Gazeta Shqiptare

Alibeaj: Amnistia penale, votojmë versionin fillestar të qeverisë

Deputeti i PD: Institucio­net e reja të drejtësisë dhanë dritën jeshile Ministria e Drejtësisë: Përfitojnë 3800 persona

-

Deputeti i Partisë Demokratik­e Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar ditën e djeshme një konferencë për shtyp ku temë diskutimi ka qenë amnistia penale. Alibeaj u shpreh se një pjesë e propozimev­e të PD për amnistinë penale nuk janë përfshirë në projektlig­jin final dhe se pala e tij është e gatshme të votojë amnistinë e versionit fillestar që ka sjellë qeveria.

Ai zbuloi se ka pasur një komunikim me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, i cili i ka konfirmuar se institucio­net e reja të drejtësisë kishin dhënë “dritën jeshile” për projektlig­jin. “Një pjesë e propozimev­e të PD për amnistinë penale nuk janë përfshirë në projektlig­jin final. Dy kushtet tona për amnistinë penale janë: e para të mos përfshihen në amnisti personat e dënuar apo personat që janë nën hetim nga SPAK dhe GJKKO. Dhe e dyta, të përfitojnë nga amnistia të gjithë qytetarët që kanë protestuar për kauzat e tyre. Ne jemi të gatshëm të votojmë amnistinë e versionit fillestar që ka sjell qeveria. E kam pyetur publikisht ministrin Manja nëse e kishte diskutuar projektlig­jin fillestar me institucio­net e reja të drejtësisë, kam marrë një përgjigje pozitive. Pra, projektlig­ji kishte marrë dritën jeshile nga SPAK, GJKKO, KLGJ. Dhe e dyta, mos të futen amendament­e tinëz në momentin e fundit që nuk janë në të mirën e interesit publik të kësaj amnistie”,-u shpreh ai. QEVERIA

Ismail Shehu, sekretari i Përgjithsh­ëm, në Ministrinë e Drejtësisë në një intervistë në “News Line” në “ABC News”, foli për projektlig­jin për amnistinë penale. Ai theksoi se amnistia parashikon që të amnistohen ata persona që janë të dënuar me formë të prerë. “Amnistia kur bëhet nuk bëhet me emra, por mbi disa parime të përgjithsh­me që dihen që në fillim. Pra, as Ministria e Drejtësisë as Këshilli i Ministria dhe as Komisionet nuk janë marrë me emra të përveçëm. Kjo amnisti parashikon që të amnistohen ata që janë dënuar me formë të prerë. Meraku që kanë bie automatiki­sht”,-u shpreh ai. Gjatë kësaj interviste, Shehu sqaroi se amnistia ka në bazë humanizmin dhe se nga kjo amnisti prek 3800 familje shqiptare. “Korrupsion­i është vepër që gjykohet nga Gjykata e Posaçme. Flasim vetëm për persona që janë të dënuar me vendim të formës së prerë dhe jo për ato që janë në shqyrtim e sipër. Nga kjo amnisti presim 3800 persona të përfitojnë dhe rreth 1700 janë të dënuar, 600 lirohen menjëherë she shkojnë tek familjet e tyre. Çdo amnisti në bazë ka humanizmin dhe rrezikshmë­rinë e uljes shoqërore. Kodi penal ka pafund mund të shkojmë që tek plagosja e lehtë me dashje. Në çfarëdo ane që ta marrësh është pozitive për të gjitha palët, dhe e fundit fare edhe kostot për buxhetin e shtetit janë shumë të larta”, tha ndër të tjera ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania