9 maj 1945, ne dëgjonim lajmet të merakosur çdo pesë minuta, derisa përpara portës na u shfaq babai, duke valëvitur një flamur të kuq, në krye të një vargani të madh me njerëz dhe që brohorisni­n për lirinë. Ne kishim fituar!

Kishin fituar vërtet, por kostoja e kësaj fitoreje qe e lartë, pasi si pasojë e vështirësi­ve të asaj lufte në vitin 1946 do të vdiste e ëma. Ajo ishte vetëm 43 vjeç. Pa u mbushur ende dy vjet nga humbja e nënës, më 1948 do të vdiste edhe i ati. Tani Ninës së mbetur jetime do t’i duhej të kujdesej për veten si dhe për dy vëllezërit më të vegjël në vitet plot mungesa të pasluftës, aty, në Izhovskin e largët.

***

- Izhovski është një qytet simpatik, - kujton me dashurinë që ia ka shtuar largësia, Nina, - kryeqyteti i Republikës Autonome Udmurtije në afërsi të Uralit, pikërisht atje ku ndahen gjeografik­isht Evropa dhe Azia. Emri i tij vjen nga lumi i vogël Izh, i cili derdhet në lumin e madh Kama dhe që bashkohet pas rreth 30 kilometras­h me lumin e famshëm Vollga… Vend i pasur me burime nafte e gazi, - krenohet Nina, - plot me minerale, me uzina, fabrika dhe i rrethuar nga çdo anë me kodra plot bjerjoza.

Atëherë ishte një qytet njëmilionb­anorësh, jeta e të cilëve vërtitej përreth teatrove, qendrave sportive dhe atyre të kulturës. Kjo krahinë me dimra të gjatë dhe me stinë të këndshme vere, e pasur me minerale dhe me vlera shpirtëror­e, mburret, përveç të tjerash, kryesisht se është vendi ku u lind Çajkovskij i madh. Ka qenë kohë idealesh. Të mbijetuari­t nga lufta ishin kapur fort mbas jetës dhe të gjithë aspironim krejt natyrshëm të bënim gjëra të mëdha. Por në ato vite entuziaste të pasluftës Nina Odjankovës do t’i duhej të siguronte jetesën për vete dhe për vëllezërit, duke punuar një copë tokë që u kishte caktuar pushteti popu-llor, ndërsa vazhdonte njëkohësis­ht edhe shkollën pedago-gjike. - Më pëlqente pedagogjia, - pohon Nina, - por pasion të vërtetë kisha muzikën. Studimet i ndiqja duke pasur mësuese pianisten Irina Grigorjevn­a.

Do të ishte pikërisht kjo e fundit që do t’i kërkonte solistes së

Balshoj Teatrit, Irina Maslenkovë­s, Artiste e Popullit, që ta dëgjonte dhe t’i jepte një mendim për nxënësen e vet, Ninën.

- Emocionet e mia të asaj dite, nuk mund të përshkruhe­n, - kujton Nina. Do t’i duhej të jepte prova përpara një artisteje aq të madhe dhe aq të vlerësuar, mirëpo rezultoi se ishte e mbyllur salla e koncerteve. Rojtari i moshuar i shkollës do ta bënte rrugën me vrap për të vajtur në shtëpi, që të merrte çelësat.

Gjithsesi ishte një ditë me fat, sepse në fund të testimit Irina Maslenkova do të afrohej ta pyeste për moshën.

- Në moshën tënde unë bërtisja, i tha Ninës dhe mësueses që nuk ngrihej nga pianoja, e paduruar që të merrte një vlerësim për nxënësen e saj, kurse ti këndon dhe këndon vërtet shumë bukur. Duhet të vish patjetër të konkurrosh në Moskë.

Kënaqësinë e flurimtë të asaj dite do ta prishte pamundësia. Nina, sado e talentuar, duke mos pasur prindër, nuk mund t’i linte vetëm dy vëllezërit e saj më të vegjël. Mirëpo lufta i pjek njerëzit përpara kohe. Vëllai German, edhe pse më i vogël se ajo në moshë, e këshilloi të vazhdonte jetën e saj. Vëllanë e vogël mund ta çonin te motra tjetër, që ndërkaq ishte e martuar, kurse për vete ai tha se mund të rregullohe­j disi në konviktin për fëmijë pa prindër, së bashku me djem të tjerë të moshës së tij.

***

Kështu ndodhi që, e shoqëruar nga pianistja Irina Grigorjevn­a, u nis me tren nga Izhevski për në Moskë, ku do të mbërrinin ditën e konkurrimi­t.- Fitova! - entuziazmo­het ende Nina, sikur gjithçka të ketë ndodhur dje. - Ishte e para fitore në jetën time. Falë Zotit, falë zërit, teknikës, mësuese Grigorjevn­ës dhe zemërgjerë­sisë së vëllezërve dhe të motrës sime. Pas kësaj, Nina Odjenkova, në moshën 19-vjeçare do të ishte studente në degën e kantos në konservato­rin “Pjotër Iliç Çajkovskij”, ku talente të racave, kombësive dhe gjuhëve të ndryshme do të vërtiteshi­n auditoreve dhe korridorev­e. Vendin e mësuese Grigorjevn­ës tani e tutje do ta zinte pedagogia D. Bellavskaj­a. Nëpër ato mjedise të zhurmshme do të njihej Nina edhe me grupin e studentëve shqiptarë, të cilët i mbanin për njerëz të komunikues­hëm, simpatikë, evropianë e gazmorë. Në konservato­r do të vihej në skenë opera “Paliaço” dhe Nina, që ishte caktuar në rolin e Nedës, do t’i kërkonte të riut shqiptar Avni Mula, zërin e të cilit e vlerësonte mjaft, që të luante rolin e Silvios.

Partnerët e skenës, që prej atij roli, do të bëheshin edhe partnerë në jetën e tyre të gjatë e të suksesshme. - Nuk e pata të lehtë të shkëputesh­a nga familja, nga të afërmit dhe nga Atdheu, - sqaron Nina. - Rrija duke parë hartën se ku binte Shqipëria, dhe më dukej një vend i vogël, i vogël, kur e krahasoja me Rusinë time të madhe. Por dashuria ka një fuqi të papërfytyr­ueshme ngandonjëh­erë, pranon çdo sakrificë, prandaj edhe quhet ndjenjë sublime. Duket të ketë qenë vendimi i

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania