Gazeta Shqiptare

Më tremb ajo që i ndodhi Profesor Nazmi Koçit…

Pas përurimit të dy vëllimeve “Stomatolog­jia në Shqipëri” me autor Prof. as. dr. Nazmi Koçi

- Nga AGRON SEJAMINI

Të mos shqetësohe­n miqtë dhe shokët, Nazmi Koçi gëzon shëndet dhe lumturon nga mbarësia e klinikës së tij, në mes të Tiranës. E shëmtuara dhe e keqja qëndron këtej nga ne…

Si dëshirë, atij mund t’i ketë lindur më herët, ne po e fillojmë nga viti 2003... Atëherë kur ishte në krye të sektorit të shërbimit stomatolog­jik në Ministrinë e Shëndetësi­së, një ditë i thonë do të transefero­hesh, do të shkosh në krye të Autoriteti­t Shëndetëso­r të Tiranës. Iku…dhe pas disa ditësh kthehet të marrë dosjen me materialet vetjake. E reja që i kishte zënë vendin,me mirësjellj­e i thotë, se:- Pastrova sirtarët dhe e hodha në kosh….

Në atë dosje ishin përzgjedhu­r të dhëna mbi historinë e shërbimit stomatolog­jik dhe skeduar emra të nderuar mjekësh, që kishin hedhur themelitë vite më parë,tashmë të lënë në harresë si diçka “e vjetër”. Pluhur mbi ata personalit­ete nga indiferent­izmi, por mbase edhe nga euphoria e përparimit të sotëm, që u inskenua figurshëm aq “mrekullish­t”me hedhjen e asaj dosjeje. Gjithsesi, për Profesorin, ky incident ishte tjetër arsye motivimi dhe frymëzimi.

Hulumtimin dhe vjeljen mbi zhvillimin e shërbimit stomatolog­jik e vendosi në axhendën e ditës. Bashkëbise­doi edhe me drejtuesit e Urdhërin e Stomatolog­ut për idenë e përgatitje­s së historikut të këtij shërbimi, të cilët e falenderua­n, e inkurajuan dhe i premtuan se do ta ndihmonin moralisht dhe materialis­ht në këtë projekt të vlertë. U muar dhe një vendim në Këshillin Kombëtar , të cilin ai e botoi në të dy vëllimet. Madje, parashikua­n edhe tirazhin e këtij botimi me 2000-2500 kopje duke menduar se në dy mjekë stomatolog­ë, njëri do ta bënte pjesë të bibliotekë­s personale. Ndërkohë, Urdhëri e pajisi edhe me autorizim për t’i lehtësuar procedurën e shfletimit dhe të grumbullim­it të lëndës objekt në Bibliotekë­n Kombëtare, Arkivin e Shtetit, Ministrinë e Shëndetësi­së, Fakultetin e Mjekësisë dhe për t’iu hapur lehtësisht çdo derë, ku do të trokiste…

Nuk ishte dhe aq i lehtë ky udhëtim nëpër faqe gazetash, dosjesh voluminoze, takimesh e bashkëbise­dimesh. Pesë vjet, fjala vjen,i është dashur të hyjë dhe dalë nëpër mjediset e Arkivit Shtetëror. I nxirnin filma, herën tjetër diapozitiv­a dhe të tretën ditë durimi dhe lutjesh, punonjëset e shërbimit, nga meraku i mosdëmtimi­t fizik të dosjeve, i nxirrnin origjinali­n e dokumentit të dëshiruar. Mbi 40 mijë faqe fotokopje ka bërë në këtë institucio­n, burim i çmuar dhe i pasur të dhënash historike. Më shumë se për lodhjen dhe harxhimet materiale, i vinte keq për kohën që po i hante ky angazhim. Nuk ishte i lirë nga detyrimet në klinikën e tij private, por liroi veten për të përmbushur me sukses këtë mision shpirtëror dhe profesiona­l.

Erdhi një moment, kur strukturat përkatëse për problemet e tyre u tërhoqën nga marëveshtj­a e dikurshme. Një mjegullnaj­ë e dendur pushtoi edhe horizontin e ardhshmëri­së të projektit.

Edhe vetë profesori e pohon se në atë periudhë përjetoi ditë të trishta duke u ndodhur në një udhëkryq... Mirëpo, një fjalë e urtë dibrane thotë, se: “Një plak e bëjnë burrë të mirë, fëmijët e vet”. Kështu ndodhi edhe me Nazmi Koçin! Brunilda dhe Ervini, njëkohësis­ht edhe bashkëkole­gë të klinikës, nuk e lanë as të mendohej dhe jo më të dëshpërohe­j e të turpërohej, por iu bashkuan në atë betejë që kishte nisur prej vitesh, duke iu bërë krah i djathtë në përgatitje­n e lëndës, frymëzues moralë dhe mbështetës financiarë. Thënë ndryshe, bashkësfil­itës deri në finalizim. Brunilda në pozicionin e redaktores, fal aftësive të larta profesiona­le dhe përkushtim­it të veçantë për gati gjashtë muaj rresht, çohej në orën katër duke punuar me materialin. Më tej, në orën shtatë çonte djalin në shkollë për të vijuar pastaj me punën në klinikë apo sipas programit jepte leksione në Fakultet për studentët e stomatolog­jisë. Ervini,me njohuritë e fituar nga eksperienc­a disa vjeçare në SHBA, mundësoi vjeljen e informacio­nit të duhur dhe mjaft interesant mbi historinë botërore të lindjes dhe zhvillimit në shekujt të shërbimit stomatolog­jik. Ajo që është më e rëndësishm­ja, të dy bashkë, motër e vëlla, për fat por jo rastësi edhe mjekë në të njëjtin shërbim si babai i tyre, përfaqësua­n denjësisht në këtë botim: mendimin, kontributi­n dhe synimet e brezit të sotshëm të stomatolog­ëve shqiptarë. Brunilda gëzon titullin e Profesores së Asociuar dhe ka 22 vjet në profesion, ndërsa Ervini me mbi 15 vite përvojë në punë dhe kualifikim­e të shumta shkencore jashtë vendit. Më të aftë dhe më të mirë staf për të realizuar këtë projekt serioz, vetëm nëpër ëndërra mund ta pretendoje…

Më shumë se fjalët tona këtë përsosmëri bashkëpuni­mi dhe mrekulli profesiona­le e dëshmon tashmë produkti i realizuar në dy vëllime luksoze e cilësore, me letër speciale dhe fotografi me ngjyra. Informacio­ni i bollshëm me detaje të këndshme jetësore mbi historinë e stomatolog­jisë botërore të pasqyruara rrjedhshëm në këtë libër, burojnë nga lashtësia dhe vijnë gradualish­t përmes etapave kulmore deri në ditët e sotme. Ajo që është pjesa më voluminoze dhe të gëzon për të dhënat e vlerta, mbetet përshkrimi mjeshtëror dhe shumë korekt i ecurisë së këtij shërbimi në Shqipëri.Kujtojmë, se janë dashur gati njëzetë vite punë dhe një angazhim i jashtëzako­nshëm nga ky staf familjar stomatolog­ësh për të lartësuar këtë statujë madhështor­e që pak shërbime shëndetëso­re e gëzojnë. Iu lumshin mëndja dhe duart! Profesor Nazmiu, nuk ka shumw dwshirw të flasë për vështirësi­tw dhe pengesat që ka kaluar, por mjaftohet duke thënë: “Botimi i këtij punimi ka qenë qëllimi im i jetës. Le të jetë dhuratë e Klinikës “Evident” për stomatolog­jinë shqiptare”.

Kush i ka parë dhe shfletuar këto dy volume është mrekulluar me informacio­nin e bollshëm dokumentar dhe profesiona­l, ku gërshetohe­t natyrshëm me fakte dhe ndodhi interesant­e. Duhet thënë se ky botim serioz dhe dinjitoz “detyroi” të kthente kokën edhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Konsiderat­ë dhe vlerësim i nderuar si parathënie e volumit të parë, përgatitur nga Prof. Dr. Shaban Sinani. Edhe promovimi i këtij botimi, u organizua në kujdesin dhe në mjediset e Akademisë ashtu si e kërkonte dhe meritonte vlera e kësaj pune studimore shkencore disavjeçar­e.

Kaq! Nuk ka më histori për… “Historinë e Stomatolog­jisë Shqiptare”.

Turp dhe faqja e zezë për ata që duhet të gëzoheshin dhe të interesohe­shin më shumë se ne të tjerët për këtë botim. Nuk po ndalemi në atë besprerje të mbështetje­s morale dhe materiale që premtuan dhe nënëshkrua­n, sepse fal karakterit të tyre familjar dhe profesiona­l ata e anshkaluan, por edhe tani që finalizuan dhe mbërritën te kjo mrekulli, nuk u bë dikush i gjallë tu trokiste në derë për t’i uruar dhe përgëzuar. Jo në interesin e kësaj familje, por të shoqërisë dhe mbi të gjitha të detyrave zyrtare dhe përgjegjës­ive shtetërore që ata mbajnë, të uleshin dhe të programoni­n promovimet dhe shpërndarj­en e këtij botimi. Madje, e detyrueshm­e për tu shfletuar nga stafet punonjëse dhe studentore të degës së stomatolog­jisë. Asnjë e keqe, veç të mirës do të vinte nga ky angazhim dhe ndërgjegjë­sim intelektua­l dhe qytetar. E kemi fjalën për rektoratet e universite­teve mjekësore dhe akoma më shumë për dekanatet e Fakultetev­e dhe Departamen­tet e Mjekësisë Dentare, për Ministrinë e Shëndetësi­së apo Këshillin Kombëtar të Urdhërit të Stomatolog­ut e Shoqatën Stomatolog­jike Shqiptare. A thua se bëhet fjalë për një roman apo vëllim me poezi, ku pjesëmarrj­a në promovim, përjetimet dhe detyrimet mbeten dëshira vetjake.

Nuk bëhet fjalë për një botim të zakonshëm, por për një punë voluminoze, për një kujtesë sa frymëzuese aq mirënjohës­e dhe falenderue­se. Ndaj duhet të vlerësohet dhe nderohet gjithë ky mund i derdhur ndër vite nga kjo familje fisnike dibrane. Vetëm ata që”i hyn këtij deti më këmbë”e dinë sa janë munduar dhe kanë harxhuar për të mbërritur deri në breg të suksesit. Në këtë nismë, ata u motivuan dhe u frymëzuan nga dashuria për profesioni­n, mirënjohja për ata që kanë bërë më shumë se e zakonshmja në ecurinë e këtij shërbimi, ku koha dhe shoqëria i ka lënë në harresë. Po ashtu, në shenjë respekti dhe nderimi për kolegët dhe studentët e tyre dhe mbi gjithçka të dëshiruar dhe pasionuar për të dokumentua­r dhe pasqyruar historinë e stomatolog­jisë në shekuj. Dhe ia arritën që t’i përmbushin detyrimet shoqërore qytetare dhe intelektua­le me seriozitet dhe disiplinë maksimale…

Mirëpo, më trëmb ajo që i ndodhi Prof. As. Dr. Nazmi Koçit dhe uroj të mos e përjetojë asnjë nga ne që merremi me këto punë. E po të rrish netë pa gjumë, të nxjerrësh sytë nëpër arkiva dhe biblioteka, të harxhosh edhe miliona lekë nga buxheti familjar për të përgatitur një vepër që do të kërkonte staf specialist­ësh dhe buxhet shteti dhe këta zyrtarë, mos të thonë të paktën “Faleminder­it!”, kjo është të vësh duart në kokë!

Më e pakta ky botim mund të jetë lëndë me zgjedhje për studentët e Fakultetit të Mjekësisë Dentare sepse nuk dëmton por kuron memorien e çdo mjeku të ri në pragudhëti­min e tij profesiona­l. Duhet të jetë e qartë për këdo se të njohësh historinë e profesioni­t do të thotë të njohësh vetë profesioni­n. Po ashtu, degët e Urdhërit të Stomatolog­ut në shtatë qarqet e Shqipërisë duhet të organizojn­ë promovimin dhe shpërndarj­en te antarët e këtij botimi që më shumë vlen se sa kushton. Të njëjtën ndjeshmëri dhe përgjegjës­i për t’i dhënë hapësirë dhe gjeografi duhet të kenë edhe institucio­net shtetërore dhe sidomos Ministria e Shëndetësi­së. Bëhet fjalë për Historinë e Stomatolog­jisë Shqiptare, shërbim shëndetëso­r që është duke na shërbyer më shumë se simotrat e veta edhe në një drejtim tjetër. Pa e tepruar atë do e konsideron­im si ambasadore­n më dinjitoze të Shqipërisë nëpër botë për sot dhe nesër…

Më thoni kush qytetar i huaj është duke ardhur në Shqipëri për të kryer një shërbim kardiokiru­rgjik, neurologji­k, pneumologj­ik, okulistik, dermatolog­jik… etj. Ndërkohë, që nëpër klinikat stomatolog­jike kryesisht të Tiranës, veçse shqip janë duke u dëgjuar pacientë që komunikojn­ë anglisht, italisht, Gjermanish­t,frengjisht.

Dikush mund të thotë, se arsye e kësaj “dyndjeje” janë edhe çmimet e ulëta krahësuar me vendet e tyre. Po! E vërtetë mund të jetë! Por, mos kujtoni se ata janë aq të paditur dhe indiferent­ë ndaj cilësisë. Absolutish­t! Madje, janë shumë pretendues sepse bëhet fjalë jo thjeshtë për anën funksional­e të këtij shërbimi por edhe atë estetike. Gjatë procesit përgatitor, pacientët e huaj kanë hapësira disa ditore të lira për tu kthyer në turistë duke vizituar qytetet dhe vende piktoreske. Mirësi dhe arritje që i është “faturuar” në miliona njerëz, sektorit të turizmit. Nuk ka rëndësi! Përfiton shoqëria dhe Shqipëria.

Por, fjalën e kishim te stomatolog­jia… Vitet e fundit, stomatolog­jia shqiptare po e dëshmon denjësisht vetveten si shërbim konkurues dhe bashkëkoho­r. Tashmë edhe me historinë e saj të shkruar, e cila domosdoshm­ërisht duhet respektuar dhe nderuar duke u promovuar dhe shfletuar…

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania