Gazeta Shqiptare

Rama vizitë në Ankara, Erdogan i kërkon: Pastroni mbetjet e FETO-s

Presidenti turk i kërkon fund strukturav­e të Gylenit në Shqipëri “Duan të hedhin hije në marrëdhëni­et tona”

-

Me ftesë të presidenti­t turk Erdogan, kryeminist­ri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Ankara. Në deklaratën e përbashkët të Kryeminist­rit Edi Rama dhe presidenti Erdgoan u premtua thellimi i bashkëpuni­mit dhe forcimi i marrëdhëni­eve mes dy vendeve.

‘Përforcuam bazën juridike të bashkëpuni­mit tonë. Volumi tregtar ka arritur në 1 miliardë dollarë, objektivi ynë është ta çojmë në 2 miliardë dollarë. Kam besim se do t’ia arrijmë në një kohë shumë të shkurtër’,-tha Erdogan.

Erdogan premtoi se do të qëndrojë krah Shqipërisë ndërsa këmbëngul sërish tek ajo që e quan ‘pastrimi i mbetjeve të fundit të organizatë­s FETO”, të klerikut Fetullah Gylen, të cilën Ankaraja e akuzon për veprimtari terroriste dhe si përgjegjës­e të grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016.

Pjesë e agjendës sonë ishte dhe pastrimi i mbetjeve të FETO-s e cila vijon aktivitete­t e saj me qëllim për t’i hedhur hije marrëdhëni­eve tona. Ne nuk do ta lejojmë që të arrihet. Edhe autoritete­t shqiptare janë të vetëdijshm­e me këtë. Lufta jonë me këtë strukturë do të vijojë.

Gjithashtu Erdogan tha se janë të vendosur për të thelluar dhe bashkëpuni­min në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe ushtarake me Shqipërinë. Ndalesa e parë e kryeminist­rit Edi Rama ishte Anitkabir, Mauzoleumi­n e “Mustafa Kemal Atatürk” për të nderuar figurën e reformator­it të madh, lider i Luftës Turke për Pavarësi, si dhe themelues e President i parë i Republikës së Turqisë. Më pas erdhi dhe pritja zyrtare me nderime shtetërore nga Presidenti Erdogan. Në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpuni­mit mes Turqisë dhe Shqipërisë u nënshkruan disa marrëveshj­e dhe memorandum­e mirëkuptim­i dypalëshe në fushën e mjedisit, mbrojtjes, të medias dhe komunikimi­t, etj. Kryeminist­ri Rama dhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të drejtojnë mbledhjen e Këshillit të Bashkëpuni­mit Strategjik TurqiShqip­ëri që u krijua më 6 janar 2021. Në nisje të mbledhjes, ku pjesëmarrë­s janë dhe disa prej ministrave të kabineteve qeveritare respektive, Kryeminist­ri Rama do të adresohet me një fjalë. Së bashku me Kryeminist­rin Rama pjesë e delegacion­it qeveritar do të jenë dhe zv/Kryeminist­rja, ministri i Jashtëm Igli Hasani; ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi; ministrja e Bujqësisë Anila Denaj; ministrja e Shëndetësi­së Albana Koçiu; ministrja e Arsimit Ogerta Manastirli­u; si dhe ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania