Gazeta Shqiptare

Deputeti demokrat denoncon: Kryetarja e Bashkisë Roskovec i hap tender vetes

“55 milionë lekë për një makinë”

-

Milioneres në fjalë nuk i mjaftojnë bizneset që ka në administri­m, gjobat që vë apo korrupsion­i që bën më Bashki, por ajo i hap tender vetes së saj për një makinë të rehatshme me vlerë 55 milionë lekë. Zonja në fjalë ka firmosur urdhrin për ngritjen e komisionit të llogaritje­s të fondit limit dhe specifikim­eve teknike, i cili ka dalë në një vendim në datën 14 shtator dhe ka vendosur specifikim­etepara,sipastëcil­avemakina duhet të ishte e zezë ose ngjyrë gri e zënë, dhe kërkesat për luksin ishin vetëm për sediljet e lëkurës. Ndërsa në tenderin ehapurmë6n­ëntor,kërkesatdh­e specifikim­et teknike të grupit të prokurimit rriten. Më saktë ekzagjeroh­en duke kërkuar sedilje lëkure plus tapiceri lëkure, ngrohje dhe ftohje të ulëseve, pasqyra elektrike, xhama të zinj origjinal fabrike, opsionin ‘start-stop’ të motorit, klimë bizonale, por dhe kompjuter bordi, Navi dhe Bluetooth. Cili banor i Roskovecit nuk do e donte një makinë të tillë? Pasi kujtojmë zonja Bufi këtë makinë luksi e merr me paratë e banorëve të varfër të Roskovecit. Duket se e ka pasion vjedhjen pasi nuk ndalet në abuzimin e vazhdueshë­m me taksat e qytetarëve dhe arrogancën e saj në krye të Bashkisë. Roskoveci ndodhet në një kohë kur ka borxhe të shumta si bashki dhe me qytetarëve të shumtë pa përkrahje sociale. Së fundmi kjo bashki me mentalitet­in e partisë ‘Vidh ç’të gjesh përpara se drejtësinë e kemi ne’, ka rrëmbyer miliona para nga taksapague­sit e Roskovecit jo për të bërë ndonjë rrugë apo ndonjë shkollë por për të blerë një veturë luksoze të jashtëzako­nshme që do ta kishte zili çdo kryebashki­ak i vendit tonë. Qytetarët i paguajnë taksat për investime në zonën e tyre dhe jo për dashurinë e shfrenuar të Bufit për jetën luksoze. Partia Demokratik­e i bën thirrje organeve ligjzbatue­se të marrin nën hetim urgjent Kryetaren e Bashkisë si dhe Këshillin Bashkiak për të rikthyer fondet e bashkisë në shërbim të qytetarëve dhe jo për të blerë bashkia makina luksi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania