Gazeta Shqiptare

Ibrahim Lici u arrestua në Turqi për vrasjen e Endri Mustafës/ Babai i të riut: Im bir ishte në Tiranë kur ndodhi krimi

Mustafa Lici dorëzon provat në SPAK: I kopjova pamjet filmike, s’kam besim

-

Pak ditë pas arrestimit në Turqi Ibrahim Lic it, i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, babai i tij ka mohuar akuzat dhe përfshirje­n e të birit në këtë ngjarjeje. Mustafa Lici tha dhe para prokurorëv­e të SPAK se djali i tij ka qenë në Tiranë kur është vrarë Mustafa. “Në Shkodër është krijuar një alibi nga punonjës të policisë të cilët uroj të jenë të implikuar nga ‘dollarët’ dhe jo nga politika, sepse është më e rrezikshme të jenë nga politika. Është bërë një aktakuzë duke e manipuluar njerëz që sot janë në SPAK, për Ibrahimin. Këtë aktakuzë e ka ndërtuar Ardit Hasanbegaj ish-shefi i Krimeve në Shkodër, Luan Hazmollari dhe Niko Brahimi, me dhunë dhe me mjete, kanë ndërtuar një aktakuzë, por se ka ditur që ne disponojmë kamera. U kemi dorëzuar kamerat këtyre kriminelëv­e për tu mbrojtur. Ne i disponojmë të gjitha dhe i kemi këtu në shumë kopje. Aty është djali në kamera, do i bëjmë publike. Në atë orar është Ibrahimi. Ekspertiza ka deklaruar se nuk ka lidhje me Ibrahimin. Ka qenë në Tiranë që nga data 12 deri në datë 16. Kam dërguar një njeri dje dhe të përballet me aktakuzat. Ai ka qenë shoku i ngushtë Niko Brahimit. Krimi ka kërkuar kokën e Ibrahimit. Të gjitha do të bëhen në dispozicio­n”, - tha Mustafa Lici. Edhe më herët Lici ka mohuar përfshirje­n e të birit në ngjarjet kriminale për të cilat akuzohet. Emri i Ibrahim Licit doli në dosjen “Metaforfoz­a”, ku Behar Bajri bënte plane që ta ekzekutont­e. Sipas policisë, 31vjeçari është arrestuar në Turqi më 15 shkurt në kuadër të operacioni­t të koduar “Jehona”, që u zhvillua nga autoritete­t turke, ndërkohë pritet ekstradimi i tij drejt vendit tonë. Ndërsa familjarët pretenduan se i shumëkërku­ari u vetëdorëzu­a. Më parë, Ibrahim Lici, duke folur për mediat turke, ka hedhur poshtë edhe dyshimet e ngritura ndaj tij për vrasjen e Endri Mustafes duke deklaruar se kamerat e sigurisë dhe qelizat telefonike vërtetojnë sipas tij se ka qenë në Tiranë në momentin e vrasjes. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vitin 2021, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest

KUSH ËSHTË IBRAHIM LICI

Ibrahim Lici prej disa vitesh ka qenë në listën e personave më të kërkuar nga Policia e Shtetit. Madje për arrestimin e tij Policia vuri si shpërblim një shumë e madhe parash, për cilindo që jepte informacio­n, duke e vendosur atë mes pesë personave më të kërkuar. Lici akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2021, në lagjen

“Guerrile” në Shkodër. Viktima u gjet në bregun e liqenit me 6 plumba në trup. Për vrasjen, u arrestua 15-vjeçari Ergys Malja, pasi dyshohet se ka qenë bashkëpunë­tor i Licit në vrasje. Pas ngjarjes, para autoritete­ve, adoleshent­i tregoi vendin se ku ishte lënë në arma e krimit. në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shpërthyes­e dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021, dyshohet ka vrarë me armë zjarri pistoletë, shtetasin Endrit Mustafa. Ibrahim Lici akuzohet, gjithashtu, si i përfshirë në të paktën tri vrasje në qytetin e Shkodrës, përfshirë edhe vëllezërit Bilali, ngjarje e ndodhur më 30 maj të vitit 2019. Në atë kohë, vrasja u cilësua se erdhi për shkak të përplasjev­e mes grupeve kriminale.

DEKLARATA E IBRAHIM LICIT PËR AKUZAT

Në një reagim për mediat nga Turqia në tetor 2022, ai ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij për vrasjen e Endri Mustafës, duke deklaruar se kamerat e sigurisë dhe qelizat telefonike vërtetojnë sipas tij se ka qenë në Tiranë në momentin e vrasjes. “Lidhur me ngjarjen për të cilën akuzohem për vrasjen e Endri Mustafës, kam dorëzuar kamerat në Prokurori dhe qelizat telefonike që vërtetojnë që unë kam qenë në Tiranë në momentin që ka ndodhur krimi. Kjo është e vërtetuar me pamje dhe qeliza telefonike. Unë pres vendimin e gjykatës për të zbardhur ngjarjen dhe për të çuar përpara drejtësisë autorët e vërtetë. Edhe për vrasjen e vëllezërve Bilali nuk kam qenë asnjëherë nën hetim nga Prokuroria dhe jam shpallur në kërkim nga policia, pra në kërkim policor si person për t’u marrë në pyetje vetëm se nuk jam gjetur në banesë. Nuk kam pasur asnjëherë konflikt me vëllezërit Bilali. Shumë e çuditshme të kërkohet ekstradimi im në një kohë që nuk jam arrestuar, ndaj i bëj thirrje policisë të dalin në deklaratë se ku dhe kur me ka arrestuar sepse unë jam i lirë dhe në pritje të drejtësisë”,-ka deklaruar Lici.

EKZEKUTIMI I ENDRI MUSTAFËS

Endri Mustafa u ekzekutua në mënyrë makabre në mes të muajit maj të vitit 2021. Mustafa, baba i tre fëmijëve, u gjet në afërsi të bregut të liqenit të Shkodrës, në një vend i njohur si zona e Livadheve. Ai ishte vrarë me 6 plumba, njëri prej të cilëve në pjesën e gojës, dy të tjerë në kokë dhe 3 në gjoks. Nga këqyrja e trupit dyshohet se fillimisht ai është dhunuar dhe më pas është qëlluar me armë zjarri. Trupi i pajetë u gjet tri ditë pas denoncimit të zhdukjes në mënyrë të mistershme të 31-vjeçarit. Ndërsa organet e hetimit akuzojnë si autor të vrasjes Ibrahim Licin, bashkëshor­tja e viktimës tha një vit më parë se me këtë familje kishin marrëdhëni­e të mira dhe se nuk ishin ata që e kishin

kryer vrasjen. Prapa hekurave për ngjarjen është Ergys Malja, 16-vjeç, i cili dyshohet se e çoi viktimën në vendin e ngjarjes.

Nga hetimet e Prokuroris­ë, rezulton se Malja ka qenë ai që ka çuar Endri Mustafën në zonën e quajtur Livadhe, duke pretenduar se atje kishte mbjellë rreth 150 rrënjë kanabis. Në këtë zonë, ka ndodhur edhe vrasja e tij dhe sipas dëshmisë paraprake, Lici ka ardhur me motor dhe e ka qëlluar për vdekje me armë zjarri. Atë natë, adoleshent­i ka shkuar në shtëpi dhe vetëm të nesërmen, ka çuar Policinë në vendin ku ishte fshehur trupi i pajetë. “Më 15 maj, solla në banesë një qengj të blerë në Postribë pasi ma kërkoi Endri Mustafa, i cili më dha fillimisht 40 mijë lekë të vjetra dhe më pas, rreth orës 19:00 më dha edhe 70 mijë lekë të tjera. Atë ditë kemi biseduar për punë hashashi, pasi i thashë se kisha mbjellë 150 rrënjë hashash ‘3-muajsh’ në Livadhe me dy shokë dhe doja t’i

merrja. Endri më tha se do të më ndihmonte që t’i merrja t’i çonim në shtëpi për t’i tharë. Pas kësaj bisede, u nisëm për në shtëpi. Rreth orës 22:00, u nismë për në Livadhe, pasi u takuam te shtëpia e Endrit, u nisëm në këmbë, duke kaluar rrugën e bajpasit dhe u kthyem djathtas për të dalë në vendin e quajtur ‘Gropa e ekskavator­it’, ku kisha hashashin.

Aty na doli përpara Ibrahim Lici me armë në dorë, duke qëlluar direkt mbi Endrin. Ai u shtri në tokë, duke i thënë: ‘Aman mos më vrit pasha Zotin se kam fëmijë’. Ai e ka qëlluar përsëri edhe në fytyrë, duke i thënë ‘qofsh i xhenetit’. Pas kësaj, Ibrahim Lici është larguar me motor nga vendi i ngjarjes”, ka dëshmuar ai. Për vrasjen e Endri Mustafës, Ergys Malja është dënuar me 10 vite burg për akuzën e ‘Vrasjes me paramendim kryer ne bashkëpuni­m’. Për Maljan prokuroria kërkoi 12 vite burgim për shkak të moshës së tij të mitur.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania