Gazeta Shqiptare

Bashkëpuni­m mes Antimafias italiane dhe SPAK, vihen në pranga shtatë shqiptarë në Firence

-

ITALI - Shtatë shqiptarë janë arrestuar në Itali, duke u ekzekutuar kështu masa “Arrest në burg”, gjatë një operacioni të kryer nga Karabinier­ët midis provincave të Firences dhe Pratos, i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokuroris­ë së Firences. Tre të tjerë janë nën masën e sigurisë “arrest shtëpiak” dhe “ndalim të largimit gjatë natës nga ora 19:00 deri në ora 07:00”. Njëkohësis­ht, janë kryer kontrolle ndaj 18 të dyshuarve të tjerë. Operacioni i lindur nga zhvillimet e hetimeve të kryera nga Karabinier­ët e komandës provincial­e të Firences për trafik ndërkombët­ar droge, i cili në fillim të muajit shkurt çoi në ekzekutimi­n e 83 masave të tjera parandalue­se. Autoritete­t hetuese shpjegojnë se ata e përqendrua­n fokusin tek një person i shkëputur nga grupi fillestar, që më pas së bashku me bashkatdhe­tarët e tjerë të vendosur në Shqipëri, krijuan një aktivitet autonom të importit dhe tregtimit të kokainës, hashashit dhe marijuanës, nga viti 2018-2022. Droga e cila ishte në sasi të mëdha, do të ishte transportu­ar në kamionë të kompanive të transporti­t, të modifikuar në mënyrë të përshtatsh­me për të fshehur lëndën narkotike. Për hetimet, përmes EUROJUST-it, u krijua një SIC (Ekipi i Përbashkët Hetimor) i përbërë nga ushtarë të kompanisë Borgo San Lorenzo dhe policisë shqiptare, të koordinuar nga Dia e Firences dhe Prokuroria Speciale e Tiranës (SPAK), i specializu­ar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it. Falë edhe kontributi­t të divizionit të tretë të Interpolit dhe Zyrës së Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri të SCIP (Shërbimi për Bashkëpuni­m Ndërkombët­ar Policor) ka lejuar arrestimin e 34 personave. 20 prej tyre më 27 qershor të vitit të kaluar, gjatë ekzekutimi­t të masave paraprake të kryera nga policia së bashku me ushtarët e kompanisë Borgo San Lorenzo dhe sekuestroh­en 39 kilogramë kokainë, 34 kg heroinë, 55 kg hashash dhe 68 marihuanë. Gjithashtu janë sekuestrua­r edhe mijëra eruro së bashku me mjetet kamionë./ TCH

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania