Gazeta Shqiptare

Gjykatësi anglez i çuditur me të rinjtë: Kam vizituar 3 herë Shqipërinë e bukur dhe mahnitëse, pse erdhët këtu si shitës kokaine

Gjykoi 3 shqiptarë në të njëjtën ditë/ Ja dënimet që dha për emigrantët e paligjshëm

-

BRITANI E MADHE

Një gjyqtar që e ka viz ituar Shqipërinë tre herë ka shprehur çudinë me shumë nga shqiptarët që braktisin një vend kaq të bukur dhe mahnitës për të shkuar ilegalisht dhe shitur drogë në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjyqtari Ian Lawrie King’s Counsel, regjistrue­si i Gjykatës së Gloucester Croën, komentet i bëri gjatë një dite të ngarkuar kur i ra të merrej me tre raste të veçanta të emigrantëv­e të paligjshëm shqiptarë që po gjykoheshi­n për shpërndarj­e droge. Një përkthyes shqiptar ishte i zënë gjatë gjithë ditës në gjykatë duke përkthyer për tre shkelësit që kishin furnizuar me kokainë në pjesë të ndryshme të Gloucester­shire. Duke dënuar të fundit prej tyre, Erijon Melanin, me 20 muaj burgim për furnizim kokaine në Cheltenham, gjyqtari i tha atij “Kam qenë në vendin tuaj tre herë në 40 vitet e fundit. Është një vend shumë i bukur. E di që ka problemet e veta – por ka më pak probleme sesa kur e vizitova për herë të fundit. Është një vend mahnitës me njerëz mahnitës – dhe ushqimi ishte i mirë – kështu që pse doni të vini këtu nuk e kuptoj.”

Gjykatësi i tha Melanit se pasi të kryente gjysmën e dënimit të tij, ai do të deportohej në Shqipëri. Pasi Melani kishte lënë bankën e të akuzuarve për t’u dërguar përsëri në qeli, gjyqtari shtoi: ‘Nuk e di pse Shqipëria nuk është një atraksion më i madh turistik. Plazhe fantastike dhe male të bukura.’

Melani, 24 vjeç, pa adresë fikse, u deklarua fajtor për posedim kokaine me qëllim furnizimin në Cheltenham më 17 janar të këtij viti dhe përvetësim/përdorim/ posedim të pronës kriminale. Prokurorja Rhianna Fricker tha se policia ndoqi një mjet tip “Vauxhall Insignia” në qytet pasi mori informacio­ne se ajo ishte e përfshirë në tregtimin e drogës. Ndërsa makina kalonte stacionin e zjarrfikës­ve në Cheltenham, policia pa shoferin që hodhi një çorape të zezë nga dritarja. Malli u mor nga një tjetër oficer, ndërsa u zbulua se çanta përmbante një substancë të bardhë në to. Analiza më vonë zbuloi se ishte 14.2 gramë kokainë me një vlerë prej 1,120 £.

Ndërkohë, makina “Insignia” është ndalur, dhe Melani ka qenë i vetmi banues. Ai u kontrollua dhe iu gjetën me vete 295 paund para në dorë.

Lloyd Jenkins, duke u

DEKLARATA E GJYQTARIT

Duke dënuar të fundit prej tyre, Erijon Melanin, me 20 muaj burgim për furnizim kokaine në Cheltenham, gjyqtari i tha atij “Kam qenë në vendin tuaj tre herë në 40 vitet e fundit. Është një vend shumë i bukur. E di që ka problemet e veta – por ka më pak probleme sesa kur e vizitova për herë të fundit. Është një vend mahnitës me njerëz mahnitës – dhe ushqimi ishte i mirë – kështu që pse doni të vini këtu nuk e kuptoj”. Pasi Melani kishte lënë bankën e të akuzuarve për t’u dërguar përsëri në qeli, gjyqtari shtoi: ‘Nuk e di pse Shqipëria nuk është një atraksion më i madh turistik. Plazhe fantastike dhe male të bukura.’ mbrojtur, tha: “Është e njëjta histori e trishtuar që dëgjojmë çdo herë në këto raste.”

“Fatkeqësis­ht droga shkakton mjerim jo vetëm për përdoruesi­t, por edhe për ata që kapen në furnizimin e tyre. I pandehuri është një shqiptar 24-vjeçar, i cili mbërriti në Britaninë e Madhe në gusht të vitit 2022. Ai erdhi si përgjigje ndaj një premtimi për punë dhe një jetë më të mirë. Më thotë se puna doli e parregullt dhe filloi të luftonte pa asnjë përfitim apo të ardhur të rregullt. Ai jetonte me një mik, por ai person u deportua para arrestimit të klientit tim. Klienti im ishte atëherë pa punë apo strehim të qëndrueshë­m. Ai ishte i dëshpëruar. Ai përfundoi duke jetuar në një makinë – një makinë që iu ble nga njerëz të cilët më pas kërkuan që ai të shpërndant­e drogë për ta në këmbim.

Ai ndjeu se kishte shumë pak zgjedhje në këtë çështje. Ai ndodhet në Britaninë e Madhe ilegalisht dhe pas vuajtjes së dënimit me burg, ka shumë të ngjarë të dëbohet”,tha mbrojtja.

Gjykatësi Lawrie e dënoi Melanin me 20 muaj burg për furnizim kokaine dhe gjashtë muaj njëkohësis­ht për posedim të pasurisë kriminale. Ai urdhëroi konfiskimi­n dhe asgjësimin e drogës, konfiskimi­n e parave të sekuestrua­ra nga Melani dhe, gjithashtu, e urdhëroi atë të paguante një shtesë prej 187 £.

Në të njëjtën ditë u paraqitën para gjyqtarit Lawrie edhe shqiptarët Emiljan Gjergji, 26 vjeç, nga Walthamsto­w, Londër, dhe Martin Ndreca, 24 vjeç, pa adresë fikse. Gjergji u deklarua fajtor për posedimin e kokainës me qëllim furnizimin dhe drejtimin e makinës ndërsa u skualifiku­a në Park Road, në Nailsworth, pranë Stroud, Gloucester­shire, më 18 janar 2024. Ai u burgos për një total prej 20 muajsh dhe u tha se do të dëbohej kur të kishte kryer gjysmën e dënimit. Ndreca u deklarua fajtor për furnizimin me kokainë në Gloucester­shire midis 18 korrikut 2022 dhe 11 korrikut 2023.

Ai, gjithashtu, pranoi posedimin e kokainës me qëllim furnizimin midis 28 nëntorit dhe 30 nëntorit 2022 dhe përsëri më 10 korrik 2023. Më pas u vendos në paraburgim për të pritur dënimin pasi të mbahet një gjyq për të përcaktuar shkallën e përfshirje­s së tij me bandën e drogës për të cilën punonte. Ndreca ka kundërshtu­ar se ka luajtur një ‘rol udhëheqës’ në furnizimin me drogë – siç pretendon prokuroria – dhe pretendon se ai ka një rol ‘më të vogël’ ose ‘të rëndësishë­m’./ Top Chanel

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania