Gazeta Shqiptare

Arrestohet në Durrës ish-anëtari i bandës së Gaxhait/ Armando Sulejmani i dënuar për vrasje tentoi t’i ikte policisë

Kush është “Çipuri” që u shpëtoi dy atentateve në vitin 2016 dhe 2019 në Vlorë 48-vjeçari u la në “baltë” nga targat e vjedhura të makinës. Shpallet në kërkim bashkëpunë­tori 26-vjeçar, Lorenc Zeneli

-

Ish-anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë, Ar mando Sulejmani është arrestuar natën e së mërkurës në qytetin e Durrësit teksa po lëvizte me një makinë me targa të vjedhura. 48-vjeçari i njohur ndryshe si “Çipuri” po lëvizte me një automjet tip “Mercedez Benz” në zonën e Spitallës kur i është kërkuar nga forcat “Shqiponja” të ndalojë, por ai nuk i është bindur urdhrit, duke tentuar të largohet me shpejtësi. Ndërhyrja e shpejtë e bluve bënë të mundur vënien në pranga të Armando Sulejmanit, i dënuar më parë për vrasje. Pas verifikime­ve rezultoi se targat e makinës, me të cilin po lëvizte Sulejmani i përkisnin një “Land Rover” të i vjedhur në nëntor të vitit 2023 në Tiranë. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit tip “Mercedes Benz”, janë gjetur targat origjinale të këtij automjeti. Mësohet se Armando Sulejmani kishte lidhje të ngushta me Gëzim Sinomatin, i cili u ekzekutua me snajper në ballkonin e banesës së tij në Vlorë pak kohë më parë. “Çipuri” u ka shpëtuar disa atentateve që janë bërë ndaj tij ndër vite. Ndërkohë policia bëri me dije se është shpallur në kërkim një 26-vjeçari Lorenc Zeneli, pronar i automjetit që drejtonte 48vjeçari, i dyshuar si bashkëpunë­tor për vjedhjen e targave. Burime nga policia pohuan se makina me të cilën lëvizte “Çipuri” mund të përdorej për kryerjen e ngjarjeve kriminale ne zonën e Durrësit, por objektivi ende nuk dihet.

NJOFTIMI NJOFTIMI I I POLICISË POLICISË

Vijon zbatimi i masave të hartuara në kuadër të planit operaciona­l “Sundimi i ligjit”, për parandalim­in dhe goditjen e veprimtari­ve kriminale. Finalizohe­t operacioni

ARRESTIMI I “ÇIPURIT”

48-vjeçari i njohur me nofkën “Çipuri” po lëvizte me një automjet tip “Benz” me targa që rezultojnë të vjedhura nëntorin e vitit të shkuar në Tiranë. Ai nuk iu bind urdhrit të bluve për të ndaluar dhe tentoi të largohej me shpejtësi, por me pas është vënë në pranga. Pasi u ndalua “Çipurit” i janë gjetur në makinë targat origjinale të mjetit. Në kërkim është shpallur Lorenc Zeneli, pronar i automjetit që drejtonte 48-vjeçari, me të cilin dyshohet se ka vjedhur targat. Burime nga policia thanë se makina me të cilën lëvizte Sulejmani mund të përdorej për kryerjen e ngjarjeve kriminale ne zonën e Durrësit, por objektivi ende nuk dihet. policor i koduar “Zëvendësim­i”. Sekuestroh­et një automjet me targa të vjedhura, që dyshohet se do të përdorej për të kryer ngjarje kriminale. Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me targa të vjedhura, si rezultat i veprimeve të shpejta operaciona­le, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje.

Shpallet në kërkim një 26vjeçar, pronar i automjetit që drejtonte 48-vjeçari, i dyshuar si bashkëpunë­tor për vjedhjen e targave.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operaciona­le të kryera në zbatim të masave të hartuara në kuadër të planit operaciona­l “Sundimi i ligjit”, specialist­ët për Hetimin e Krimeve të Komisariat­it të Policisë Durrës, në bashkëpuni­m me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Durrës, bazuar në informacio­net e siguruara nga inteligjen­ca informativ­e, për një shtetas që qarkullont­e me një automjet me targa të vjedhura, që mund të përdorej për kryerjen e ngjarjeve kriminale, kanë organizuar

dhe finalizuar operacioni­n policor të koduar “Zëvendësim­i”, për kapjen e këtij shtetasi dhe sekuestrim­in e automjetit. Gjatë operacioni­t, në Spitallë, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin A.S., i cili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u kap shtetasi A.S. dhe u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Nga veprimet hetimore rezultoi se targat e automjetit tip “Mercedes Benz”, që drejtonte ky shtetas, ishin të vjedhura dhe i përkisnin një automjeti tip “Land Rover”, i vjedhur më datë 03.11.2023, në Tiranë. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit tip “Mercedes Benz”, janë gjetur targat origjinale të këtij automjeti.

Në përfundim të veprimeve të para procedural­e për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi A.S., 48 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vrasje. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L.Z., 26 vjeç, banues në Tiranë, pronar i automjetit që drejtonte

48-vjeçari, i dyshuar si bashkëpunë­tor në vjedhjen e automjetit tip “Land Rover”. Automjeti tip “Mercedes Benz”, targat e tij dhe targat e vjedhura u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale, bashkë me një kaçavidë dhe 3 celularë. Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

KUSH ËSHTË ARMANDO SULEJMANI

Ai është një personazh i njohur për Policinë, i dyshuar dhe akuzuar në disa ngjarje kriminale. Armando Sulejmani njihet si ish-anëtar i bandës së Gaxhait në Vlorë, një grup kriminal që veproi në qytetin e Vlorës gjatë vitit 1997, kur sundonte anarkia. Pjesëtarët e kësaj bande u akuzuan për krijim të grupit kriminal, mbajtje të mjeteve luftarake, vrasje, pengmarrje dhe gjobëvënie. Banda nën drejtimin e Gazmir Brakës ishte në luftë me bandën e Çoles në Vlorë. “Çipuri”, ishte shpallur në kërkim më herët, megjithatë, ai kishte gjetur forma për të qarkulluar i maskuar në qytete të ndryshme

të vendit. Në vitin 2002, ai u dënua me 20 vite burg duke u akuzuar për vrasje, por edhe për pjesëmarrj­e në bandën e Gaxhait. Po ashtu dyshohet se 48-vjeçari ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj Ferdinand Llanajt dhe Inez Hajrullas. Për këtë të fundit, në vitin 2019, mes katër personave të arrestuar me vendim të gjykatës së Vlorës ishte edhe Daut Elmazi, që sipas burimeve të policisë është nipi i Armando Sulejmanit. SPAK ka dyshime se Elmazi ishte në kontakt me pjesëtarët e klanit kriminal të drejtuar nga Leonard Duka, për të vëzhguar lëvizjet e Ervis Martinaj, të cilin e kishin vënë në shënjestër për ta vrarë. Armando Sulejmani i ka shpëtuar dy atentateve. Ai mbeti i plagosur në vitin 2016 në hyrje të pallatit ku banonte në Vlorë, pasi u qëllua nga dy persona. Po ashtu u plagos edhe në një atentat në 17 shkurt të vitit 2019 në zonën e “Ujit të Ftohtë” po në Vlorë ku mbetën të vrarë kunati i tij Orest Rexho dhe shoku i tij Arjan Hasani. Në atë kohë nga policia konfirmoi se objektiv ishte pikërisht “Çipuri”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania