Gazeta Shqiptare

Vranë të riun nga Kukësi pas sherrit për faturën në lokal/ Prokuroria Speciale ngre akuzë ndaj “Kobrës” dhe 4 të tjerëve

-

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Dibran Hoxhës i njohur si “Kobra” dhe katër të akuzuarve të tjerë lidhur me rastin e vrasjes së të riut nga Kukësi, më 3 janar 2023, në lokalin “Kobra City” në Prizren. Nga të shtënat me armë zjarri mbeti i vrarë Visar Cengu. Mësohet se Dibran Hoxha akuzohet për dy vepra penale, “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizu­ar të armëve”. Kurse, Roland Susuri dhe Burim Mazreku akuzohen për veprën “Manipulimi me prova”. Ndërkaq, të akuzuarit Roland Susuri, Jesmir Badalli

dhe Arben Vezaj, akuzohen se në bashkëkrye­rje e kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrj­a në rrahje”. Po ashtu, Susuri dhe Badalli akuzohen se kanë kryer edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizu­ar të armëve”. Ndryshe, sipas Prokuroris­ë, “për shkak të një mosmarrëve­shje paraprake që kishin pas rreth pagimit të faturës në lokal, fillon përleshja në mes punëtorëve në lokalin “Kobra City”, me të dëmtuarit ku pas kacafytjev­e dhe rrëmujës së krijuar në lokal, të dëmtuarit dalin nga lokali dhe pasi hipin në veturën “Mercedes” FA 19-PFX, me targa angleze, për t’u larguar në parkingun e lokalit, paraqitet i dyshuari Dibran Hoxhaj, i cili me armë zjarri shtënë në drejtim të veturës, me ç’rast e qëllon të dëmtuarin V.C., i cili kishte qenë i ulur në ulësen e pasme të veturës dhe R.Sh., i cili kishte qenë i ulur në ulësen e përparme, dhe si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri V.C. ndërron jetë rrugës për në Spitalin e Kukësit, derisa R.Sh. nga plagët e marra nga Kukësi dërgohet në spitalin e Tiranës”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania