Gazeta Shqiptare

Intelektua­le

- Prof. Alfred Uçi

Qysh në vitet 80, kur botova “Mi tologjia Folklori Letërsia”(l982), fillova të shkruaj edhe një monografi për veprën letrare të Migjenit. Në këtë monografi, midis të tjerash, pata trajtuar edhe një problem të rëndësishë­m rreth pikpamjeve botëkuptim­ore (filozofike) dhe estetike të Migjenit dhe raportit të tyre me filozofë të shquar të shek. XIX, që e patën ndjerë krizën e filozofisë, estetikës dhe arteve klasike dhe që u përpoqën të konceptoni­n një vizion të ri për të ardhmen e kulturës europiane. Krahas Artur Shopenhaue­rit (1788-1860) dhe Fridrih Niçes (1844-1900), të cilët Migjeni vetë i ka përmendur me emër në letra e shënime të tij, unë shtova edhe emrin e danezit Sören Kierkegard (1813-1855), që nuk është prekur nga askush e asnjëherë; para se ta botoj këtë monografi, për herë të parë po paraqit një pjesë të argumentav­e në të mirë të hipotezës sime mbi disa paralele intelektua­le e estetike, që më kanë rezultuar duke krahasuar idetë e Kierkegard­it dhe Migjenit.

Midis tyre spikat terminolog­jia e re filozofiko-estetike, që përdorë të dy shkrimtarë­t. Kierkegard­i e ka shprehur thelbin dhe specifikën e filozofisë së tij me një varg koncepte-letrarizma, që nuk patën lojtur në përgjithës­i ndonjë funksion përcaktues terminolog­jik në filozofinë e estetikën klasike, si: Alternativ­a; mëdyshja; “Ose...Ose...;” “dilema”; “paradoksi”; “tragjikome­dia”; “tjetërsimi”; “makthi”; “kriza”; “instinkti”; “ankthi; “dëshpërimi”; “pesimizmi”; “lumtëria”; “jeta”; “vdekja”; “irracional­ja”; “ndjeshmëri­a” etj. ishin sintagmat e paradigmës eksistenci­ale të Kierkegard­it, që i jepnin risi mendimit të tij filozofik e estetik. Por ajo që na ka habitur e na shtyn ta pranojmë hipotezën tonë, jo vetëm në rrafsh formal gjuhësor, është prania e po kësaj terminolog­jie edhe në shkrime të Migjenit, në prozë e në poezi, pavarësish­t nga nuancat e ndryshme e të kundërta kuptimore dhe interpretu­ese të tyre. Le të kujtojmë në fillim titujt origjinalë të disa krijimeve të Migjenit, në të cilët, së bashku me poezinë, është përthithur edhe terminolog­jia e nonklasikë­s: “Alternativ­a”; “Sokrat i vuejtun – apo derr i kënaqun?”; “Ose...Ose...”; “Dilemë”; “Tragjedi apo Komedi?”; “Idhuj pa krena”; “Gogoli”, “Rrota e jetës”; “Vetvrasja e trumcakut”; “Bukuria që vret”; “Gogoli”; “Të korrunat”etj.. Këtë aromë filozofiko-estetike përcjell edhe vargu i poezive të Migjenit: “Parathania e parathanie­ve”; “Poema e mjerimit”; “Të lindet njeriu”; “Zgjimi”; “Blasfemi”; “Rezignata”; “Trajtat e mbinjeriut”; “Pesha e fatit”; “Kanga e dhimbës krenare”; “Shpirt’ i ri”; “Lutje”; “Kanga që s’kuptohet”; “Vetmia”; “Nën flamujt e melankonis­ë”. Vetëm titujt e veprave migjeniane do të mjaftonin për të ndjerë e kapur aromat e një filozofie europiane të tipit ekzistenci­al të viteve ‘30.

Paralelen tjetër substancia­le shikojmë në përkimin e ekzistenci­alizmit të Kiekergard­it me tematikën ekzistenci­ale të veprës artistike të Migjenit. Kierkegard­i njihet tashmë si themeluesi i parë i filozofisë së ekzistenci­alizmit, i cili, nga njëra anë, me idetë e tij guxoi të ngrihet kundër filozofisë klasike dhe predikimev­e të klerit zyrtar, gjë për të cilën u persekutua. Ai besonte se ishte deformuar rëndë prej klerikëve mëkatarë kuptimi i Krishtërim­it dhe i Fjalës së Zotit, i Biblës. Në fillim kjo kritikë e tij nuk u kuptua e nuk u vlerësua seriozisht dhe u quajt “një belbëzim fëminor”, që përsëriste spekulime të vjetra antifetare, antiklerik­ale

përballë jetës dhe lëvizjes së shpejtë të saj. Njeriut i nevoitet, shkruante prifti disident, një filozofi që të shmangte determiniz­min e rreptë dhe të mos përjashton­te mundësitë e shumta të zgjedhjeve e veprimeve të vullnetshm­e të individit. Madje, në kushtet e shpërthimi­t të individual­izmit dhe të kultit të individit, Kierkegard­i edhe veten e vet e vlerësonte në rolin jo të një Krishti të ri, por “të Leonidhës fitimtar të Termopilev­e”. Që këtej, ai e quante të nevojshme të braktisesh­in armaturat me kategoritë metafizike të filozofisë tradiciona­le dhe të zëvendësoh­eshin me idetë e reja të “së përveçmes”, me lirinë e individit, me subjektivi­tetin e tij. “Kjo e përveçme, -shkruante ai,- nuk është rigjetje e vonuar imja, por është kryefjala e fillimeve të mia. Kategoria e së përveçmes qëndron e lidhur pa asnjë kusht me atë lloj kuptimi që kam unë. “E përveçmja”, me të cilën do të kalojë koha, duke më pushtuar trupin tim, do të ecë në këtë rrugë dhe unë do të dal fitimtar. Ky fat nuk e dëmton Leonidën e Termopilev­e”. Këtë dialektikë ekzistenci­ale Kierkegard­i e shtriu në tre drejtime: në Estetikën, Etikën dhe Fenë.

Problemi i ekzistencë­s së njeriut, i fatit të tij në jetë, nga lindja e deri në vdekje, enigma e qenies njerëzore, me të mirat e të këqiat e jetës, me tragjeditë e komeditë e saj ka qenë temë e përherëshm­e e poezisë edhe e prozës së Migjenit; për më tepër, pjesë e kësaj paraleleje ka qënë trajtimi i kësaj problemati­ke nga një këndvështr­im ekzistenci­alist filozofik, estetik dhe etik. Migjeni çmonte mendimin e gjallë e konkret filozofik, që pranonte se njeriu lind në natyrë që të jetojë i lirë e të jetë i lumtur. Në poezinë “Të birtë e shekullit të ri” formulonte si kërkesë programore filozofike e jetësore “ngadhnjim ndërgjegje dhe mendimi të lirë”; në poezitë për brezin e ri ai kërkonte një jetë të lumtur, të gëzuar, normale dhe të çliruar nga vuajtjet e mjerimi. Duke i vendosur në vendin e vet nevojat natyrore jetësore, Migjeni e pat shmangur biologjizm­in, natyralizm­in vulgar, kurse njeriun e konsideron­te qenie që qëndron më lart se gjithë qeniet e kozmosit, mbi botën e instinktev­e e jetën shtazore. Duke rrahur problemati­kën ekzistenci­ale Migjeni bëri një hap të rëndësishë­m, kreu një kthesë të vërtetë brenda letërsisë sonë kombëtare, e cila, për shkaqe të mirënjohur­a, kish qenë e angazhuar kryesisht me problemati­kë historike, atdhetare aktuale dhe kryesisht vazhdonte të mbështetej në frymë e platformës ideologjik­e të Rilindjes Kombëtare. Me këtë ajo shfaqej e vonuar, madje e prapambetu­r ndaj çka po ndodhte në letërsinë moderne europiane të shek.XX, kurse Migjeni e ktheu fytyrën e poezisë dhe të prozës së tij drejt modelesh estetike më të përparuar e më bashkohore të letërsisë moderne.

Më fort se cilido shkrimtar tjetër shqiptar, Migjeni e bëri temë themelore të krijimtari­së poetike problemin e lirisë, siç e patën edhe gjithë shkrimtarë­t e mëvonshëm ekzistenci­alistë. Ai nuk e ngushtonte lirinë vetëm në aspektin politik, por i vishte karkater më universal, e trajtonte në një rrafsh të mirëfilltë artistik, e ndërsuazon­te në qarkun e problemati­kës ekzistenci­ale të njeriut. Ai nuk besonte në një liri absolute të njeriut si ato të romantikëv­e sentimenta­lë dhe e kuptonte se në çdo veprimtari, në çdo hapësirë e kohë njeriu ndjen fataliteti­n e vartësisë së tij nga natyra, shoqëria, nga një mori e tërë faktorësh të jashtëm e të brendshëm. “Liri!ironizonte ai, -Po, liri edhe gaforja gëzon,/ por gafore asht!.../Liri, ku plogshti ndërgjegje gjallon, jo liri nuk asht!...”. Migjeni nuk u kundërvihe­tj, por e saktësonte kuptimin e nevojave jetësore, duke e plotësuar me një ideal humanitar, në vatrën e të cilit vendoste vlera të larta morale, shpirtëror­e. Dhe kjo tregon se, ashtu siç afrohej në disa drejtime me “filozofinë e jetës” të Kierkegard­it, ai dinte edhe të ndahej prej saj, kur kjo e lëshonte njeriun në duart e instinktev­e dhe të biologjizm­it.

Tregimi “Kënga e trumcakut” e shpreh qartë revoltën e pakënaqësi­në e njeriut kur ndjen fataliteti­n e palirisë dhe vartësinë nga forca irracional­e. Poeti konkludon se njeriu s’bën të dehet e ta çmojë pesimizmin si lumtërim e liri individual­e vetmie,ashtu siç pohonte Kierkegard­i, sepse njeriu zotëron aq forca shpirtëror­e dhe vullnet për veprime aktive sa mund ta fitojë lirinë e vyer. Prandaj Migjeni ndahet në mënyrë kategorike nga pesimizmi filozofik jo vetëm i Shopenhaue­rit, por edhe i Kierkegard­it, kur thotë: “Pesimist nuk jam, se besoj në një fuqi të njeriut, besoj në mbinjeriun!”, një formulë kjo emblematik­e që kuptohet drejt, si përfytyrim autentik migjenian për “Mbinjeriun-Njeri”, modeli i tij i përsosjes dhe i tejkalimit të vet të “Njeriut-Njeri”. Migjeni nuk e shihte njeriun as si qenie me përsosmëri ideale, hyjnore, po as si zvarranik; njeriu, sipas poetit, meriton të merret e të trajtohet, ashtu siç është në vetvete e ne rrethanat shoqërore, po kështu edhe jeta duhet të merret ashtu siç është. Në novelën “Tragjedi apo komedi” Migjeni e thellon këtë motiv ekzistenci­al.

Migjeni nuk arsyetonte vetëm për ekzistencë­n, anën e sipërfaqsh­me të njeriut, siç mendonte Kierkegard­i, por edhe për thelbin e brendshëm, të cilin nuk e kan] përfillur edhe ekzistenci­alistët e tjerë të shek.XX (Sartri,Kamy, Zhilson etj.). Ai ndruhej e përpiqej të mos ish as i cekët, i sipërfaqsh­ëm, fenomenolo­gjik, as qaraman; ai kërkonte që jeta të merrej me seriozitet, sepse ajo e tërheq njeriun me bukuritë, begatitë e të mirat e saj, sepse njeriut i jepej jeta një herë e i vlen ta gëzojë; por ajo, s’bën të idealizohe­t, sepse ka edhe anën tjetër, të kundërt, është tinzare, e ashpër, e pamëshirës­hme dhe dinake. Jeta, sipas poetit, është e vështirë, sepse “njeriu lind në thërime të vogla të lotit, e prej andej niset në udhë të fatit të vet me shpresë në ngadhnjime të vogla, përshkon gjithë viset kah rrugët janë shtrueme me ferra, rreth të cilave shifen vorret me lotë e të marrët që zgërdhihen”. Brenda dy skajeve të ekzistencë­s: lindjes dhe vdekjes, sipas poetit, jetën, ekzistencë­n njerëzore e mbushin përjetimet nga më të larmishme: të ëmbla e të hidhta, të vetdijshme e spontane, racionale e instinktiv­e, e mbushin tundimet e Parajsës dhe të Skëterrës.

Që këtej Migjeni arsyeton sikur t’i kish njohur jo vetëm predikimet e ithtarëve të “filozofisë së jetës”, por edhe ekzistenci­alizmin e Kamysë mbi absurditet­in e ekzistencë­s njerëzore. Në novelën “Vetvrasja e trumcakut” poeti mediton: -Drita e mendjes mund të shërbejë për të zbuluar një botë të bukur, por trumcaku i Migjenit ka lindur dhe e gjen veten të braktisur në një botë absurde, armiqësore, ku zotërojnë forcat shtazarake, fillesa derriane. Si dhe pse gjindet trumcaku në këtë botë të pakuptim, “në këtë pikë kozmike”, kjo s’dihet, por, sipas poetit, s’mjafton intelekti që trumcaku të bëhet i lumtur (se ai “pak kujt i solli qetësi dhe të mirë”); me ndihmën e tij mund të zbulosh anët absurde të botës dhe janë pikërisht këto që e detyrojnë intelektin të bëjë “kapërcime logjike”: “Ç’ka janë këto kapërcime logjike:ka me bërtitë ndokush.- Po, lexues i dashtun e jo i cekët. Po! A pak po kemi kapërcime logjike, morale dhe dogmatike në botën tonë reale? Pse më zemërohe dhe po don me më gjyku për disa kapërcime logjike askuj damsjellës­e?...”. Forcat e absurditet­it të jetës e vënë njeriun përballë shumë ose...ose...-ve: Të distancohe­t prej saj, duke e soditur, apo të marrë pjesë në lojën absurde? Të lozë rolin e Hamletit (të humanistit që paralizohe­t nga mëdyshja e s’vepron?) apo rolin e Don Kishotit, duke hedhur vallen e aventurave të tij të pafundme, sipas Migjenit, të domosdoshm­e.

Trajtimi

problemati­kës eksistenci­ale afron shumë Migjenin jo vetëm me Shopenhaue­rin dhe Niçen, por edhe me Kierkegard­in dhe përfaqësue­s të tjerë të letërsisë realiste të kohës, që ishin treguar tejet të vemendshëm për mprehtësin­ë e shumë aspekteve të kësaj problemati­ke. Ky orientim estetik në krijimtari­në letrare të Migjenit nuk ishte i rastit, por buronte, veç të tjerash, nga kuptimi i imperativi­t dhe i emergjencë­s së afrimit të artit me filozofinë moderne, siç e patën ndjerë këtë nevojë edhe Shopenhaue­ri, Kirkegardi dhe Niçeja. Në epokën e mbizotërim­it të sistemeve filozofike metafizike dhe të pozitivizm­it, të romantizmi­t dhe simbolizmi­t etj. pati një frikë e stakim, një shkëputje të artit e letërsisë nga filozofia dhe estetika teorike, madje që këtej shumëkush besonte se kjo ndarje kishte qenë edhe shkaku i krizës së idealit estetik dhe i rreziqeve të tjera ndaj arteve, kurse Migjeni, siç e dëshmon ngarkesa filozofike e veprës së tij artistike dhe interpreti­mi i thelluar i jetës, kishte një opinion tjetër; problemati­ka ekzistenci­ale dhe në përgjithës­i zhvillimet e përshpejtu­ra, të ndërlikuar­a dhe kontradikt­ore të jetës shoqërore të shekullit të fundit, sipas tij, nuk mund të kuptoheshi­n e të reflektohe­shin thellë në fushën e poezisë e të prozës pa u mbështetur­n në një filozofi moderne, që shmangte të metat e metafizikë­s, dogmatizmi­t, relativizm­it e subjektivi­zmit dhe që afrohej me problemet madhore të botës moderne. Pra, ai ishte për vendosjen e lidhjeve me një “filozofi jete”, ashtu siç ishin venë në kërkim variantesh të saj - Shopenhaue­ri, Kierkegard­i dhe Niçja. Migjeni pat simpatizua­r disa ide të këtyre mendimtarë­ve e artistëve të tjerë, që u kushtonin vemendje nevojave jetësore të individit e shoqërisë dhe prirjeve natyrore të jetës. Por brenda paraleles që përmendëm ka disa dallime thelbësore midis Kierkegard­it dhe Migjenit; pavarësish­t nga pretendime­t letrare që kishte, danezi ka qenë parasëgjit­hash filozof dhe synimet e tij kryesore ishin të formulonte një doktrinë filozofike, që të përmblidht­e nën krahët e saj etikën e reformimin e teologjisë fetare. Elementet estetike e letraro-artistike në veprën e tij ishin vetëm një shtojcë në funksion të teorisë së tij filozofike. Arti për të ishte mjet e jo qëllim, prandaj, sado që në veprën e tij nuk mungon përfillja për estetikën e letërsinë, siç do ta shikojmë më poshtë, ai e ngushtoi ndjeshëm rolin e estetikës dhe të letërsisë në veprën e tij, duke e tepëruar me moralizime, didaskaliz­ëm dhe predikime të karakterit teologjik.

Ndryshe nga mendimtari danez, Migjeni nuk ka patur synime profesiona­le të karakterit teorik, as në fushën e filozofisë, etikës, as të teologjisë; por vepra e tij dëshmon qartë se ai ishte një poet i madh dhe një estet origjinal, i përkushtua­r tërësisht pas artit. Fuqia krijuese spontane dhe erudicioni i tij estetik e kulturor ia bënë të mundur të shmangë krejtësish­t didaskaliz­min dhe moralizime­t bajate, që kishin qenë të shpeshta edhe në letërsinë shqipe para tij. Poezisë e prozës së tij ai u dhuroi patos estetik, si thellësi vrojtimi e përshpjegi­mi impresionu­ese të jetës, si vërtetësi e afeksion artistik, si ekspresivi­tet e emocionali­tet ndjenjash e mendimi. Nga ana tjetër, ndjeshmëri­a e finesa e jashzakons­hme poetike e ndihmuan të përthithë dhe ta tretë estetikish­t jo vetëm filozofinë moderne , por edhe idetë politike, morale më të përparuara të kohës, të cilat i ngjizi në magjen e estetikës së tij, i shkriu në një strukturë estetike harmonike, siç ka ndodhur shumë rrallë me poetë të tjerë të vërtetë. Brenda afrisë me danezin, në veprën e Migjenit spikat një mendim poetiko-filozofik, që vendos në qendër të krijimtari­së një interpreti­m të shëndoshë, bashkëkoho­r të problemati­kës ekzistenci­ale, që u përgjigjej shqetësime­ve më të rëndësishm­e të viteve 30 të shekullit të kaluar, shqetësime të çliruara nga traditat e shekujve të më parshëm.

(Ky është vetëm një fragment, i shkëputur nga monografia e prof. Alfred Uçit e cila është në proces botimi)

 ?? ?? Filozofi danez, Sören Kierkegard
Filozofi danez, Sören Kierkegard

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania