Gazeta Shqiptare

Dosja “Metamorfoz­a”/ Mustafa Lici pyetet për të dytën herë në SPAK, kërkohet dhe dëshmia e “të shpejtit”, Dorian Duli

-

TIRANË - Mustafa Lici, babai i Ibrahim Licit i arrestuar pak ditë më parë në Stamboll të Turqisë, është paraqitur dje në ambientet e Prokuroris­ë së Posaçme SPAK, duke dhënë shpjegime shtesë lidhur me procedimin penal të dosjes “Metamorfoz­a”. Lici është pyetur nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe prokurori Arben Kraja, duke treguar rrethanat e vizitës së tij në zonën e Vaut të Dejës në Shkodër. Pikërisht kjo vizitë u bë shkak që Astmer Bilali dhe Behar Bajri të informohen dhe mobilizohe­n së bashku me persona të tjerë, me qëllim kryerjen e vrasjes së Mustafa Licit. Mësohet se Licit i është kërkuar të dorëzojë dhe aparatin telefonik, por ai ka treguar se nuk e kishte me vehte dhe për këtë arsye oficerët nuk kanë vijuar të këmbënguli­n për marjen e telefonave. Ndërkohë “Ora News” ka mësuar se veç Mustafa Licit, prokuroria e Posaçme SPAK, ka thirur për të marë në pyetje, dhe Dorian Dulin një personazh tjetër që ka qënë në objektivin e grupit të Behar Bajrit për tu vrarë në vitin 2020-2021. Grupi i drejtuar nga “Bajri” ka bërë disa përpjekje për të ekzekutuar Dorian Dulin, por nuk kanë mundur dot shkodranin e mirëpërgat­itur, për shkak edhe të aftësisë së tij për të reaguar ndaj momenteve të rrezikshme. Deri në këtë fazë të hjetimit Dorian Doli nuk është paraqitur në SPAK për të dhënë shpjegime, pasi ai ndodhet jashtë Shqipërisë dhe nuk ka shfaqur vullnetin për të ardhur dhe dëshmuar.

Operacioni “Metamorfoz­a”, i zhvilluar nga SPAK dhe Policia e Shtetit çoi në arrestimin e Pëllumb Gjokës, Astmer Bilalit, Behar Bajri dhe personazhe­ve të tjerë të botës së krimit në Lezhë dhe Shkodër si dhe dy zyrtarët e Drejtësisë Xhevahir Lita e Olti Bistri./ Ora News

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania