Gazeta Shqiptare

Publiku si private/ 8 mjekë ofrojnë konsultë pas orarit zyrtar te spitali Memorial i Fierit, tarifa 3 mijë lekë

-

FIER - Të gjithë mjekët e specialite­teve të ndryshme që punojnë në spitalet publike në Shqipëri dhe dëshirojnë të bëjnë punë shtesë, por nuk kanë kontratë me spitale private apo mundësi financiare për të hapur një klinikë të tyre, mund të punojnë privatisht brenda strukturav­e spitalore shtetërore, duke përfituar 70% të tarifës që qytetari paguan për konsultën me ta. Spitali Memorial i Fierit, i cili ka fituar autonominë menaxheria­le, është i pari në vend, i cili në fillim të muajit shkurt vuri në zbatim këtë praktikë shërbimi që qytetarët e interesuar e marrin kundrejt pagesës 3 mijë lekë të rinj. Drejtoresh­a e këtij spitali, Rudina Degjoni në një intervistë për Report Tv, thotë se deri më tani janë 20 qytetarë të cilët kanë rezervuar takime me mjekët specialist­ë në Fier jashtë orarit të tyre zyrtar. “Nga data 1 shkurt e deri më sot janë rreth 20 qytetarët e parë të cilët kanë përfituar konsulta të specializu­ara nga mjekët specialist­ë. Në fashat e orareve të pasdites 17.00 me 20.00 tek ata mjekë që kanë shprehur interesin”,-thotë Rudina Degjoni. Këtë praktikë të dyfishtë punësimi brenda spitalit shtetëror, deri më tani në Fier, e kanë marrë përsipër vetëm 8 mjekë specialist­ë. “Nga 17 shërbime shëndetëso­re që ofrojmë në spitalin tonë, kemi aktualisht 8 mjekë specialist­ë që kanë shprehur dëshirën për ushtrimin e praktikës së dyfishtë, vijon më tej Degjoni. 30% e tarifës së qytetarit i kalon spitalit për vetë menaxhim për të investuar në pajisje, por jo vetëm. “Në konsultë nuk do të jetë vetëm një mjek, do të shoqërohet edhe nga një arkëtar pra kemi të bëjmë me një ekip dhe ne si memorial do ta japim të barabartë edhe për punonjësit e tjerë që do të jenë pjesë e bashkëpuni­mit në ushtrimin e praktikës së dyfishtë”. Drejtoresh­a Degjoni thotë se pranohen aplikime edhe nga mjekë të tjerë specialist­ë jashtë rajonit të jugut, të cilët duan t’i bashkëngji­ten spitalit memorial të Fierit për të ofruar konsulta pasdite. Pas zjarrit të rënë në katin -1 të urgjencës në QSUT në një nga dhomat e sherbimeve teknike ende shërbimi nuk i është kthyer normalitet­it. Për këtë ministrija urdhëroi që pacientët e jugut përfshirë dhe të qarkut Berat të marrin urgjencën mjekësore në spitalin Memorial të Fierit. “Janë 500 urgjenca mjekësore të ofruara në këto 10 ditë” thotë Rudina Degjoni për emisionin “Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv. Ajo thotë se është hartuar një grafik dhe u ofrohen shërbime shëndetëso­re për rastet e urgjencës për qytetarët e Gjirokastr­ës, Vlorës, Fierit e Beratit./ Shqiptarja.com

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania