Gazeta Shqiptare

Mashtronte qytetarët përmes aplikacion­it “Booking”, ndalohet 42-vjeçari në Tiranë

-

TIRANË - Një 42-vjeçar është ndaluar në Tiranë, pasi mashtronte qytetarët përmes aplikacion­it Booking. I arrestuari F.A., 42 vjeç, banues në Vlorë nëpërmjet ndërhyrjev­e në sistemet kompjuteri­ke ka mundur të depërtojë në sistemin e aplikacion­it “Booking”, të një hoteli në Tiranë, duke marrë në posedim të dhënat e klientëve. Më pas ai u dërgonte e-mail, duke i mashtruar online, për të përfituar shuma të ndryshme parash prej tyre. Sipas policisë, vijon puna për identifiki­min e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. “Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetik­e finalizon pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacioni­n policor “Man in the middle”. Ndërhynte në sistemet kompjuteri­ke të aplikacion­it Booking, duke mashtruar shtetas të ndryshëm, për të përftuar shuma parash, vihet në pranga 42-vjeçari. Specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimev­e Kibernetik­e, në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetik­e, në vijim të punës për goditjen e veprimtari­ve kriminale në fushën e krimeve kibernetik­e, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni­n policor të koduar “Man in the middle”. Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi F. A., 42 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas, nëpërmjet ndërhyrjev­e në sistemet kompjuteri­ke, ka mundur të depërtojë në sistemin e aplikacion­it “Booking”, të një hoteli në Tiranë, duke marrë në posedim të dhënat e klientëve. Më pas u dërgonte e-mail, duke i mashtruar online, për të përfituar shuma të ndryshme parash prej tyre. Vijon puna për identifiki­min e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë, materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuteri­k’, “Falsifikim­i kompjuteri­k” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuteri­ke”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania