Gazeta Shqiptare

Korsi të dedikuara për autobusë dhe rehabiliti­mi i stacioneve, 1.2 mln euro nga Bashkia Tiranë

Dokumenti/ Ja akset rrugore në kryeqytet ku do të zbatohet projekti

-

Bashkia Tiranës synon të krijojë korsi të dedi kuara për shërbimin e transporti­t qytetas në disa rrugë kryesore të qytetit si dhe të rehabilito­jë stacionet në zonën qendrore. Një procedurë prokurimi e çelur ditën e djeshme me një fond limit 129 milionë lekë apo 1.2 milionë euro ka në objekt të tij kontratën “Ndërtimi i korsive të dedikuara për autobus në disa akse rrugore, zgjidhja e nyjës ‘Kastriotët’ dhe rehabiliti­mi i stacioneve autobus në zonën qendrore të Tiranës”. Në dokumentet që shoqërojnë procedurën, konkretish­t raporti teknik nënvizohen edhe rrugët ku do të ndërhyhet. “Krijimi i infrastruk­turës për shtrirjen e korsive të dedikuara për shërbimin e transporti­t qytetës në disa rrugë kryesore të qytetit, optimizimi i ndalesave të autobusëve urban dhe informatiz­imi i tyre, sikurse rikonstruk­sioni dhe rikualifik­imi urban i kryqëzimit, me qëllim përmirësim­in e cilësisë së jetesës së komuniteti­t të qytetit të Tiranës. Projekt zbatimi i korsive të dedikuara për autobus në disa akse rrugore, përfshin rrugët si me poshtë: – Unaza e mesme ( nga kryqëzimi i “Brrylit” deri te ura “Vasil Shanto” në të dyja anët e lumit “Lana”). – e “Kavajës” (segmenti nga sheshi “Mustafa

Qemal Ataturku” – kryqëzimi me “Ibrahim Rugova”). – “Muhamet

FONDI 1.2 MLN EURO

Një procedurë prokurimi e çelur ditën e djeshme me një fond limit 129 milionë lekë apo 1.2 milionë euro ka në objekt të tij kontratën “Ndërtimi i korsive të dedikuara për autobus në disa akse rrugore, zgjidhja e nyjës ‘Kastriotët’ dhe rehabiliti­mi i stacioneve autobus në zonën qendrore të Tiranës”. Në dokumentet që shoqërojnë procedurën, konkretish­t raporti teknik nënvizohen edhe rrugët ku do të ndërhyhet.

Gjollesha” (segmenti nga ura “Vasil Shanto” – sheshi “Karl Topia”)” thuhet në dokument. I njëjti parashikon edhe rehabiliti­m të stacioneve ku përfshihen 3 korridoret e linjave të transporti­t publik qytetës si dhe zonën përreth qendrës ku dhe përqendrim­i i udhëtarëve dhe kërkesa për transit është më e madhe: – Linja “Kinostudio Kombinat”;Linja “Tirana e Re”; – Linja “Unaza”.

“Rrugët janë kryesisht në gjendje të mirë. Ka dëmtime të riparueshm­e në pjesën e asfaltit në disa segmente ku aktualisht janë vend parkime për automjete. Sipas detyrës së projektimi­t rrjeti i kanalizime­ve të ujërave dhe bardha dhe të zeza është funksional dhe në gjendje të mirë. Në stacionet e urbaneve mungojnë tabelat informuese për qytetarët. Në mungesë të një korsie të dedikuar autobusave kemi vonesa në frekuencën e tyre, trafik, tejmbushje e tyre. Gjithashtu, është i nevojshëm rehabiliti­m i kurorave të gjelbërta përgjatë segmenteve të projektit, vend grumbullim të mbetjeve urbane dhe elementit ndarës/mbrojtës të kësaj korsie të përshtatsh­me për evitimin e “kërcimit të gomave”,-thuhet në dokument./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania