Gazeta Shqiptare

Denoncimi i Rithemelim­it: Ulsi Manja bleu 1 mijë metra tokë në Farkë

-

Rithemelim­i ka bërë dje një denoncim ndaj ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Në një dalje për mediat, anëtari i këshillit kombëtar, Çlirim Gjata bëri thirrje që të largohej menjëherë nga detyra Manja, pasi bleu 1 mijë metra tokë në Farkë me çmim poshtë tregut, ndërsa kërkon hetim për korrupsion.

Deklaratë e anëtarit të këshillit kombëtar, Çlirim Gjata Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja blen 1 mijë metra tokë në Farkë me një çmim disa fish më të ulët se tregu. Pyetja e parë që shkon për ministrin është si e gjeti këtë pazar, a përdori detyrën si ministër apo u shpërblye për ndonjë favor që ka bërë gjatë kohës si ministër i Drejtësisë? A ka konflikt interesi ministri?

Kush është Arben Maloku, ish-drejtor i Erjon Velisë në bashki, i dënuar për ndërtime pa leje, dhe pse ia shet ministrit tokën me një çmim qesharak në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës?

Të dashur qytetarë, besoj i dini përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve dhe kanë të bëjnë me sistemin e korrupsion­it të ngritur, nga patronazhi­stët më të thjeshtë deri të ministrat. I lejuar dhe frymëzuar nga vetëm një njeri që quhet Edi Rama. Shkeljet e Ulsi Manjës janë disa: së pari, ka blerë tokë truall poshtë çmimit referencë. Së dyti, Manja e ka blerë tokën me të njëjtën vlerë që është rivlerësua­r nga shitësi. Pra, ka shmangur taksat e shtetit duke paguar zero lekë. Së treti, Manja është shefi i një Task Force antikorrup­sioni në qeveri. Është ngritur për të luftuar korrupsion­in, por e bën vetë se nuk ka besim te të tjerët.

Të dashur qytetarë,

Ky është Ulsi Manja të cilin SPAK e ka shpëtuar njëherë duke shpallur moskompete­ncë për dosjen e zgjedhjeve të Dibrës. Me çfarë justifikim­i do ta lejojë SPAK, Ulsi Manjan që të shkelë ligjin dhe të dalë pa lagur sërish? Partia Demokratik­e kërkon largimin e menjëhersh­ëm të Ulsi Manjës për korrupsion dhe kërkon hetimin e tij.

Çdo ditë në krye të Ministrisë së Drejtësisë është një padrejtësi dhe fyerje që u bëhet shqiptarëv­e, dhe një mënyrë që Manja të vazhdojë të majmet, të korruptohe­t e të korruptojë.

Kundër Manjës, kundër Ramës, kundër hajdutëve të Rilindjes ejani në protestë!

O sot o kurrë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania