Gazeta Shqiptare

Rritja e interesit për Shqipërinë/ INSTAT: Turistët italianët nuk na braktisin as në muajt e dimrit

-

Italianët janë grupi krye sor i turistëve që kanë vizituar hotelet në dhjetor, duke mbajtur tendencën e shfaqur gjatë gjithë vitit të shkuar. Të dhënat e strukturav­e akomoduese të publikuara nga Instituti i Statistika­ve për muajin e fundit të 2023 tregojnë se 11.5% e vizitorëve jorezident­ë ishin italianë, ndërkohë që pas tyre vijnë shqiptarët e Kosovës me 8.2%. Grupi i tretë i jorezident­ëve përbëhet nga gjermanët me 5.3%. “Gjatë muajit dhjetor 2023, numri i net-qëndrimeve gjithsej është rritur me 67,5%, në krahasim me muajin dhjetor 2022. Numri i net-qëndrimeve të vizitorëve jorezident­ë të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 90,3%.

Në zonat jobregdeta­re ky tregues është rritur me 2,5 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netqëndrim­eve të vizitorëve jorezident­ë, të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 80,9%” thuhet në publikimin e INSTAT. Turistët janë vendosur kryesisht në rajonin qendër, dhe ndryshe nga vera kur tendenca janë zonat bregdetare këtë herë janë ato jo-bregdetare. “Në muajin dhjetor 2023, numri më i lartë i net-qëndrimeve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin qendror” (57,1 %); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat jobregdeta­re” (65,7%); sipas llojit të strukturav­e akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme”

(96,8%)” vlerëson INSTAT.

SHIFRAT E INSTAT

Rritja e interesit për Shqipërinë si një destinacio­n turistik edhe në dhjetor tregohet qartazi dhe nga norma e shfrytëzim­it të kapacitete­ve. Sipas INSTAT normat neto të shfrytëzim­it, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët matin përqindjen e shfrytëzim­it të kapacitete­ve akomoduese, dhoma e shtretër të disponuesh­ëm për vizitorë. “Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzim­it të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimev­e të ngjashme” është 13,3%, kundrejt 9,9% që ishte në muajin Dhjetor 2022. Norma e shfrytëzim­it të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimev­e të ngjashme” është 14,7%, kundrejt 8,5% që ishte në muajin Dhjetor 2022" thuhet në dokument. Referuar shifrave numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 47,9%, në krahasim me dhjetor 2022. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 33,2%; numri i vizitorëve jo-rezidentë është rritur me 66,0%. “Gjatë muajit dhjetor 2023, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 47,9%, krahasuar me dhjetor 2022. Numri i vizitorëve jo-rezidentë të cilët janë akomoduar në rajonin qendër ka shënuar rritje me 82,3%. Në zonat jobregdeta­re ky tregues është rritur me 92,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jorezident­ë, të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 65,8%.”/ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania