Gazeta Shqiptare

Profili i Hygerta Metës/ Dëshmitë e shoqeve në Fakultet: Ishte besimtare, falej pesë herë në ditë

-

TIRANË - Profili i Hygerta Metës në universite­t, ashtu siç e njohin shoqet, nuk lidhet me atë të një vrasësi. Mikeshat e saj të grupit të anglishtes në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja kanë ndërprerë mësimin nga shoku. Sipas tyre, Hygerta falte dhe pesë vakte.

Pra, ishte besimtare?

Shoqet: Po shumë besimtare, kur i përmendnim diçka me dhunë ishte gjithmonë për besim në Zot dhe paqe. E paimagjinu­eshme për shoqen e saj më të afërt me të cilën ishte ulur në të njëjtin auditor, një ditë para se të zbulohej krimi, vrasja e babait.

Shoqja: Të hënën dhe të martën nuk ka ardhur, të mërkurën ka ardhur. E pyetëm dhe na tha se ka pasur një rast vdekjeje të një kushëriri 21-vjeçar dhe duhet të ishte pjesë me nda kafet.

Shoqja: Në leksione ishte aty, derisa kemi mbaruar mësimin të enjten. Pastaj të premten nuk erdhi ka marrë leje, i ka thënë zyshës unë do të mungoj ca ditë. Studentja e vitit të parë ka krijuar re dyshimi te shoqet e saj me ndryshimin e sjelljes javën e shkuar, me disa mungesa në leksione e vlerësim në rënie, por karakteri i Hygertës i tërhequr dhe pakëz i ftohtë, ishte justifikim­i i tyre me kthesën e 19-vjeçares.

Si ishte Hygerta në sjellje, e keni kuptuar që ka një problem, a e ka ndarë me ju?

Shoqja: Jo, asnjë lloj!

Shoqja: Problem kështu jo, por që një cik e shpërqendr­uar nga mësimet ishte. Më bëri një cik përshtypje se zysha na vendoste notë negative, dhe i thashë ç’ne ti?

Shoqja: Ishte e çuditshme të shihje një nxënëse aq shembullor­e që të mungonte në leksion, në seminare, mos të bënte detyrat.

Kur e morët vesh lajmin?

Shoqja: Te premten, ishim në klasë të them të drejtën dhe u shokuam shumë. Na kaloi një lloj drithërime në trup, ishte shumë e çuditshme se nuk ta merrte mendja. Në fillim doli pa foto, thjesht emri Hygerta Meta dhe s’e besuam, thamë mund të jetë dikush tjetër, pastaj doli me foto, ishte komplet e tmerrshme.

Shoqja: Ka qenë një gocë e thjeshtë, e urtë, në terezi të vet, pa asnjë lloj qëllimi me të bërë keq, kishte mendjen vetëm te mësimi. Vinte domethënë nga Durrësi, ishte e para. Ne që ishim këtu nuk vinim kurrë të parët, ajo vinte e para që vinte në klasë. Ikte në shtëpi sa mbaronte mësimi, as kafe, asgjë, zero. Por, edhe me peshën e rëndë që mbante me vete të fshehjes së krimit, ajo nuk e braktisi universite­tin deri sa ra në prangat e policisë. Ndërkohë, shoqja e saj e afërt tregon për ‘Top Channel’, planin e shpëtimit që kishte në kokë Hygerta.

Shoqja: Pyetja që na ka bënte neve është, a do më ndihmoni të gjej një punë të mirë, nuk ka gjë nëse është me lodhje fizike apo psikologji­ke, por vetëm të ketë një pagë të mirë mujore. Edhe ne i thamë ç’ne, do të vish të jetosh këtej, vetëm tha kam menduar diçka.

Për shoqet e Hygertës, faji nuk është fakultet është e mirëpritur.

Shoqja: Dua ta shoh në shkollë pasi e ka dashur shumë shkollën./ Top Chanel

saj, dhe në

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania