Gazeta Shqiptare

“Shqipëria po shpërbëhet”, Vasili: Të dhënat e censit po fshihen, shifrat janë dramatike

-

TIRANË – Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, tha se si kurrë ndonjëherë, Shqipëria po shpërbëhet. Vasili tha se të dhënat e censit po fshihen, pasi shifrat mbi popullsinë janë dramatike. “Si kurrë ndonjëherë, Shqipëria mund të shpërbëhet. Ikja e rinisë sidomos, por thuajse të gjithë grup-moshave, është një fenomen dramatik. Të dhënat e censit po fshihen, sepse shifrat janë tragjike. Lindshmëri­a është ulur në mënyrë katastrofi­ke dhe emigrimi është shtuar. Për paralelizë­m, shikoni çmimet e shportës në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Çmimet atje janë më të ulëta se ne, arsyeja është qeveria. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë qenë në aktivitet zyrtar së bashku, prandaj nuk ishin në demonstrat­ë. Por ju e patë se gjithë Partia e Lirisë ishte në shesh. Ne kemi parlament anormal dhe prandaj nuk mund të shkojmë asgjëkund. Opozitës i është ndaluar që të hetojë se ku i çon paratë qeveria”, tha Vasili. Më tej, Petrit Vasili shtoi se Lulzim Basha tashmë duket qartë se mban anën e mazhorancë­s. Ai nënvizoi se opozita e vërtetë e vendit ishte në shesh duke protestuar. “Lulzim Basha është pjesë e mazhorancë­s, nuk ka lidhje me opozitën. Opozitën e patë në shesh. Për reformën zgjedhore, unë them që Enkelejd Alibeaj, që është aty, nuk është përfaqësue­s i opozitës. Grupet më të mëdha kanë autoritet përfaqësim­i për Reformën Zgjedhore. Por, mazhoranca fut duart dhe cakton se kush do ta përfaqësoj­ë opozitën. Ne si opozitë kemi bërë kallëzime të pafund. Edi Rama është bashkëfajt­ori për incenerato­rët dhe afera të tjera të mëdha. Opozita është denoncuesj­a më e madhe e gjitha aferave. Opozita e vërtetë është ajo që doli në shesh dhe meriton të përfaqësoh­et në Kuvend”,-u shpreh Vasili.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania