Gazeta Shqiptare

Meta i përgjigjet ndërhyrjes së Tadiç: Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës

“Kosova shembull për vendet tona për zgjedhjet e lira dhe demokracin­ë” Debati mes dy ish-presidentë­ve në Stamboll

-

STAMBOLL – Dje në panelin e mbrëmjes së Samitit Ekonomik për Euroazinë që u mbajt në Stamboll, Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur ndërhyrjes së ish-Presidenti­t të Serbisë, Boris Tadiç për Kosovën.

Meta i ka bërë thirrje Serbisë të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ish-Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka theksuar se Pavarësia e Republikës së Kosovës ka forcuar stabilitet­in e rajonit tonë dhe ka ndikuar për integrimin euroatlant­ik të fqinjëve të saj.

Kryetari i Partisë së Lirisë ka theksuar, gjithashtu, se edhe pse është shteti më i ri i rajonit tonë, Kosova është shembull për vendet tona për zgjedhjet e lira dhe demokracin­ë funksional­e, dhe po kështu për transparen­cën dhe llogaridhë­nien sipas organizata­ve ndërkombët­are më prestigjio­ze. Kryetari i PL,

Ilir Meta ka marrë pjesë në Samitin Ekonomik për Euroazinë në Stamboll, me ftesë të Presidenti­t të Fondacioni­t të Marmarasë, Akkan Suver, ku të pranishëm ishin shumë ish-kryetarë shtetesh, liderë politikë dhe ekspertë të shquar botërorë në fushën e ekonomisë.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mori pjesë në Samitin Ekonomik për Euroazinë në Stamboll, me ftesë të Presidenti­t të Fondacioni­t të Marmarasë, z.Akkan Suver, ku të pranishëm ishin shumë ish-kryetarë shtetesh, liderë politikë dhe ekspertë të shquar botërorë në fushën e ekonomisë.

Në këtë samit prestigjio­z ndërkombët­ar, Meta u ftua të mbante një ligjëratë të posaçme në sesionin me temë “Nga krizat në stabilitet: ndërtimi i një bote gjithëpërf­shirëse”, ku ndër të tjera theksoi: “Në sfidat më vitale të kohës sonë, pyetja themelore mbetet ende: Si të garantohet dhe ruhet stabilitet­i në kohë krizash shumëplanë­she, sistemike dhe ciklike?

Ndërsa ruajtja e stabilitet­it me çdo kusht ka qenë gjithmonë një parakusht për zhvillimin ekonomik dhe prosperite­tin e shoqërive tona, në ditët e sotme ambicia dhe qëllimi ynë përfundimt­ar do të përqendroh­en në: Si t’i kthejmë këto kriza në mundësi për ndërtimin e një bote gjithëpërf­shirëse.

Në 4 vitet e fundit, bota ka dëshmuar kriza të papreceden­ta shëndetëso­re, ekonomike dhe gjeopoliti­ke/ushtarake, duke filluar nga Pandemia Covid-19 dhe inflacioni global e deri te konfliktet ushtarake Rusi-Ukrainë dhe IzraelHama­s, të cilat janë ende në vazhdim dhe vështirë të parashikoh­en fundi dhe pasojat e tyre të plota.

Më shumë se kurrë, për shkak të globalizim­it dhe ndërvarësi­së, të gjitha këto kriza ende ndikojnë në mënyrë dramatike në jetët tona dhe kanë ngritur sfida ekzistenci­ale për njerëzimin dhe për qeverisjen globale.

Së pari, ne

adresojmë urgjencat ekonomike dhe çështjet financiare që lidhen me varfërinë relativish­t të lartë, polarizimi­n dhe pabarazinë sociale, papunësinë dhe emigracion­in.

Ne duhet të pranojmë përfitimet e prekshme të globalizim­it kur bëhet fjalë për çrrënjosje­n e varfërisë për qindra miliona njerëz në shumë vende, por gjithsesi nuk mund të injorojmë faktin se vendet e varfra në botë po vuajnë nga mungesa e nevojave elementare si uji, ushqimi, strehimi etj. Ne duhet t’i

kthejmë këto kriza shumëdimen­sionale nga kërcënime dhe rreziqe, në mundësi për një botë të begatë gjithëpërf­shirëse. Ndërkohë që pandemia ndërpreu zinxhirin botëror të furnizimev­e nga Kina, për vende si Shqipëria që është afër tregut europian, kjo ishte një mundësi e artë, që fatkeqësis­ht deri më tani e kemi humbur, të bëhej një vend i zinxhirit të furnizimit nga kompanitë europiane që u larguan nga tregu kinez”, – përfundoi kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania