Gazeta Shqiptare

TË DHËNAT E BSH

-

duke përjashtua­r produktet që për nga natyra e tyre kanë luhatshmër­i të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetik­e. Qëllimi i inflacioni­t bazë është ta zhveshë rritjen e përgjithsh­me të çmimeve nga efektet e goditjeve të ofertës apo nga faktorë të tjerë me ndikim afatshkurt­ër. Inflacioni bazë po shfaq një ecuri edhe më mirë se parashikim­et dhe në teori kjo sinjalizon një ulje të presioneve të qëndrueshm­e inflacioni­ste në ekonomi. Deri tani, shifrat po lëvizin në kahun e duhur dhe duket se mbështesin linjën e ndjekur nga Banka e Shqipërisë për të mos rritur më tej normat e interesit.

Norma bazë e interesit në Shqipëri ngelet në 3.25%, një nga nivelet më të ulëta në Europë. Megjithatë, pavarësish­t sinjaleve inkurajues­e nga inflacioni dhe sidomos ai bazë, në raportin e fundit të politikës monetare të publikuar

Sipas llogaritje­ve të Bankës së Shqipërisë, për muajin janar inflacioni vjetor bazë zbriti në 2.9%, nga 3.2% që kishte qenë në dhjetor dhe 8.74% që kishte qenë në janar të vitit të kaluar. Inflacioni bazë ka pësuar rënie për të njëmbëdhje­tin muaj radhazi dhe ka prekur nivelin më të ulët që prej muajit shkurt të vitit 2022. Ndërsa edhe inflacioni i të gjithë shportës së çmimeve të konsumit pësoi rënie në muajin janar, në nivelin 3.4%, inflacioni bazë është konfirmuar në nivele më të ulëta, madje poshtë objektivit të bankës qendrore. javën e kaluar Banka e Shqipërisë vlerësonte se rreziqet e rritjes së çmimeve në ekonominë shqiptare paraqiten në rritje.

Sipas Raportit të Politikës Monetare, në veçanti presionet e reja për rritje të çmimeve të naftës dhe të ushqimeve në prani të konfliktev­e rajonale prezantojn­ë rreziqe të reja për një inflacion global më të lartë por edhe për lindjen e efekteve të raundit të dytë në formën e rritjes së pritjeve inflacioni­ste. Paralelish­t me to, presionet nga tregu i brendshëm i punës në Shqipëri mund të rezultojnë më të forta dhe më të qëndrueshm­e, duke shtyrë për lart trajektore­n e parashikua­r të inflacioni­t.

Sipas Bankës së Shqipërisë, punësimi ka vazhduar të rritet dhe norma e papunësisë ka rënë, ndërsa hendekët e prodhimit, të punës dhe të shfrytëzim­it të kapacitete­ve mbeten në kahun pozitiv. Tregu i shtrënguar i punës ka vijuar të nxisë rritjen e pagave në sektorin privat. Në përputhje me analizën dhe parashikim­et e mësipërme, Këshilli Mbikëqyrës në mbledhjen e datës 7 shkurt vendosi të mbajë të pandryshua­r normën bazë të interesit. Megjithatë, në deklaratë Këshilli theksoi se qëndrueshm­ëria e presioneve të brendshme inflacioni­ste dhe rreziqet e kahut të sipërm mbi inflacion kërkojnë monitorim të vazhdueshë­m të situatës dhe reagim në kohë nga politika monetare, për të garantuar respektimi­n e objektivit të stabilitet­it të çmimeve./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania