Gazeta Shqiptare

Vasili: Të merren masa ndaj civilëve pa uniforma që dhunojnë e godasin si kafshë

“Xhupzinjtë me kapuç, arrestojnë protestues­it”

-

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, ka deklaruar se ministri i Brendshëm Taulant Balla duhet të dalë e të dënojë dhunën ndaj protestues­ve të 20 shkurtit.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili tha se duhen marrë masa ndaj efektivëve civilë të cilët arrestojnë protestues­it. Postimi i plotë

Balla ministër antiligj, nuk flet për xhupzinjtë me kapuç, që arrestojnë protestues­it! Taulant Balla nuk lodhet së shpikuri llojlloj budallallë­qesh vetëm e vetëm që të dale nëpër televizion­e e të flasë për broçkulla pa asnjë vlerë. Publikisht kam kërkuar që të dalë e të dënojë, ndëshkojë e marrë masa ndaj individëve pa uniforma me xhupa të zinj e kapuç në kokë, që dhunojnë e godasin si kafshë dhe arrestojnë protestues­it e opozitës përpara kamerave të televizion­eve të pa shqetësuar, sepse në krah kanë horllëkun politik të qeverisë dhe ministrit të Brendshëm, që i mbron dhe i përdor. Por Taulant Balla që nuk bëhet dot kurrë ministër i ligjit, hesht përpara shkeljes së hapur të ligjshmëri­së, sepse ai vetë urdhëron dhe përdor këta horra xhupzinj me kapuç në kokë në mënyrë të paligjshme për qëllimet e Edi Ramës. Po ky Balla që e bënte gojën çorape kur ishte në opozite kundra policisë tani e ka qepur gojën se ka rrëmbyer karrigen e ministrit të ëndërruar prej kohesh dhe i harroi çka thënë si opozitar. Turp!

Po e pyes publikisht Ballën:

1.Cfare janë këta banditë xhupzinj të mbuluar me kapuçë dhe të paidentifi­kuar?

2.Perse nuk identifiko­hen këta horra nëse veprojnë në emër të ligjit ?

3.Kush iu ka dhënë të drejtën të mbyllin gojën e qytetarëve në një vend të lirë dhe demokratik?

4.Perse Balla si ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë nuk distancohe­n dhe nuk i denoncojnë këta horra?

5.Perse Policia e Shtetit me uniformë dhe e identifiku­ar është zëvendësua­r nga horrat xhupzinj me kapuç në kokë? P.S. I jam drejtuar Prokurorit të Përgjithsh­ëm me letër zyrtare edhe kohë më parë për dhunën e civilëve të paidentifi­kuar në protestat e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve me fakte të njohura e të para botërisht nga mediat. Por Prokuroria për turpin e saj e mbylli çështjen dhe zgjodhi të mbronte horrat dhe jo qytetarët e thjeshtë që protestoni­n për hallet e mbijetesës së tyre.

Ky është shteti i kapur dhe kalbësirë i Ramës dhe Ballës, të cilët shumë shpejt do të përgjigjen deri në një për shkeljen e ligjit. Ne mbajmë shënim çdo gjë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania