Gazeta Shqiptare

Operacioni “Tempulli 2”/ Shisnin drogë në afërsi të shkollave, prangosen 2 të rinj dhe 2 të tjerë vihen nën hetim

-

TIRANË - Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës në vijim të operacioni­t të koduar “Tempulli 2”, ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht. Policia bëri dje me dije se personat përgatisni­n dhe më pas shisnin në doza lëndën narkotike në afërsi të shkollave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n doza me lënde narkotike kanabis, gati për shitje, shuma parash të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm, dhe dy grirëse për lëndën narkotike. “Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Nr.1, dhe shërbimet e Komisariat­it të Policisë Nr.3, në vijim të veprimeve intensive operaciona­le të kryera në kuadër të megaoperac­ionit policor mbarëkombë­tar, antidrogë, të koduar “Tempulli 2”, pasi kanë siguruar informacio­ne se disa shtetas shisnin lëndë narkotike kanabis, në doza, në afërsi të një shkolle në rrugën “Ismail Qemali”, dhe në zonën “Don Bosko”, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjës­isë penale.

Si rezultat i kontrollev­e të ushtruara: Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Nr.1, në afërsi të një shkolle në rrugën “Ismail Qemali”, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit E.K., 21 vjeç, dhe S.Sh., 23 vjeç. Gjithashtu proceduan penalisht shtetasit H.P., 21 vjeç, dhe R.D., 20 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Nga verifikime­t e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndanin në doza, të cilat i shisnin në afërsi të një shkolle, në rrugën “Ismail Qemali”. Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Nr.3, në “Don Bosko”, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit O.Sh., 30 vjeç, dhe M.H., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nga verifikime­t e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndanin në doza, të cilat i shisnin në zonën “Don Bosko”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n doza me lënde narkotike kanabis, gati për shitje, shuma parash të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm, dhe dy grirëse për lëndën narkotike”, njoftoi policia. Ndërkohë, materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedural­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania