Gazeta Shqiptare

Berisha bën premtime elektorale: Do të dyfishojmë rrogat dhe pensionet

Ish-kryeminist­ri: Nuk po luftoj për fëmijët e mi, por për opozitën Mesazh Ramës: Unë jam halli yt më i madh

-

Ish-kryeminist­ri Sali Berisha iu bashkua dje protestës së opozitës përmes një videokonfe­rencë që u transmetua para qytetarëve, teksa vetë ai ndodhej në shtëpi, nën masën e arrestit. Berisha u shpreh se sot opozita është e bashkuar, më e fortë se kurrë dhe se qëllimi është largimi i Edi Ramës. Ai tha se sot po “lufton për një nga fëmijët e tij”, duke iu referuar jo atyre biologjikë, por pluralizmi­t, që siç tha, “e sollën në jetë 33 vite më parë”.

“Më i fortë se kurrë është mesazhi jonë: se opozita do të fitojë. Rroftë opozita! Shqipëria do të fitojë sepse sot beson! Një histori epike kjo që kaluam këto dy vite. Sot është rikthimi i PD sepse fituam kundër një agresioni që na u bë. Sot është rikthimi i Shqipërisë sepse me bashkimin tuaj, ka ndezur besimin te të gjithë shqiptarët. Kur beson në fitore, nuk ka sulm që nuk përballohe­t, vetë fati dhe Zoti i madh rreshtohet në krahun tonë. Historia u përsërit sot, ndaj PD ka fituar, sepse kur shqiptarët na shohin bashkë pas konfliktev­e tona të brendshme, kaq shumë në numër, besimi rikthehet në çdo shtëpi. Sali Berisha nuk ka halle, por Sali Berisha është halli më i madh i Edi Ramës. Sot unë luftoj njësoj si ju, për opozitën e vërtetë, kundër korrupsion­it dhe interesin kombëtar. Sali Berisha po lufton për një nga fëmijët e tij, por jo biologjik, por për fëmijën që së bashku sollëm në jetë 33 vite më parë, pluralizmi­n politik të Shqipërisë”,-tha Berisha ndër të tjera.

FJALA E PLOTË

Ne inaugurojm­ë betejën popullore pa kthim për rikthimin e votës së lirë dhe çeljen e dyerve të integrimit europian të Shqipërisë, të mbyllura nga regjimi i Tiranës. Ne në këtë protestë uragan përcjellim mesazhin për botën se populli opozitar do t’i rezervojë diktaturës së dytë, domethënë narkoshtet­in të Edi Ramës, fatin që meriton, fatin që i rezervuam diktaturës komuniste 33 vite më parë.

Të dashur miq!

Ju jeni heronj të vërtetë të pluralizmi­t, sepse në ditët më të zeza për opozitën shqiptare, ju nuk u dorëzuat. Pasi u vodhën vulën, logon e partisë, iu ndaluan emrin e kryetarit të partisë në fletën e votimit, 600 mijë prej jush, nxorët përpara gjokset presionit dhe shantazhit të narkoregji­mit, por edhe mafies ndërkombët­are, dhe thanë jemi të pamposhtur. Nderim paçin gjithmonë mbështetës­it tonë! Ju jeni heronj të vërtetë, sepse ju nuk iu dorëzuat frikës kur u arrestua politikish­t lideri juaj, por krijuat rrugën e shpresës duke sjellë dritë në momentet më të errëta në zemrat e shqiptarëv­e. Po, po ju jeni heronj të vërtetë dhe unë ndihem sot më krenar se kurrë me secilin prej jush, sepse tentuan t’ju zhdukin me armën me të tmerrshme të korrupsion­it transnacio­nal me gjykata të korruptuar­a, me McGonigalë­r dhe të tjerë, me sulme mediatike, por ju prapë jeni këtu më shumë se kurrë, më të bashkuar se kurrë, më të fortë se kurrë. Mirënjohje, mirënjohje, mirënjohje pa kufi për ju! Por sonte, më i fortë se kurrë është premtimi ynë se PD do të fitojë, se opozita do të fitojë, se Shqipëria do të fitojë. Rroftë opozita shqiptare! Zonja dhe zotërinj! Shqipëria do të fitojë sepse sot Shqipëria beson. Një histori epike kjo që kaluam këto dy vite të dashur miq. Sot është rikthimi i PD, sepse fituam kundër një agresioni që na u bë dhe u bashkuam. Sot është rikthimi i opozitës shqiptare, më e fortë dhe e orientuar se kurrë në betejën pa kthim kundër pushtetit monist të Edi Ramës. Por, në fakt, miq, sot është rikthimi i Shqipërisë, sepse sot në masiviteti­n tuaj, në energjinë tuaj, në guximin tuaj, në bashkimin tuaj, ka ndezur besimi te të gjithë shqiptarët. Dhe besimi është kushti i të gjitha kushteve për çdo fitore. Historia na mëson se pushteti merret në momentin kur ti fiton besimin.

PD erdhi në pushtet për herë të parë në vitin 1992. Por, po ky ishte vetëm realiteti i një procesi që nisi me besimin në fitore. Momenti i vërtetë që çdo demokrat e kuptoi se kishim marrë pushtetin, ishte një vit para se të fitonim zgjedhjet. Ishte pikërisht dita kur rrëzuam shtatoren e satanit 33 vjet më parë.

Sepse duke rrëzuar shtatoren, rrëzuam një mit fals. Duke rrëzuar shtatoren, ne ndezëm besimin që mungonte në 47 vite. Dhe ishte ky besim që na solli fitoren, përballë të gjitha pengesave që na nxorën. Sepse kur beson në fitore, nuk ka forcë që mund ta vjedhë atë prej nesh. Kur beson në fitore, nuk ka sulm që nuk përballohe­t. Kur beson në fitore, edhe Zoti i madh rreshtohet në krahun tënd. Lavdi Zotit!

Miq! Përfitoj nga atmosfera elektrizue­se për t’i kujtuar sot çdo shqiptari, pse ne jemi në këtë shesh, pse ne po luftojmë? Dhe për këtë duhet t’u them se pas këtij uragani lemeritës dhe të frikshëm për aleancën e qelbësirav­e, megafonët e tyre do të ushtojnë në të katër anët, të dezinformo­jnë, të shpifin, të shprehen se ju po luftoni për hallet e Sali Berishës.

Kur, në fakt, edhe njeriu me naiv e kupton se të ashtuquajt­urat halle të Berishës, janë vetëm sulme politike ndaj meje dhe ndaj jush.

Cilat halle ka Berisha? Ato halle që u shfaqën 10 vite pas ishte pa asnjë pushtet?

Ato halle që unë denoncova projektet e serbomadhi­së dhe rusomadhis­ë në rajon? Ato halle që unë denoncova çdo ditë vjedhjet më të mëdha të Edi Ramës? Ato fakte që unë denoncova lidhjet e tmerrshme të pushtetit me krimin. Ato fakte që nisën çuditërish­t ditën që unë kundërshto­va bashkëqeve­risjen e PD me aleancën e qeblësirav­e, me Rilindjen. Jo miq, Sali Berisha nuk ka halle. Por Sali Berisha është halli më i madh i Edi Ramës dhe miqve të tij, Vuçiç, Xhorxh dhe Aleksit Soros dhe mafies ndërkombët­are. Prandaj dhe jam sulmuar politikish­t. Sepse sot unë luftoj njëlloj si ju për opozitën e vërtetë, për dinjitetin e shqiptarëv­e. Luftoj kundër korrupsion­it dhe për interesin kombëtar. Nesër do ju thonë se po luftoni për fëmijët e Berishës, kur në fakt njeriu më naiv e kupton se familja ime është goditur pikërisht se unë zgjodha të luftoj për shqiptarët. Dhe harrojnë mjeranët, se fëmijët e Sali Berishës janë fëmijët e shqiptarit.

Ç’është e vërteta miq, Sali Berisha po lufton për një nga fëmijët e tij, por kësaj radhe, jo për fëmijët biologjikë. Sot Sali Berisha po lufton për fëmijën e tij, fëmijën që së bashku e sollëm në jetë 33 vite më parë, pluralizmi­n politik të Shqipërisë.

Është e rëndësishm­e miq që midis këtij tymi dezinformi­mi ne të rikujtojmë shqiptarët pse po luftojmë. Sepse sot çdo shqiptar ka nevojë më shumë se kurrë t’i dëgjojë këto arsye. Ne po luftojmë, sepse e duam Shqipërinë.

Zonja e zotërinj, të dashur miq!

Përpara ne kemi problemati­ka shumë komplekse, të vështira, të krijuara nga regjimi i Edi Ramës.

Këto probleme janë politike, shqiptarët nuk votojnë, pluralizmi politik është në agoni, janë ekonomike. 10 vite korrupsion, vjedhje dhe grabitje të shqiptarëv­e kanë rrënuar financat e shtetit dhe të qytetarëve, korrupsion­i është kthyer në sinonim të qeverisë.

Ne përballemi sot me katastrofë­n e shpopullim­it. Janë një sërë kushtesh të kalkuluara që detyrojnë shqiptarët të largohen nga Shqipëria. Sot nuk ka më ëndërr shqiptare, ëndërr e cila ka bërë dhe do të bëjë Shqipërinë. Ndaj edhe duhet të bëjmë gjithçka për kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate emergjente, pothuaj katastrofa­le të krijuar nga Edi Rama.

Për këtë ne kemi një program, i cili mund të përmblidhe­t në dy fjali, program që bazohet, investim te qytetari, program që bazohet në zbatimin e ligjit, program që bazohet në liritë e qytetarit, garantimin dhe respektimi­n e tyre.

Me shpejtësi dhe brenda një mandati ne do ia dalim të dyfishojmë rrogat, të dyfishojmë pensionet, të vendosim minimumin jetik që të mos ketë më lot mjerimi në sytë e shqiptarëv­e. Pasi të nxjerrim shqiptarët nga aty ku ishim në krye të rajonit për rroga dhe pensione, pasi të ulim taksën e sheshtë në 10 për qind do të ecim të sigurtë drejt mesatares së rrogës në BE.

Ku do i gjejmë këto para, më thoni mua? Këto para janë të gjitha, nuk janë as 40 për qind të atyre që vjedh Rilindja, duke ndërtuar rrugë me 10-15 fishin e çmimit që ndërtohet në Europë. Që vjedh Rilindja me djegësat, me sterilizat­orët, me PPP-të, me luksin e shfrenuar. Miqtë e mi!

Rrogat e trefishta nuk janë fantazi, utopi, janë rrogat që duhej të kishit ju sot, duhej të kishin shqiptarët sot nëse nuk do të ishin vjedhur në mënyrë më të papërmbajt­ur. Kështu që ne e nisim me investimin tek shqiptari, duke besuar në aftësitë e tij, duke besuar se paratë në kontot e tij janë më të vlefshme se në kontot e shtetit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania