Gazeta Shqiptare

RRETHI RRETHI VICIOZ VICIOZ I I DHUNËS DHUNËS

-

Denada Shpuza, drejtuese e Qendrës Sociale “Hapa të lehtë” në Shkodër i tha BIRN se pavarësish­t punës së bërë për të ndihmuar gratë e dhunuara, burokracia dhe mungesa e vëmendjes vazhdon të mbajë shumë prej tyre në rrethin vicioz të dhunës. “E thënë shkurt, viktimat e dhunës nuk trajtohen si raste emergjente, ndaj për to është e vështirë shkëputja nga rrethi vicioz”,- thotë Shpuza. gjerësi 1.6 m që u vendos në hollin e Bashkisë Shkodër për të përkujtuar 20 vjetorin e organizatë­s. Vepra ka të qëndisura inicialet e 2783 grave dhe vajzave që kanë kërkuar ndihmë ndaj dhunës gjatë këtyre 20 viteve. 8 gra dhe vajza, ndër të cilat janë përfshirë dhe viktima të dhunës, kanë punuar për realizimin e këtij instalacio­ni në mënyrë vullnetare për 3 muaj, plot 460 orë pune. Kjo përpjekje ndërgjegjë­suese ashtu edhe si shumë të tjera para saj dhe ndihma e ofruar nga organizata­t kundër dhunës ndaj grave, nuk duket se e kanë zbutur situatën. Shpuza i tha BIRN se janari i këtij viti filloi me shifra të larta të dhunës. Sipas saj, vetëm në muajin janar pranë organizatë­s ka pasur 12 denoncime për dhunë në familje dhe vetëm 2 nga këto raste janë pajisur me urdhër mbrojtjeje. Pavarësish­t përmirësim­eve në sistemin që duhet të mbrojë gratë, Shpuza ankohet se ndihma që ofrohet nga shërbimet sociale dhe organizata­t që kanë fokus mbrojtjen e viktimave të dhunës është e ngadaltë për shkak të burokraciv­e. Urdhri i mbrojtjes është vetëm një vit dhe shoqërohet me një pagesë modeste, por tashmë dhunuesit janë më të informuar dhe e apelojnë vendimin në gjykatë. “Gjykata e Apelit Shkodër është zhvendosur në Tiranë dhe kjo bën që viktimat e dhunës të mos kenë mundësi financiare për të ndjekur procesin dhe kjo bën që të humbasin këtë të drejtë”, thotë ajo. Sipas saj, viktimat e dhunës në familje në Shkodër kanë mundësi për të përfituar një vit nga bonusi i qirave, por edhe këtu ka një ngërç, pasi nëse kërkesa depozitohe­t në muajin shkurt ose muajt pasardhës, duhet pritur një vit tjetër kalendarik për të marrë miratimin në këshillin bashkiak. Shpuza ankohet edhe për policinë, e cila kërkon që denoncuesj­a të ketë shenja të dukshme dhunë për të lëshuar një urdhër mbrojtje. “Kjo është absurde, pasi dhuna është në forma të ndryshme dhe e them me dhimbje që dhunuesit janë sofistikua­r, pasi kam asistuar raste ku viktimat kishin dëmtime të gjymtyrëve, por që nuk kishte shenja të dukshme dhune”,- thotë Shpuza.

DIVORCI SI PASOJË E DHUNËS

Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Shkodër gjatë vitit 2023 ka shqyrtuar gjithsej 195 kërkesa për urdhra mbrojtje dhe urdhra të menjëhersh­ëm mbrojtje. Nga këto raste, 48 janë dërguar për ndjekje penale dhe janë dënuar për ushtrim dhune në familje. Edhe policia thotë se rastet janë gjithmonë të pranishme.

“Rastet e raportuara/denoncimet për veprën penale “Dhuna në familje” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër për periudhën janar-dhjetor 2023 janë 66 raste, nga këto kemi 41 persona të arrestuar dhe 25 që ndiqen në gjendje të lirë,” thuhet në përgjigjen me shkrim të policisë. Avokatja Edlira Bylo, e cila trajton më shumë çështjet e dhunës në familje, pohon për BIRN se qarku i Shkodrës ka një rritje të kërkesave për divorc. Sipas saj nëse arsyet për divorc do të ndaheshin, 80% e rasteve janë viktima të dhunës në marrëdhëni­et familjare edhe kur nuk deklarohen në kërkesë padi.

Avokatja Edlira Bylo, duke theksuar lidhjen midis kërkesave për divorc dhe dhunës në marrëdhëni­et familjare, hedh dritë mbi një realitet kompleks, ku faktorë si emancipimi i gruas dhe ndryshimet në shoqëri kontribuoj­në në zhvillimin e këtij fenomeni.

“Si avokate në mbrojtje të viktimave, konstatoj që dhuna, jo vetëm është një fenomen që shoqëron paditë që formulojmë prej vitesh, por shënon dhe një tendencë gjithmonë në rritje,” thekson ajo.

BASHKITË PERIFERIKE PA BUXHET

Në territorin e Bashkisë së Shkodrës, që nga viti 2015, është krijuar dhe vënë në funksion strehëza për rastet emergjente të dhunës me bazë gjinore. Strehëza menaxhohet në bashkëpuni­m me organizatë­n “Gruaja tek Gruaja”, por koha e qëndrimit atje është vetëm 72 orë. Në Shkodër ndodhet gjithashtu strehëza afatgjatë e trajtimit të rasteve të dhunës në familje e organizatë­s “Papa Giovanni XXIII”, por kapacitete­t aty janë të kufizuara. Bashkia e Shkodrës nga ana e saj ka krijuar dhe vënë në funksion Qendrat Komunitare “Për Familjen”. Aktualisht janë në funksion 12 qendra, 7 në zonën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania