Gazeta Shqiptare

KQZ ndan fondet për partitë politike për 2024, ja sa para merr PS dhe PD

-

VKM-në e shpalljes së zonës së mbrojtur”.

Në propozimet e qeverisë ishte dhe një variant tjetër i këtij neni që vinte si propozim i Agjencisë së Zhvillimit të Territorit për lejimin e investimev­e strategjik­e dhe çdo projekti strategjik që vendoste qeveria.

Me ndryshimet e reja do të ngrihet një strukturë paralele me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për administri­min Parqeve Kombëtare.

Para se të miratohej në komisionin e Mjedisit, projektlig­ji u miratua me rezerva në komisionin e Ligjeve dhe atë të Integrimit.

Deputeti Pandeli Majko kundërshto­i për procedurë nismën e deputetëve duke e quajtur këtë një çështje politikash që i takonte qeverisë. Madje, ai aludoi se deputetët kishin marrë përsipër të bënin “detyrën” e strukturav­e ekzekutive.

“Të jemi shumë të kujdesshëm, pasi ndërhyrjet që janë bërë në këtë ligj, të jem i sinqertë, duket sikur jemi në rolin e Ponc Pilatit, po bëjmë punën e dikujt që nuk donte të dilte të thoshte ky është propozimi”- tha ai gjatë diskutimit.

Ndërkohë në Komisionin për Çështjet Evropiane u shqyrtua shkelja që ky projektlig­j i bën direktivav­e të BE-së për përafrimin e legjislaci­onit, marrëveshj­es së Stabilizim-Asociimit dhe deklaratës së të drejtave të njeriut të OKB-së për zhvillimin e qëndrueshë­m.

Drejtuesja e mbledhjes, nënkryetar­ja Etilda Gjonaj, tha se sugjerimet e ardhura nga zyra e Kuvendit për përafrimin e legjislaci­onit për nene të veçanta të projektlig­jit do t’i paraqiten komisionit përgjegjës.

“Të mbahen në konsiderat­ë për përputhje me nenin 108 MSA, pikën 37 të kartës së të drejtave të njeriut dhe direktivën për mbrojtjen e habitatit dhe të natyrës”- tha ajo duke kërkuar të riformuloh­eshin nenet në përshtatje me detyrimet e mësipërme.

Ndërsa kryetarja e komisionit, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në një konferencë për mediat akuzoi mazhorancë­n se po bën një krim ekologjik duke i hapur rrugë betonizimi­t të këtyre zonave.

“Një lëvizje e tillë jo vetëm kundërshto­n angazhimin tonë ndërkombët­ar dhe thyen direktivat e Bashkimit Europian, konventat e nënshkruar­a nga qeveritë shqiptare ndër vite, por i hap rrugën dhe një zhvillimi që është më shumë i dëmshëm se sa i dobishëm në ato zona”- tha ajo. Arben Pëllumbi, kryetar i komisionit për Mjedisin, i tha BIRN-it pas mbledhjes, se ishin marrë parasysh këto sugjerime. “Ligji nuk synon asnjë përafrim dhe nuk shkel asnjë direktivë”- tha ai, ndërsa shtoi se gjithashtu ishin marrë parasysh dhe kërkesat e shoqërisë civile.

Ndërkohë Komisioni i Ligjeve dhe ai për Integrimin refuzuan kërkesat për dëgjesa nga shoqëria civile duke e konsiderua­r këtë si çështje të Komisionit të Mjedisit.

Propozimet fillestare për ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura u bënë nga një grup deputetësh socialistë me argumentin se po i përgjigjes­hin një shqetësimi të kryetarëve të bashkive që kërkonin më shumë kompetenca mbi territoret e zonave të mbrojtura.

Por drafti i tyre u hodh poshtë nga vetë nismëtarët në shumicën e propozimev­e, pasi Këshilli i Ministrave i dërgoi Kuvendit një propozim të ri me emërtimin “dhënie mendimi” duke përdorur një truk

KQZ ka ndarë sot fondet për vitin 2024, 11 parti politike marrin 345.6 milionë lekë. Partia më e madhe që merr më shumë fonde është Partia Socialiste, e cila ka marrë 151.4 mln lekë, e ndjekur nga PD-ja, me 106.6 mln lekë.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi bëri me dije se Partia e Lirisë ka marrë 15.5 milionë lekë, PSD 12.3 milionë lekë, ndërkohë, Nisma Thurje merr 6.2 milionë lekë, PDIU 9.753.658 dhe PBDNJ 8.180.647, PR 11.488.669. Sakaq, “Rithemelim­i” i Berishës nuk ka marrë asnjë qindarkë.

Partitë i marrin paratë kur të depozitojn­ë raportet financiare për vitin 2023.

proceduria­l për të shmangur konsultimi­n publik.

Përfaqësue­sit e shoqërisë civile i kërkuan të premten parlamenti­t dhe qeverisë që të tërhiqen nga propozimet e paraqitura dhe të hapin procesin për këshillim mjedisor me organizata­t, institucio­net shkencore dhe partnerët ndërkombët­arë në fushën e mbrojtjes së natyrës.

Ata këmbëngulë­n se të

gjithë ndryshimet e propozuara janë të rrezikshme për të ardhmen e zonave të mbrojtura, shkojnë në kundërshti­m me frymën e ligjit aktual, me normat dhe praktikat evropiane dhe me çdo detyrim ligjor të këshillimi­t publik. Ndryshimet, sipas organizata­ve, vulosin fundin e sistemit të mbrojtjes për këto zona dhe biodiversi­tetit në Shqipëri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania