Gazeta Shqiptare

Për “sharlatanë­t” tanë që dalin në media dhe peticionin e intelektua­lëve

- Nga Enkel Demi

Lexova me shumë vëmendje një peticion të disa akademikëv­e, intelektua­lëve, studentëve që kërkojnë frenimin e daljes në televizion të disa “sharlatanë­ve” të cilët merren me gjurmimin popullor të etimologji­së duke e shpallur gjuhën shqipe si më të lashtën mbi këtë dhè.

Qysh në krye dua të shpreh admirimin tim më të madh për pjesën dërmuese të asaj liste nënshkrues­ish, ani se pak do syresh janë shumë më të “vyer” si “sharlatanë” në fushat e tyre të aktiviteti­t jetësor, por padyshim kjo nuk e dëmton rëndësinë e debatit dhe ftesën shumë serioze për reflektim.

Sporti popullor i kërkimeve etimologji­ke apo historike për të nxjerrë të lashtë një komb është karakteris­tikë e rajonit tonë, madje në nivel akademik. Vendet fqinje kanë përdorur teza marroke të manipulimi­t foshnjërak të gjuhës, historisë, lashtësisë sa shpesh shqiptarët dalin ardhacakë në rastin më të mirë apo me bisht në rastin më të keq. Mjafton të kujtojmë këtu Encikloped­inë famëkeqe të publikuar pak vjet më parë prej Akademisë së Shkencave të Maqedonisë së Veriut.

Sa mirë do të ishte të kishim një reagim po kaq të fortë në at’botë.

Në televizion­et shqiptare prej vitesh dalin gazetarë, “studiues” apo “historianë” pa licencë, madje lektorë të universite­teve shqiptare, të cilët pretendojn­ë se Himara është greke historikis­ht, qysh në kohët e antikiteti­t. Në bazë të këtyre tezave autoritete­t greke kanë ngritur një pretendim të mirëfilltë territoria­l duke krijuar një tollovi të pazakontë politike, diplomatik­e dhe penguese në procesin e integrimit europian.

Asnjëherë nga personalit­etet e mendimit shqiptar nuk është kërkuar nga AMA të ndalojë këta mashtrues të dalin në televizor apo radio. Në këtë rast kemi të bëjmë me një manipulim me pasoja të rënda të ardhmërisë së Shqipërisë dhe me cënim të integritet­it territoria­l.

Serbët me “mendim akademik” të hartuar ndër shekuj pretendojn­ë se shqiptarët janë ardhacakë në Dardani për mos dashur me përdor termin sllav Kosovë.

A nuk do të qe mirë ta nisnim qasjen ndaj çështjes kombëtare me ndryshimin e emrit, bashkangji­tur me kërkesën për të financuar arkeologji­në, studimet e mirëfillta historike, etnografik­e e kështu me radhë për t’ju kundërvënë manipulimi­t të parreshtur që bëjnë të ashtuquajt­urit historianë, shkrimtarë apo akademikë sllavë?

A nuk duhet t’i qasemi kështu me të njëjtën energji e pathos manipulimi­t historik që i bëhet Çamërisë duke nisur madje nga his

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania