Gazeta Shqiptare

I shkaktuan shtetit 3 mln euro dëm me skemën e mashtrimit me TVSH, arrestohen 2 persona në Elbasan

Policia: Sajmir Xhafa dhe Julian Kalo bashkëpunu­an me 5 persona të tjerë

-

Dy persona janë ndalu ar nga policia në El basan, pasi ishin shpallur në kërkim vitin e kaluar, me akuzat se kanë lëshuar fatura fiktive, në një biznes për shitjen me shumicë të metaleve, me qëllim përfitimin nga TVSH-ja. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Sajmir Xhafa dhe 46-vjeçarin Julian Kalo, të cilët i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 3 mln eurosh. Në nëntor të vitit të kaluar u arrestua administra­tori i firmës, Adnand (Andre) Progri, ndërsa u lëshuan urdhër arreste edhe për Nezir Beqirin, Erion Satkën, Teidi Doraci, dhe një shtetas italian, Aldo Mazzarela. Sipas burimeve nga Policia, këta 7 persona i kanë shkaktuar shtetit 3 milionë euro dëm, pasi krijuan një skemë fiktive të mashtrimit përmes tatimit mbi vlerën e shtuar. Baza e tyre e mashtrimev­e ishte shtrirë në 3 qytete, Elbasan, Durrës dhe Tiranë, ndërsa hetimi i prokuroris­ë së Elbasanit i nxori zbuluar. Sipas prokuroris­ë, personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal, pasi gjenin biznese të ndryshme, një pjesë të së cilëve i krijonin vetëm si emër, pa ekzistuar në realitet, kryenin prerje të faturave fiktive duke i shkaktuar dëm të konsiderue­shëm shtetit nga përfitimet e rimbursimi­t. Personat e përfshirë në skemën mashtruese akuzohen për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Krijimi i skemave mashtruese

SKEMA E MASHTRIMIT

Sipas burimeve, 7 persona në bashkëpuni­m me njëritjetr­in i kanë shkaktuar shtetit 3 milionë euro dëm, pasi krijuan një skemë fiktive të mashtrimit përmes tatimit mbi vlerën e shtuar. Baza e tyre e mashtrimev­e ishte shtrirë në 3 qytete, Elbasan, Durrës dhe Tiranë, ndërsa hetimi i prokuroris­ë së Elbasanit i nxori zbuluar lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

NJOFTIMI I POLICISË

Ekzekutohe­n urdhrat e ndalimit për 2 shtetas që akuzohen se kanë lëshuar fatura me vlera fiktive, në një biznes për shitjen me shumicë të metaleve, me qëllim përfitimin nga TVSH-ja. Në muajin nëntor 2023, Policia e Elbasanit goditi këtë veprimtari kriminale dhe arrestoi administra­torin e biznesit. Specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan ekzekutuan urdhrat për ndalimin e shtetasve në kërkim S.Xh., 38 vjeç dhe J K., 46 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata akuzohen për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi dyshohet se në bashkëpuni­m me shtetas të tjerë, nëpërmjet një biznesi për shitjen me shumicë të metaleve, lëshonin fatura të mallrave, me vlera fiktive, që të mashtronin lidhur me TVSH-në, me qëllim përfitimin ekonomik. Në muajin nëntor 2023, për këtë rast u arrestua administra­tori i biznesit, shtetasi A.P., 62 vjeç, banues në Tiranë. Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania