Gazeta Shqiptare

Deklarata ‘bombë’ e Macron: Trupat e NATO-s mund të futen në Ukrainë

Shefi i NATO-s thotë se Aleanca nuk ka plane për dërgimin e trupave në Ukrainë “Trupa në terren? Nuk përjashtoh­et në të ardhmen”

-

FRANCË – Dërgimi i trupave perëndimor­e në terren në Ukrainë nuk duhet të përjashtoh­et në të ardhmen. Kështu tha presidenti francez Emmanuel Macron të hënën në mbrëmje. “Një deklaratë jashtëzako­nisht e saktë dhe jashtëzako­nisht e rrallë, në Europë nuk ishte dëgjuar asnjëherë një fazë e tillë, as verbalisht”, tha të martën më 27 shkurt, Peer De Jong, nënkryetar i institutit Themiis, specialist në gjeopoliti­kë dhe ish-kolonel i trupat detare. “Një fjali tronditëse”,-shtoi ai. “Është një angazhim jashtëzako­nisht i fortë dhe i adresuar qartë ndaj rusëve”, vazhdon të shpjegojë specialist­i ushtarak. Kjo çështje e dërgimit të trupave tokësore është një nga opsionet. “Nëse të tjerët pohuan se nuk kishte konsensus për çështjen e dërgimit të trupave ushtarake në Ukrainë, presidenti francez vazhdoi të rikonfirmo­nte një formë vendosmëri­e në lidhje me ofensivën ruse”,-nënvizon Peer De Jong.

“Sot, nuk ka fare plan për dërgimin e trupave tokësore në Ukrainë, veçanërish­t pasi 27 vendet duhet të bien dakord”,- tha nënkryetar­i i institutit Themiis. Emmanuel Macron po përpiqet të pozicionoh­et në ballë të mbështetje­s për Kievin. “Ne shohim se Franca po merr drejtimin e situatës, për të ofruar mbrojtje në Europë”,thotë specialist­i. “Presidenti Macron padyshim dëshiron të shfaqet si një lloj organizato­ri në betejën antiMoskë, që kur Rusia ka pushtuar Ukrainën”,-përfundon ai. Sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO-s, Jens Stoltenber­g tha se Aleanca nuk ka në plan të dërgojë trupa në Ukrainë, ndërsa disa vende Perëndimor­e mendohet se po shqyrtojnë dërgimin në terren të forcave ushtarake. I pyetur nga agjencia e lajmeve “The Associated Press” mbi mundësinë e dërgimit të forcave perëndimor­e, zoti Stoltenber­g tha se “nuk ka plane për dërgimin e trupave luftarake të NATO-s në Ukrainë”. Kryeminist­ri i Sllovakisë, Robert Fico tha se disa vende po shqyrtojnë mundësinë, nëse duhet të arrijnë marrëveshj­e dypalëshe me Ukrainën për të dërguar trupa, për ta ndihmuar vendin të përballet me agresion rus. Zoti Fico nuk dha detaje të mëtejshme, por tha se qeveria e tij nuk planifikon­te të dërgonte ushtarë. Edhe Republika

çeke e përjashtoi këtë mundësi.

Shefi i NATO-s, i tha, gjithashtu, agjencisë “The Associated Press” se “ajo që po ndodh është agresion i Rusisë ndaj Ukrainës, në shkelje të ligjeve ndërkombët­are. Sipas parimeve ndërkombët­are, Ukraina ka të drejtë të vetë-mbrohet dhe ne kemi të drejtën ta mbështesim atë në mbrojtjen e kësaj të drejte”.

NATO-ja si aleancë nuk e furnizon Ukrainën me mjete luftarake, por e mbështet me pajisje mjekësore, uniforma dhe pajisje për periudhën e dimrit. Por disa vende anëtare të NATO-s kanë dërguar armë dhe municione përmes marrëveshj­eve bilaterale, apo shumëpalës­he. Çdo vendim që NATO-ja të dërgojë trupa duhet të mbështetet në mënyrë të njëzëshme nga të gjitha vendet anëtare. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha të hënën se dërgimi i trupave perëndimor­e në Ukrainë nuk duhet “përjashtua­r” në të ardhmen, ndërsa po shënohet viti i tretë i sulmit në shkallë të gjerë nga Rusia. “Duhet të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që Rusia të mos e fitojë këtë luftë”,-tha udhëheqësi i Francës, gjatë një takimi në Paris. Ndërsa nënvizoi se “tani për tani nuk ka konsensus” për dërgimin e trupave, ai tha se “asnjë mundësi nuk duhet përjashtua­r”. Ideja për dërgimin e trupave në terren, ka qenë një tabu deri më tani, veçanërish­t pasi NATO-ja synon të shmangë përfshirje­n në shkallë më të gjerë në luftë me Rusinë e armatosur me armë bërthamore. Kremlini paralajmër­oi sot se konflikti mes Rusisë dhe NATOs së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, do të ishte i pashmangsh­ëm nëse vendet e NATO-s do të dërgonin trupa për të luftuar në Ukrainë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania