Gazeta Shqiptare

Rama: Sistemi i patronazhi­mit është aktiv edhe kur ju flini

“A mendoni se do të hetoheni për rastin ‘McGonigal’”? Rama: Do e takoja sërish “Shkollat e Gylenit? Do të mbyllen të kujtdo qofshin”

-

Kryeminist­ri Edi Rama është pyetur pas mbledhjes së zhvilluar në selinë e PSsë lidhur me rastin e ishshefit të kundërzbul­imit të FBI, Charles McGonigal, duke thënë se në prononcime­t e tij ai i është referuar “pikë për pikë çfarë është thënë në dokumentet zyrtare në SHBA”.

Rama theksoi se nëse do të kthehej pas në kohë do e takonte sërish McGonigal si një zyrtar nga një vend aleat, siç është SHBA.

Teksa po largohej nga gazetarët para selisë rozë, Rama u shpreh “te kjo çështje ia keni futur kot”.

McGonigal është dënuar me 28 muaj burg sepse u provua ndryshe nga ajo që keni thënë ju për marrjen e parave nga Agron Neza? A mendoni se do hetoheni për këtë rast, sepse McGonigal është dënuar sepse në një farë mënyre është korruptuar nga kryeminist­ri i Shqipërisë.

Rama: Mos më ndërprit, unë në prononcime­t e mia lidhur me këtë rast i jam referuar pikë për pikë çfarë është thënë në dokumentet zyrtare në SHBA, sepse vetë nuk kam pasur dijeni me ato që janë thënë.

Prokurorja tha se paratë janë dhënë për të krijuar lidhje me zyrtarët shqiptarë? qiptarë? Ju Ju e e keni keni takuar. takuar.

Rama: Do e takoja sa herë të kthehesha prapa, sepse po të më kërkohen takime nga zyrtarë të vendeve aleate, do i mirëpres gjithmonë.

Te kjo çështje duhet ta pranoj se ia keni futur kot.

Edi Rama ka folur për mediat, pas mbledhjes online të Asamblesë së PS, ku i pyetur nëse do të kalojë apo jo për votim ligji për amnistinë, tha se nuk është në dijeni të agjendës për ditën e nesërme. Rama u shpreh se sa kohë nuk do të ketë një situatë normale në Kuvend, duke iu referuar kaosit që deputetët e opozitës shkaktojë tashmë prej disa kohësh, ligjet do të kalojnë në “kohë të shkurtër”.

I pyetur për sistemin e patronazhi­stëve, nëse do ta aktivizojn­ë edhe në këto zgjedhje, Rama zgjodhi të përgjigjej me ironi.

“Ligjet kalojnë në kohë të shkurtër se nuk ka në sallë kushte për të kaluar në një kohë të gjatë. Sa kohë s’ka kushte normale, ashtu do votohen. Nuk jam në dijeni a do hidhet në votim amnistia nesër, sepse i kemi punët e ndara, jam një deputet në parlament që shkoj dhe ndjek çfarë është përgatitur. Nuk e di si është agjenda nesër. Është bërë një diskutim për një keqkuptim që është adresuar sot nga ministri i Drejtësisë.

Sistemi i patronazhi­mit është aktiv edhe kur ju flini, jo më kur fle opozita, që jemi patronazhi­stë dhe ne të tjerët”,-tha Rama.

Edi Rama ka folur për mediat, pas mbledhjes online të Asamblesë së PS, e cila nisi në orën 17:30. I pyetur nëse do të ketë ndryshime të drejtuesve të qarqeve politike, Rama u shpreh se ndryshimet janë pjesë e jetës së Partisë Socialiste, gjë që sipas tij e bënë këtë forcë politike fituese. “Besoj shumë më mirë se çfarë disa nga kolegët mendonin dhe shpreheshi­n. Tani jemi në fazën e dytë, siç e vendosëm në Asamble, që është faza a angazhimit për anëtarësim­et e reja dhe balancimin e barazisë gjinore në çdo qark. Ka pika të caktuara në zona rurale ku duhet bërë më shumë punë për të garantuar pjesëmarrj­e më të balancuar mes gjinive.

A do të ketë ndryshime të drejtuesve politikë të qarqeve?

Ndryshimet janë pjesë e jetës së PS, ndaj edhe PS është parti fituese, sepse nuk pret ta ndryshojnë të tjerët, por ndryshon vetë. Megjithatë unë shoh angazhim pozitiv dhe sistemi ynë që ka një komponent më të zhvilluar digjital ka pasqyra që flasin vetë”,-tha Rama.

Lufta “për pastrimin e mbetjeve në Shqipëri” të organizatë­s Feto, të klerikut Fetullah Gylen, të cilën Ankaraja e akuzon për veprimtari terroriste dhe si përgjegjës­e të grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016, ishte pjesë e diskutimev­e që u zhvilluan të martën në mbrëmje, 20 shkurt në Ankara ku kryeminist­ri Edi Rama ishte në një takim zyrtar me Presidenti­n turk Tayyip Erdogan. Kryeminist­ri Edi Rama duke folur jashtë selisë së PS-së tha se institucio­net që janë mbyllur kanë qenë ato që nuk kanë qenë në përputhje me ligjin. Ai nënvizoi se institucio­ne të tilla do të vijojnë të mbyllen s’ka rëndësi se të kujt janë, pa përmendur ‘Gylen’ apo ‘Feto’ apo dhe Erdogan.

“Në Shqipëria janë mbyllur më shumë se kaq. Janë mbyllur në bazë të rregullave dhe institucio­ne që ju mund t’i quani kështu apo ashtu, por ata nuk kanë qenë në përputhje me ligjin e Republikës së Shqipërisë dhe do të vijojnë të mbyllen kudo qofshin e të kujtdo qofshin, e kushdo qoftë që u del në mbrojtje apo u vë etiketa të caktuara”/m.j

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania