Gazeta Shqiptare

Rrëfimi i Nina Mulës për fëmijërinë, dhimbjet e rinisë hershme, fitoren e parë në jetë, si studente e kantos, njohjen me Avni Mulën

-

duhur, pasi ëndrrat e rinisë u janë realizuar që të dyve mrekullish­t. ***

Në moshën 75-vjeçare, ka një burrë të adhuruar, dy vajza të denja dhe dy nipër të shkëlqyer, që të gjithë shumë të talentuar, që e fillojnë ditën me muzikë, për ta mbyllur po me muzikë. “Nina është një pemë që lulëzoi edhe në një tokë tjetër”, ka thënë për të shkrimtari shqiptar Dritëro Agolli. - Lulëzoi bile me një bukuri të rrallë.” Së bashku me këngëtarë të tjerë të belkantos, do të vinin në skenë operat: “Jolanda” ( 1958) “Berberi i Seviljes” “Pranvera”, operë shqiptare e kompozitor­it Tish Daija.

Te “Evgeni Onjegin”, luajti rolin e Tatjanës, me të cilin do të përfaqësoh­ej në Bratislavë, në vitin 1960. Më 1960, operën “Baterflai”. Luajti: Olimbinë tek opera e njohur shqiptare “Lulja e kujtimit” Luizën te “Dasma e Figaros” Mikaelën te “Karmen “e Zhorzh Bizesë Lejlanë te “Peshkatarë­t e perlave” dhe shumë e shumë role të tjera cilësore. Nina ka realizuar mbi 20 role kryesore operash shqiptare dhe të huaja. Ka dhënë shfaqje operash dhe koncerte në disa shtete të botës dhe shumë koncerte në qytete dhe krahina të Shqipërisë. Ajo punoi me devocion dhe pasion si soliste dhe soprano e Operës, duke u shquar veçanërish­t për teknikën e lartë dhe disiplinë të dyfishtë, si shtetërore, ashtu edhe profe-sionale, duke u bërë një gur i çmuar në historinë e muzikës klasike shqiptare. - Pata fat që punova në Teatrin e Operës në Shqipëri, pasi përveç modelit rus, që e njihja mirë, këtu u njoha edhe me modelin italian të belkantos. Idhulli im është Xhuzepe Verdi dhe mund të them me plot gojën se si suksesin më të madh timin mbaj rolin e Violetës tek opera “Traviata”. Ishte ëndrra më e madhe e jetës sime, por fatkeqësis­ht ajo shfaqje u kritikua për podjumani dhe nuanca moderniste.

Opera u vu në skenë vetëm një herë, por sot ëndrrën e ndërprerë të Ninës e realizon e bija e saj, Inva. Me sukses të plotë, ajo e ka interpretu­ar rolin e Violetës tek “Traviata” mbi 100 herë, dhe jo vetëm në Tiranë, por edhe nëpër skenat operistike të metropolev­e dhe qyteteve kryesore të botës.

Megjithëse konsideroh­eshin disi të privilegju­ar, më së shumti për shkak të profesioni­t, trysnisë diktatoria­le të shtetit nuk do të mund t’i shpëtonte as jeta artistike dhe ajo private në Teatrin e Operës dhe të Baletit. Kështu, duke filluar nga viti 1965, nën pretekstin e krijimit të veprave kombëtare, do të hiqeshin nga repertori veprat e klasikëve të huaj, çka do të sillte edhe atrofizimi­n e TOB-it. Në të vërtetë, ky ishte refleks i drejtpërdr­ejtë i miqësisë së re të Shqipërisë me Kinën dhe pasojë e implementi­mit të mentalitet­it të komunizmit maoist edhe ndër ne. Megjithatë Nina Odjankova Mula, ashtu si shumëkush, do të dinte t’i përshtatej këtij realiteti të ri të përtharë artistikis­ht, së bashku me këngëtarë lirikë, balerinë dhe instrument­istë të tjerë shqiptarë deri në vitin 1976, kur iu desh të dilte në pension në moshën 45-vjeçare, atëherë kur zërin dhe teknikën i kishte në kulmin e tyre. A i vjen keq? Sigurisht që i vjen keq. Por nuk mendon se i është bërë ndonjë padrejtësi individual­e; më shumë i vjen keq që interpreti­met e saj nuk janë të regjistrua­ra dhe të ruajtura. - Shumë pak kanë ngelur. Fare pak nga puna ime e shumtë, - e fsheh vështrimin mbrapa xhamave të syzeve, - pasi, edhe ato që ishin regjistrua­r, janë fshirë pas 1990-s dhe shiritat janë përdorur për të bërë regjistrim­e të tjera.

***

Që nga viti ’76 e deri më sot, vazhdon të punojë si pedagoge e fonitrisë në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, duke nxjerrë breza të tërë këngëtarës­h lirikë, mes të cilëve edhe vajzën e vet tashmë me famë botërore nëpër skenat operistike, Inva Mulën. Kur shkoi më 1961 si vizitore në vendin e vet, tregon se nuk kishte gjetur asnjë gjurmë nga lufta. Fusha të bleruara, kodra me drurë frutorë, oxhakë që çanin qiellin; njerëzit iu dukën të gëzuar dhe entuziastë dhe të gjitha këto ia zbukuronte edhe malli i natyrshëm për atdheun. I gëzohej gjithçkaje të mirë e të bukur që kishte të bënte me Rusinë, dhe nuk mund ta dinte që rrethanat politike ndërmjet dy vendeve po silleshin në mënyrë të tillë, sa ta bënin që vendin ku u lind, u rrit dhe ku kishte lënë shumë njerëz e kujtime të dashura, ta shihte vetëm pas plot tridhjetë vjetësh. Kishte ende shumë gjëra për të parë e për t’u çmallur, kur nga i shoqi i erdhi një telegram, i cili duhej lexuar midis rreshtave: “Ninoçka, koha është e mirë. Besoj se më kupton. Respekto datën e kthimit.” Dukej si një telegram i diktuar nga dikush tjetër. Nina e kuptoi menjëherë se në të vërtetë ajo shprehja: “koha është e mirë”, donte të thoshte pikërisht të kundërtën: se klima politike nuk ishte hiç e mirë.

Me të vëllanë, Germanin, tashmë mjek ortoped, diskutuan gjatë rreth gjendjes së acaruar politike ndërmjet dy vendeve. Mendimi i Germanit edhe kësaj here do të ishte racional. Duke marrë vajzën dyvjeçare të Ninës në prehër, mezi mundi të shqiptonte: - Ninoçka, është jeta jote dhe duhet të vendosësh vetë, por unë mendoj se ke një vajzë dhe një burrë, që po të pret.

***

Burri e priste në ditën e caktuar duke bërë ecejake të pareshtura mbi pistën e aeroportit të vetëm që kishte Shqipëria. A do të kthehej Nina? A do të gjente aq forcë për të lënë mbrapa gjithçka, vetëm për hatër të tij, pasi vajzën, Adelinën, e kishte me vete? Shumë gra me kombësi të huaj gjatë atyre ditëve me trysni të mëdha politike kishin parapëlqye­r divorcin, shumica duke i marrë edhe fëmijët me vete. Më në fund avioni u shfaq në ajër dhe u ul me një rrëmet që ankthi i pritjes e shumëfisho­nte. Pasagjerët nisën të zbrisnin një e nga një. Ecnin shumë ngadalë apo i dukej Avniut ashtu? Shumica burra. Burrë prapë. Zemra sa s’po i çahej, kurse Nina nuk po dukej që nuk po dukej. - Mendja, - tregon Avni Mula, - më ishte mpirë plotësisht, zemra sa s’po më dilte nga vendi. Mos, vallë, edhe ajo…? Në fund të fundit nuk ishte hera e parë që politika shkaktonte tragjedi të mëdha shoqërore dhe familjare, po mendonte, kur para këmbëve do t’i shfaqej Adelina: - Ku ke qenë ti, babi? I ati do ta rrëmbente në krahë dhe do ta ngrinte drejt qiellit. Gëzimi ishte i shumëfisht­ë. Përfundimi­sht ishin një familje e konsolidua­r, fati dhe e ardhmja e së cilës do të qe këtu, në Shqipëri.

***

Ndërkaq lidhjen me atdheun dhe të afërmit Nina do ta mbante nëpërmjet një korrespond­ence të kufizuar, më së shumti me të motrën, pa shumë sqarime dhe me fjalë të përllogari­tura me kujdesin e kërkuar. Nga njëra prej atyre letrave do të merrte vesh edhe vdekjen në moshë tepër të re të të vëllait, Germanit. Ende e ka peng të rëndë faktin se nuk mundi t’i shkonte për lamtumirën e fundit vëllait, që ishte treguar aq i dashur, i pjekur e tolerant me të. Nga viti 1957, kur vendosi të jetonte në Shqipëri, vizitat e Ninës në vendin e lindjes mund t’i numërosh fare lehtë. Më 1958 shkoi në Moskë bashkë me trupën e Teatrit të Operës dhe Baletit për të dhënë koncertin e famshëm në “Balshoj Teatër”. Luajtën “Berberi i Seviljes”. Si përherë, Nina ishte soprano dhe i shoqi bariton. Vizita e dytë ishte ajo e vitit 1961, pra pas katër vjetësh, si vizitore, sikundër e treguam më lart.

Vizitën e tretë në vendlindje do ta bënte më 1991, pas plot 30 vjetësh, atëherë kur diktaturës më të egër të Lindjes më në fund i kishte ardhur fundi. Ndërsa shqiptarët e tjerë u vërsulën drejt Perëndimit, ajo dhe gratë e tjera si ajo, natyrshëm, do të niseshin me mall drejt Rusisë.

***

- Shitëm makinën qepëse që kishim në shtëpi, - rrëfen Nina, - për të siguruar paratë e biletës. Morëm edhe një kuti me shishe konjak “Skënderbeu”, që mbahej atëherë si i mirë, për t’ua çuar miqve si dhuratë, dhe u nisëm pa dokumente dhe pa e ditur se si do të na vente filli rrugës. Ndalimin e parë do ta bënin në Budapest, sepse pasaportat i kishin shqiptare dhe u duheshin vizat ruse, për të hyrë në Moskë. Andrea Varg, një ish-bashkëstud­ent hungarez, kur studionin në Moskë, do t’i ndihmonte me ç’të mundte për të vazhduar rrugën. Kushedi pse ai vazhdonte të ruante mendimin që shqiptarët ishin që të gjithë shumë të talentuar dhe shumë gazmorë dhe nuk kurseu asgjë për t’u ardhur në ndihmë. Në Moskë doli dhe i priti djali i të vëllait, Germanit, Evgenij Odjankov. - Për 22 orë rrugë me tren nga Moska në Izhevsk, - kujton Nina, - nuk kemi fjetur as edhe një minutë. Kishim plot tridhjetë vjet histori për të treguar. Shiheshim, çmalleshim, bisedonim, heshtnim, shikonim peizazhet nga dritaret e vagonit dhe, përmes atij përmallimi dhe trokitjes ritmike të trenit, më tingëlloni­n vargjet e Nekrasovit:

“Oh, sa e varfër dhe e pasur qenke ti, nënë Rusi!”

***

Tashmë sistemi komunist kishte rënë dhe nuk i kërcënonin më telegramet urgjente, shkruar si rebuse. Do të ishin të qetë për t’u çmallur me vendin dhe me njerëzit e dashur, shumica e të cilëve kishin dalë për t’i pritur me tufa gladiolash, në peronin e stacionit të trenit, në Izhjevsk. Qysh atëherë janë të lirë të shkojnë e të vijnë, çka e bëjnë sa herë që munden, por jeta e tyre është në Shqipëri. Këtu e ngritën familjen, i rritën vajzat, morën sadisfaksi­one, vlerësime, dekorata, çmime nderi, dhe vazhdojnë të gëzojnë reputacion në popull e në rrethet zyrtare.

Familja e tyre i përngjan pak a shumë një studioje muzikore, motoja e së cilës është: të mos themi kurrë mjaft. Bashkëshor­ti i Ninës, baritoni i njohur Avni Mula, është kthyer tashmë në një mit të belkantos shqiptare: njëzet e pesë opera të realizuara, duke kaluar nga suksesi në sukses. Poliedrik i fushës së muzikës, kompozitor, kantautor, ka krijuar këngë të bukura, shumica prej të cilave kanë hyrë tashmë në repertorin e pavdekshëm të muzikës, duke u bërë pjesë e historisë së kombit tonë. Vajza e madhe, Adelina Mula (lindur më 1959), është pianiste, koncertmae­stre e klasës së lartë në TOB. Vajza e vogël Inva Mula (lindur më 1963), soprano lirike koloraturë, me reputacion në universin e belkantos botërore, e parapëlqye­ra e mjeshtërve Rikardo Muti, Leo Nuçi, Spirakov etj., mburret kudo që është shqiptare por që është edhe… ruse.

(shënim:Kjo histori është shkëputur nga libri më i ri i Vera Isakut)

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania