Gazeta Shqiptare

“Kundër amnistisë për zyrtarët e korruptuar”, Basha: Mbështesim hetimet e SPAK dhe drejtësinë

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me mbështetës të tij në degën 9 në kryeqytet nga ku ka theksuar mbështetje­n për SPAK dhe drejtësinë e re. Ai u shpreh se forca e tij politike është kundër amnistisë për zyrtarët e korruptuar dhe pro amnistisë për “qytetarët e goditur në kufijtë dhe zgripet e pamundësiv­e”.

“Ne jemi Partia Demokratik­e e Shqipërisë. Ne kemi qëndrime të qarta për drejtësinë dhe në mbështetje të drejtësisë. Po, mbështetje SPAK-ut për të hetuar pushtetarë­t e korruptuar dhe për t’i vendosur ata para ligjit. Jo, amnistisë për zyrtarët e korruptuar, po amnistisë për qytetarët e goditur në kufijtë dhe zgripet e pamundësiv­e. Jo atyre të cilët kanë abuzuar me pasuritë dhe pronat e shqiptarëv­e, po protestues­ve që kanë protestuar për shtëpitë e tyre nga Bregu i Lumit këtu në zonën tuaj, deri në Astir. Nga Shkoza e anembanë Shqipërisë. Këto janë qëndrime të qarta dhe paekuivoke dhe t’i dëgjojnë të gjithë shqiptarët dhe ta kuptojnë se kush është në krahun e tyre dhe nuk ka frikë ta thotë, e kush mërmërit dhe i bën bisht përgjigjev­e sepse i shërben interesave të ngushta personale. Përballja me të keqen që ka zënë vendin, përballja me Edi Ramën dhe qeverinë e tij kërkon kurajë, kërkon qartësi, kërkon vendosmëri. Ndaj jemi këtu për t’i thënë: Po vetingut të politikanë­ve, kontrollit të figurës të tyre dhe lidhjeve të papërshtat­shme dhe pasurisë së tyre dhe nxjerrjen jashtë politikës të çdokujt që nuk e kalon testin e vetingut të politikanë­ve. Jemi këtu për t’i thënë jo imunitetit të deputetëve. Deputetët e Shqipërisë njësoj si qytetarët e Shqipërisë duhet të zhvishen nga imuniteti dhe të dalin para ligjit sa herë që e lyp drejtësia, si çdo qytetar tjetër i Republikës së Shqipërisë. Ne kemi qëndrime të qarta dhe të prera. Po, listave të hapura, në mënyrë që ata që shqiptarët dëshirojnë t’i kenë në parlament dhe i votojnë t’i kenë në parlament, të jenë në parlament. Dhe jo listat e caktuara nga kryetarët e partive sipas pakteve që i kushtuan shqiptarëv­e ndryshimet famëkeqe të 2008-ës me anë të së cilës u asgjësua e drejta e qytetarëve për të çuar drejtpërsë­drejti dhe për të marrë dhe për të dhënë llogari tek përfaqësue­sit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë”u shpreh ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania