Gazeta Shqiptare

Berisha: Të rinjtë e të rejat janë në ballë të betejës për qeverinë teknike

Largim i narkoshtet­it që të votojnë të lirë për veten dhe të ardhmen e tyre “E dimë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje”

-

Ka vijuar dita e 57 e protestës së qytetarëve dhe simpatizan­tëve të PD poshtë banesës së liderit demokrat, Sali Berisha kundër arrestimit të tij politik nga regjimi i Edi Ramës.

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Prof. Dr. Sali Berisha është shprehur gjatë fjalës së tij në tubimin e radhës se që nga dhjetori dhe shkurti i vitit 1990 e deri më sot, rruga e shpresës ka qenë tribuna më e madhe e të rinjve dhe të rejave shqiptare.

Berisha ka theksuar se gjimnazist­ë, studentët, intelektua­lë, punëtorë, të rinj kanë shprehur në parlamenti­n e rrugës së shpresës, mendimet, qëndrimet, pikëpamjet, projektet e tyre për Shqipërinë dhe të ardhmen.

Berisha tha se, se mes të gjitha shtresave, të rinjtë dhe të rejat tanë janë më pro-europianët, janë ata të cilët projektojn­ë më shumë se të gjithë të tjerët, Shqipërinë në Europë dhe ëndrrën e tyre evropiane si ëndrrën më të bukur për Shqipërinë.

Berisha theksoi se, të rinjtë nuk janë ata kurrë që mund të pranojnë mashtrimin për të vërtetë, apo siç thotë populli, sapunin për djathë.

Berisha tha se, me 20 shkurt ai u zotua para popullit se shtylla kryesore e programit të Partisë Demokratik­e, pas garantimit të lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë, do të jetë investimi tek qytetarët shqiptarë.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga dritarja e banesës së tij se, kjo është tribuna e së vërtetës. Berisha tha se, qeveria teknike është detyrimi ynë absolut, para çdo shqiptari dhe para Shqipërisë.

FJALA

Mirëmbrëma dhe përshëndet­jet e mia më të përzemërta.

Mirënjohje­n më të pakufishme ju, qendrestar­eve dhe qendrestar­ëve, misionarëv­e të shpresës, lirisë dhe dinjitetit, misionarëv­e të fitores tonë!

Të dashur miq!

Shumë epitete ka marrë kjo rrugë, e cila me 20 shkurt u shndërrua në bulevard, pushtoi kryeqyteti­n, mendjen dhe zemra e shqiptarëv­e. Por unë sot dua të sjell para jush një tipar të saj të veçantë. Që nga dhjetori dhe shkurti i vitit e deri më sot, ‘Rruga e shpresës’ ka qenë tribuna më e madhe e të rinjve dhe të rejave shqiptare. Gjimnazist­ë,

studentët, intelektua­lë, punëtorë, të rinj kanë shprehur në parlamenti­n e rrugës së shpresës, mendimet, qëndrimet, pikëpamjet, projektet e tyre për Shqipërinë dhe të ardhmen. Ndaj dhe ju garantoj edhe njëherë se ditë të bardha na presin së shpejti. Ditë të bardha na presin miqtë e mi, sepse uragani i 20 shkurtit 2024, ndonëse eklipsoi atë të 1991, por përsëri që të dy ishin siamezë të ngjashëm në shpirtin e tyre anti-diktatoria­l. Ishin siamezë të ngjashëm në fytyrën, energjinë, pathosin rinor të tyre.

Me 20 shkurt Tirana pa të reja dhe të rinj sa nuk kishte parë në 30 vite ndonjëherë më parë. Kjo dëshmon se rinia po merr në dorë fatin e saj, po merr në dorë fatin e Shqipërisë.

Të rejat dhe të rinjtë shqiptarë nuk kanë kaluar qoftë dhe një ditë të vetme në diktaturë, por miqtë e mi, kjo nuk do të thotë se ata nuk e njohin, se ata janë të pandjeshëm ndaj diktaturës. Jo dhe jo!

Ata janë bijat dhe bijtë e lirisë, të pluralizmi­t, të diversitet­it. Për ata monizmi, njëanshmër­ia është neveri. Për ata, Shqipëria pa opozitë është natë e zezë dimri pa hënë, e pa pranueshme. Për të rinjtë dhe të rejat tona, vota e lirë është kushti i të gjitha kushteve, për lirinë dhe dinjitetin e tyre. Me mençurinë, me njohuritë, me ndjesitë, ata e kanë më të qartë se kushdo tjetër se Edi Rama është armiku më i egër i votës së tyre të lirë dhe se me Edi Ramën, zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka. Ndaj dhe ata janë dhe do të jenë në ballë të betejës për qeverinë teknike, për largimin e narkoshtet­it, dhe që ata dhe shqiptarët të votojnë të lirë për vete dhe të ardhmen e tyre.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania