Gazeta Shqiptare

Mori nga dy persona 25 mijë euro për të ndikuar te gjyqtari për lehtësim dënimi, lihet në arrest shtëpie avokati

Petraq Semani akuzohet për ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike

-

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsion it dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën “Arrest shtëpie” për avokatin Petraq Semani, i cili akuzohet se u mori rreth 25 mijë euro dy personave për të ndikuar tek gjyqtarët për lehtësim dënimi. Sipas SPAK, avokati ka marrë ndaj Ll.D. dhe S.D., shumën në fjalë, duke u premtuar se do të ndikojë tek gjyqtarët, të cilët po shqyrtonin çësh

HETIMET E SPAK

“Nisur nga hetimet e kryera në kuadrin e këtij procedimi penal, rezulton se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasi Petraq Semani ka konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikua­r nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal (para ndryshimev­e me ligjin nr.43/2021)”,thuhet në njoftimin zyrtar të SPAK. tjen e Ll.D., i dënuar për plagosje të rëndë me dashje me pasojë vdekjen, për favorizimi­n e tij në masën e dënimit. “Nisur nga hetimet e kryera në kuadrin e këtij procedimi penal, rezulton se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasi Petraq Semani ka konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, thuhet në njoftimin zyrtar të SPAK.

Sipas SPAK, shuma prej 9550 euro nga Petraq Semani, është marrë në banesën e Ll.D, dhe kjo është regjistrua­r me audio dhe video nga rrethi familjar dhe shoqëror i këtij të fundit, më datë 6 mars 2019. Ndërsa, shuma tjetër sipas deklarimev­e të S.D, janë dhënë më vonë në disa këste, deri në dhënien e vendimit përfundimt­ar gjatë fazës së rigjykimit në shkallën e parë. Më 11 shkurt të 2020, gjykata e Rrethit në Korçë, ka deklaruar fajtor të pandehurin Ll.D, për kryerjen e veprës penale të “Plagosjes së rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”, dhe është dënuar 15 vjet burgim, e njëjta masë dënimi sikurse ishte dënuar më parë me vendimin e datës 8 janar 2018, po nga gjykata në Korçë. Ndërkohë, Petraq Semani akuzohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

NJOFTIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistrua­r procedimin penal Nr. 257, të vitit 2021, për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikua­r nga neni 245/1/2 i Kodit Penal. Në analizë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë moment, rezulton se shtetasi Petraq Semani në cilësinë e avokatit i ka kërkuar dhe marrë shtetasve Ll.D. dhe S.D., një shumë monetare prej 25 000 (njëzetë e pesë mijë) euro, pasi i ka premtuar se do ushtrojë ndikim tek gjyqtarët e çështjes, të cilët po shqyrtonin çështjen në ngarkim të shtetasit Ll.D., për favorizimi­n e tij në masën e dënimit. Marrja e sasisë prej 9.550 (nëntë mijë e pesëqind e pesëdhjetë) euro, nga personi nën hetim P.S., në banesën e shtetasit Ll.D. është regjistrua­r me audio dhe video nga rrethi familjar dhe shoqëror i shtetasit Ll.D., regjistrim ky që mban datën 06.03.2019. Ndërsa pjesa tjetër e shumës së kërkuar, sipas deklarimev­e të shtetases S.D., lidhur me deklarimet e shtetasve të tjerë që kanë dijeni për veprën penale, dhe të dhënat e Western Unionit, janë dhënë më vonë në disa këste, deri në dhënien e vendimit përfundimt­ar gjatë fazës së rigjykimit në shkallën e parë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr. 41-2020-543(91), datë 11.02.2020, e ka deklaruar fajtor të pandehurin Ll.D. për kryerjen e veprës penale të “Plagosjes së rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”, parashikua­r nga neni 88/2 e 25, i Kodit Penal dhe dënuar me 15 (pesëmbëdhj­etë) vjet burgim, (në të njëjtën masë dënimi sikurse ishte dënuar herën e parë me vendimin nr. 10, datë 08.01.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë). Nga shuma e përfituar në mënyrë të paligjshme, shtetasi nën hetim P.S., i ka kthyer shtetases S.D., shumën prej 8000 (tetë mijë) Euro, ndërsa pjesën e mbetur nuk ia ka kthyer. Sa më sipër, nisur nga hetimet e kryera në kuadrin e këtij procedimi penal, rezulton se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasi P.S., ka konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikua­r nga neni 245/ 1, paragrafi i dytë i Kodit Penal (para ndryshimev­e me ligjin nr.43/2021). Me kërkesë të Prokuroris­ë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 15, datë 18.02.2024, ka vendosur: Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikua­r nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit;

P.S., hetuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikua­r nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal (para ndryshimev­e me ligjin nr.43/2021). Masa e mësipërme është ekzekutuar nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, në datën 19.02.2024.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania