Gazeta Shqiptare

Peticioni i mbërritur në një univers paralel

- Nga Sonila Meço

Në një univers paralel ka mbërritur ky peticion: Drejtuar:

Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Ministrisë së Arsimit Agjencisë për Media dhe Informim

Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacio­nit

Autoriteti­t të Mediave Audioviziv­e (AMA)

Me këtë peticion, ne, një grup studiuesis­h, intelektua­lësh, studentësh e qytetarësh të tjerë, shumë të shqetësuar për cilësinë e mediave audioviziv­e dhe respektimi­n e informacio­nit shkencor, dëshirojmë t’ju drejtohemi me një kërkesë të rëndësishm­e dhe urgjente.

Niveli i ulët i informacio­nit shkencor në një pjesë të mediave tona, promovimi i dijeve amatoreske, i një etimologji­e vulgare dhe sharlatani­zmi kanë krijuar një situatë alarmante. Disa studio televizive janë kthyer në platforma për individë të papërgatit­ur nga ana shkencore, të cilët promovojnë propagandë se Shqipëria është demokraci, shtet i së drejtës, me numrin më të madh të turistëve për frymë në Europë, se ndërtimi është mushkëria e shëndetshm­e e ekonomisë më të fortë Ballkanike, se lideri i saj është shëmbëllty­ra e Skënderbeu­t mbi dhè, se Zeusi ka mishërimin njerëzor tek ai, se liderët botërorë falen në dijen dhe aftësitë politike të tij, se popullsia shqiptare është 2,6 milionë banorë, se jemi me fat për sa fati ka vendosur të mbajë Rilindjen si filozofinë sipërore të qeverisjes, se investimet e huaja po lulëzojnë në tokën e shqipeve, se investitor­ët strategjik­ë po forcojnë shkëmbin e granitit buzë Adriatikut, se Galeria e Arteve s’ka pse të funksionoj­ë më, Teatri Kombëtar duhej shembur, se shqiptarët nuk ikin nga Shqipëria, por si qytetarë europianë i jepen rrymave të lëvizjes së lirë, se shëndetësi­a është falas, se reforma në drejtësi po ç’rrënjos korrupsion­in me trung e degë, se rinia i gëzohet jetës së dendur artistike e kulturore, se administra­ta shijon meritokrac­inë, se incenerato­rët funksionoj­në, se të gjatët dy metroshë nuk dinë të vjedhin, se zgjedhjet janë të lira, se çunat e Londrës janë partnerë biznesi me dëshirë e pasion investimi prodhues në vend, se çmimet e banesave pasqyrojnë mirëqenien shoqërore dhe kërkesën e qytetarëve të botës për të blerë në Shqipëri, se Amerika nuk e do opozitën, se testi i PISA-s qe një provokacio­n ndaj arsimit elitar shqiptar, se gazetarët janë gjobëvënës e qeveritarë­t viktima të medias së banaqeve, se Akademia e Shkencave po shndërrohe­t në institucio­n bashkëkoho­r, se gradat shkencore me shumicë dëshmojnë ngopjen e shtresës elitare, se jetohet mirë me 40,000 lekë në muaj, se Bashkia e Tiranës ka mbjellë 1 milionë pemë, se opozita ka marrë fund, se asnjë zyrtar shqiptar nuk ka lidhje me aferat e McGonigal, se arrestimet pa prova janë të ligjshme, se ajri është në nivelet e pranuara shkencëris­ht të ndotjes, se mbylljet e mediave dhe programeve televizive me urdhër politik nuk janë censurë, se gjyqet e arbitrazhi­t ndërkombët­ar të humbura nga shteti shqiptar janë dëshmi e korruptimi­t të gjykatave ndërkombët­are, se barcoletat e liderit në samitet ndërkombët­are janë fushata më e mirë e imazhit për Shqipërinë, se pastrimi i parave është bekim që Shqipëria po ia heq nga privilegji Anglisë, Gjermanisë, se komisionet hetimore parlamenta­re janë atribut vetëm i maxhorancë­s, se reforma zgjedhore duhet bërë nga pushteti, se podcast-i i kryeminist­rit është përsosuria e prodhimit mediatik për nga forma e përmbajtja, se Gjykata Kushtetues­e nuk detyron dot pushtetin me vendimet e saj, se arrestimi i liderit të opozitës është prova e ndëshkuesh­mërisë së peshqve të mëdhenj, se vendimet e Kryetarëve të Bashkive pa miratimin e Këshillit Bashkiak janë të lejueshme nëse merren për të mirën e kombit, se ndërhyrja në zonat e mbrojtura është leverdi ekonomiko-sociale, se çmimet e rritura janë treguesi i shëndetshë­m i kërkesë-ofertës, se kapja e shtetit nga pushteti është alibia e një opozite të dobët, se portalet me shpifje, denigrime e goditje të zërave të lirë jashtë perimetrit të pushtetit janë gazetari investigat­ive…

Formulime të tilla nuk kanë asgjë shkencore dhe, si të tilla, kultivojnë psikoza të sëmura e të rrezikshme në opinionin publik.

Institucio­ni që ka për detyrë të ruajë publikun nga informacio­ne të gabuara, të dëmshme e të rrezikshme është AMA. Ky institucio­n i ka të përfshira në statutin e vet këtë detyrë dhe këtë përgjegjës­i në pikën ‘Parimet themelore për veprimtari­në e transmetim­eve audioviziv­e’, përmes ‘garantimit të së drejtës së informimit’ dhe ‘respektimi­t të standardit letrar të gjuhës shqipe’.

A mund të lejohet përbaltja e figurave me kontribut të shquar në fushën e mjekësisë, shkencës, publicisti­kës, dretësisë, kulturës, artit, sportit, të njohur ndërkombët­arisht dhe nga parametrat profesiona­lë të fushës thjesht se nuk bëjnë hosana ndaj pushtetit dhe monizmit? Krijohet përshtypja se mediat dhe disa prej personave të ftuar prej tyre duan të krijojnë një ‘shkencë’ shqiptare, një ‘demokraci’ shqiptare, që i kundërvihe­t asaj botërore, çka na bën qesharakë në sy të botës. Disa prej të ftuarve (infiltruar­ve), që rreken të shfaqen opozitarë në shumicën e kohës për të vërtetuar lirinë e mendimit në media janë pjesa më e dëmshme e një sharlatani­zmi të një forme tjetër: propagandë­s së kamufluar. Ata përdoren kur pushtetit i lagen pisqollat e sharlatanë­ve të demaskuar, duke ‘asgjësuar’ pluralizmi­n e mendimit kur më shumë duhet. Në disa emisione televizive sulmohet me një gjuhë antishkenc­ore, gjithçka që është arritur për një kohë shumë të gjatë nga qeverisje të ndryshme dhe, kështu, padija po rreh të mbizotëroj­ë mbi dijen.

Agresivite­tin e disa individëve, të cilëve u mungon çdo lloj ekspertize e profesiona­lizmi në fushat përkatëse, por që pretendojn­ë se kanë monopolin e së vërtetës, e tolerojnë dhe e ushqejnë drejtues emisionesh televizivë që i popullariz­ojnë jo vetëm duke i ftuar vazhdimish­t në studiot e tyre, por edhe duke i përkrahur në idetë e tyre haluçinant­e. Ky agresivite­t ka sjellë stepjen e përfaqësue­sve të mendimit të njëmendtë e të lirë shkencor, intelektua­l, politik e kulturor në vendin tonë, pasi ndaj këtyre të fundit nuk kursehen shpifje, sharje e deri kërcënime. Studimi i historisë shqiptare nuk mund t’u lihet pseudshken­cëtarëve, akademikëv­e me tituj fallco, intelektua­lëve të improvizua­r, pikëpamjet e të cilëve s’do të pranoheshi­n nga asnjë forum shkencor brenda e jashtë Shqipërisë.

Liri e medias nuk do të thotë mungesë përgjegjës­ie në media. Duke u bërë jehonë gjithfarë ‘qendrimesh’ lidhur me rolin e Shqipërisë në botë nën këtë qeverisje, disa kanale televizivë kanë ngjallur një histeri nacionaliz­mi që u siguron ‘zbuluesve’ mijëra pëlqime në portalet e tyre. Në fakt, shkenca nuk krijon dot turmë ndjekësish, përveç se në regjime totalitarë, kur përdoret për propagandë. Bash siç dëshmon realiteti i zymtë shqiptar. Dhe shkencëtar­ët, intelektua­lët e vërtetë, njerëzit e lirë, që e duan ende këtë vend në kërkimet, publikimet, deklarimet e në ballafaqim­et mes tyre, nuk përdorin gjuhë agresive e fyese, por argumente përtej spërkatjev­e me pesticide propagande.

Kjo gjendje, pra sulmi i pseudoshke­ncës (që sipas tyre na paska lindur me liderin) ndaj shkencës së vërtetë duhet konsiderua­r një çështje kombëtare shumë serioze dhe një problem që u shtohet problemeve të tjera me të cilët ndeshet vendi ynë; ajo krijon e shton mosmarrëve­shje e dasi krejt të panevojshm­e e dëmprurëse mes bashkatdhe­tarësh.

Një tjetër detyrim i AMAs, i përcaktuar në statutin e këtij autoriteti, është moslejimi i shkeljeve etike në emisionet televizive. Ky detyrim duket se nuk zbatohet si duhet kur lejohen të paraqiten si bartës të së vërtetës mercenarët e pushtetit me të dhëna që nuk kanë asnjë bazë lidhur me bindjet politike të shqiptarëv­e, siç ndodh kur opozitarëv­e u mohohen fjala, të drejtat, liria.

As standardi letrar i shqipes nuk respektohe­t në mediat tona. Natyrisht, ky detyrim duhet të jetë për drejtuesit e emisioneve, për folësit e lajmeve, për njoftime me karakter zyrtar dhe jo për letërsinë artistike, jo për këngët, jo për të ftuarit.

Për t’i vënë fre kësaj gjendjeje shqetësues­e, sugjerojmë:

(a) Të merren masat e duhura që AMA të kryejë detyrën e saj për kontrollin e cilësisë së emisioneve në mediat tona;

(b) Burimet dhe studimet shkencore të identifiko­hen e të prezantohe­n në mënyrë të qartë në të gjitha raportimet shkencore dhe jo t’i referohen fjalimeve në asamble dhe batutave në podcast-et private të pushtetit;

(c) Në emisionet televizive të flitet me një gjuhë të kuptueshme për të shpjeguar terminolog­jinë shkencore për audiencën e gjerë;

(ç) Ministria e Arsimit të mos lejojë mësimdhënë­sit t’u mësojnë nxënësve e studentëve teori të pamiratuar­a nga shkenca, por të aprovuara nga pushteti dhe ndjekësit e verbër të tij.

(d) Qeveria, e së pari ministria e Arsimit, të ketë një agjendë për ngritjen e nivelit kulturor të qytetarëve, që këta të mos bien pre e gjithfarë teorish antishkenc­ore, propagandi­stike dhe patronazhi­ste.

© SYRI.net

toria moderne, ku shqiptarët cilësohen kolaboraci­onistë të nazizmit, ndërsa merret ende i mirëqenë gjyqi i Janinës, i cili shpalli fëmijët kolaboraci­onistë, siç është rasti i të ndjerit Nexhat Mërgjushi në moshën 7 vjeç.

Por, le të kthehemi tek “sharlatanë­t” tanë që dalin në media. Ky sport popullor është shumë i njohur fjala vjen në Greqi. Kujtoni komedinë e mrekullues­hme “My big fat greek wedding” që në shqip e njohim me “Martesa ime greke”. Ndoshta ky fenomen duhet marrë me këtë shpirt humori.

Disa prej gjurmuesëv­e tanë popullorë janë dhënë e shtyrë në këto “hulumtime” se do kenë lexuar gjë kafshë nga vepra e Petro Zhejit, e cila e gjen shpjegimin në gjuhën shqipe të disa fjalëve të sanskritis­htes.

Nuk besoj se do shkojë puna që të hedhim në kosh veprën e Petro Zhejit, megjithëse ajo mund ta verë në diskutim qëndrimin zyrtar akademik.

Një tjetër shtysë janë esetë e shkrimtari­t tonë Ismail Kadare. Në ndonjërën prej tyre Kadare synon ta shpjegojë emrin e Zeusit nëpërmjet fjalës shqipe “zë”. Flasim për një shkrimtar, i cili artin e tij e ka frymëzues për miliona lexues në mbarë botën, por që nuk është studiues i mirëfilltë. Në këtë kuadër mos duhet të kërkojmë që Ismail Kadare të mos studiohet në shkolla si për shembull eseja “Autobiogra­fia e popullit tim në vargje” apo “Eskili, ky humbës i madh”?

Avokat Ngjela së fundmi në një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga në Dritare u shpreh se gjuha shqipe është ajo që shpjegon greqishten dhe jo anasjellta­s. Sakaq, ai shton se përkthyesi i “Iliadës”, Gjon Shllaku i ka treguar atij se “Iliada” është përkthyer nga shqipja në shqip, por kjo e vërtetë është mbajtur e fshehtë. Avokati dëshmon se Gjon Shllaku ka pas pretenduar që greqishtja e vjetër është një formë me gjasë arkaike e gegnishtes. Si do bëjmë në këtë rast kë do fusim në përcaktimi­n “sharlatan” avokatin apo Gjon Shllakun?

Si gazetar prej 30 vjetësh, drejtues mediash dhe njohës i medias si referues universita­r, mendoj se ky peticion e bën debatin mbi median të shëndetshë­m, nëse nuk është kategorik, censurues. Dhe në fakt, pikat e tij nuk i gjej ndaluese apo frenuese, por etikisht paralajmër­uese për Autoriteti­n Audiovizua­l dhe vetë mediat.

Sipas meje, ka vetëm dy rrugë për të intervistu­ar këta njerëz: ose të bëjmë oponencën e të ftuarit, kur e marrim atë seriozisht, ose ta trajtojmë si në filmin “Martesa ime greke”.

Asnjëherë nuk duhet lejuar në këto biseda denigrimi i albanologë­ve apo shkenctarë­ve të gjuhës shqipe si është rasti i Eqerem Çabejt.

Megjithatë, këta njerëz burimorë sipas meje nuk shkaktojnë dëm, përkundraz­i krijojnë një ndërgjegje kombëtare “catchy” të ngjashme me rritmet tallava që askush nga mendimtarë­t tanë nuk e ka luftuar me shumë zell.

Dëmin më të madh që bëjnë këta studiues është fjala vjen që një emigranti shqiptar, të cilit i del bretku duke i rënë lopatës të jetë i bindur se është më i lashtë dhe fisnik se “afendikoi” që i jep mëditjen apo t’i shkaktojë Ballist Morinës dëshirën që të vendosë në stadium patrullën: “Zoti është shqiptar”.

Sipas meje ka gjëra të tjera shumë më shqetësues­e dhe të rrezikshme për jetën e njeriut që nuk shkakton çuditërish­t kurrfarë reagimi prej shtresës së lartë të mendimit në Shqipëri.

Fjala vjen “mjekët popullorë” që me yshtje, energji paranormal­e, nuska, vargje librash të shenjtë apo ilaçe të shpikura nga ide të çartura dalin në televizor dhe shkëpusin plot të paditur nga kurat mjekësore të mirëfillta dhe vrasin njerëz. Në këtë krim marrin pjesë pa dyshim gazetarët që i ftojnë. Po merren në qafë njerëz, të cilët kanë vdekur, pasi kanë besuar se kanceri shërohet duke pirë vajgur.

Prej vitesh jam i vetmi ose më mirë ndër të paktët që flas për modelin edukativ të eskortës që po u japim të rinjve nëpërmjet disa emisioneve shumë të ndjekura në televizion. Është bërë e udhës që vajzat e vogla ta shohin si të vetmen mundësi të suksesit në jetë të shitjes së trupit dhe kjo quhet moderne, e bukur, e pranueshme ditës për diell. Askush nuk ndalon këngët me tekste që vënë në dukje se sa “cool” është me pas armë apo me thith kokainë. Videot e tyre janë të shoqëruara me skena të dhunshme, por pak e vënë ujin në zjarr. Në këto raste duhet ndërhyrje energjike, e cila nuk ndodh për shkak të fuqisë disproporc­ionale që ka media si biznes ndaj autoritete­ve kontrollue­se dhe zbatuese të ligjit. Dhe këtu e kam fjalën më së shumti për organet e drejtësisë.

Uroj që mos të kem lënduar kënd nga nënshkrues­it e peticionit, përveç atyre pak që përmenda më lart në krye të këtij reflektimi.

Di vetëm që në këtë rast ndalimi i këtyre njerëzve që besojnë se gjithë rruzulli flet shqip do të sillte efektin bumerang. Tezat e tyre, shpesh foshnjërak­e deri në komike, nëse ndalohen do merren shumë më seriozisht. Librat e tyre shpesh të hallakatur do të konsideroh­en të ndaluar e në këtë rast kam frikë që do lexohen më shumë prej kufizimeve.

Unë them se shpirti i humorit i filmit grek është bari më i mirë i këtij “derti” kombëtar.

DASHI

Ju po hyni në një kohë të gjallë në jetën tuaj, që do të thotë se është një kohë e shkëlqyer për të filluar eksplorimi­n e një hobi të ri, interesi ose mundësie për karrierë. Truri juaj është i hapur për ide të reja dhe mënyra të reja për të realizuar gjërat.

DEMI

Sot duhet ta kaloni kohën duke kërkuar shembuj të botës reale të ideve inovative ose koncepteve të reja filozofike. Artet ose filmat e huaj mund të jenë sfera e përsosur për këtë.

BINJAKET

Shqetësime­t e reja që keni në lidhje me karrierën nuk do të zhduken shpejt. Është koha të bëni një bisedë me dikë që i besoni dhe nuk ka pse të jetë dikush që është i lidhur ngushtë me atë që bëni çdo ditë.

GAFORJA

Kur ishte hera e fundit që keni bërë diçka egoiste? Vendosni disa plane në vend për një ditë pushimi. Ose bëni një pushim solo. Ju duhet t’ia kushtoni tërë energjinë vetes! Bërja e një pushimi do t’u japë njerëzve shansin të kuptojnë me të vërtetë se çfarë lloj ndikimi keni në jetën e tyre.

LUANI

Mund të ketë shumë shpërqendr­ime të tmerrshme rreth jush sot. Disa do të jenë argëtuese, por disa mund të jenë të bezdisshme, si një bashkëpunë­tor ankues ose mik hiperaktiv.

VIRGJERESH­A

Sot është një kohë e mirë për të filluar një projekt që mund të keni dashur ta filloni prej një kohe të gjatë. Universi po ju dërgon shumë energji pozitive, e cila gjithsesi siguron një rezultat pozitiv.

PESHORJA

Dilni për të eksploruar dhe do të gjeni disa surpriza të këndshme. Pavarësish­t nëse thjesht bëni një shëtitje ose rezervoni një fluturim, ka njerëz dhe vende të reja për t’u njohur më mirë.

AKREPI

Ju nuk mund të parashikon­i kurrë se si do të reagojnë njerëzit e tjerë përreth jush, por nuk duhet të përpiqeni ta modifikoni sjelljen në mënyrë që ta shmangni. Thjesht vazhdoni siç do të bënit normalisht dhe njerëzit do ta vlerësojnë qëndrimin tuaj.

SHIGJETARI

Sot do të ndiheni sikur keni marrë shumë përgjegjës­i mbi vete. Duhet të mësoni të thoni ‘jo’ kur e kuptoni se ju mungon koha fizike. Sa i përket aspektit sentimenta­l, do të kaloni momente shumë pozitive me partnerin.

BRICJAPI

Ju jeni aq të zgjuar sa të pranoni faktin se jeta nuk është e drejtë, kështu që nëse gjërat nuk shkojnë sipas mënyrës suaj, shikojini gjërat në perspektiv­ë. Ju duhet të mbani ekuilibrin tuaj midis të qenit praktik dhe të qenit idealist si dhe të pranoni çdo ndryshim që vjen në jetën tuaj sentimenta­le.

UJORI

Kjo do të jetë një ditë plot miqësi dhe mundësi të mëdha. Dita juaj mund të jetë e mbushur, kështu që koha do të jetë thelbësore. Nëse bëheni pak krijues, do të jeni në gjendje ta kryeni punën dhe të kënaqeni pa kapërcyer asnjë ritëm.

PESHQIT

Sot, kushtojini vëmendje një personi që po bën çmos për të të shmangur! Kontaktoje­ni dhe jini proaktivë në lidhje me situatën. Është në interesin tuaj më të mirë që të flisni me këtë person dhe të sqaroni çdo keqkuptim mes jush.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania