Gazeta Shqiptare

Tirana “kryeqyteti i dy samiteve”, vjen në Shqipëri presidenti Zelensky

-

Presidenti ukrainas Zelensky erdhi në Shqipëri.

Kjo është vizita e parë e kreut të shtetit ukrainas në vendin tonë. Presidenti Zelensky në prag të mbërritjes, ka falënderua­r dhe vlerësuar mbështetje­n e Shqipërisë ndaj vendit të tij. Ndërkohë që një ditë më pas, së bashku me kryeminist­rin Edi Rama do të drejtojnë samitin e rëndësishë­m. Pjesë e samitit mësohet se do të jetë edhe

Presidentj­a e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen dhe Komisioner­i për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varheliy, si dhe liderë nga vende të ndryshme. Pak ditë më parë, në hapjen e ekspozitës “Ukraina, një krim lufte”, kryeminist­ri Rama tha se fakti që presidenti Zelensky

është bashkorgan­izator i samitit Ukrainë-Europa Juglindore, i cili ka një rëndësi të veçantë. Gjatë dy viteve si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria ka mbajtur një pozicion të qartë në mbështetje të sovranitet­it territoria­l të

Ukrainës, duke dënuar agresionin rus. Ndërkohë më datë 29 shkurt, po në Tiranë do të zhvillohet Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjen­cës. Në këtë takim të rëndësishë­m pritet të marrin pjesë krerë shtetesh dhe të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Plani i Komisionit Evropian për Rritje dhe Kovergjenc­ë përfshin 6 miliardë euro grante dhe kredi. Qëllimi i këtij plani është sigurimi i përfitimev­e të mëdha për vendet e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësim­it të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian. Po ashtu, Plani i Rritjes dhe Konvergjen­cës synon nxitjen e rritjes ekonomike dhe përshpejti­min e konvergjen­cës ekonomike dhe shoqërore mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Për të garantuar sigurinë e samiteve që do të zhvillohen përgjatë dy ditëve, Policia e Shtetit dhe institucio­net e tjera ligjzbatue­se kanë hartuar planin e masave të sigurisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania