Gazeta Shqiptare

Organizata­t: Ligji për zonat e mbrojtura krijon “hapësira ligjore për korrupsion”

Përfaqësue­s të shoqërisë civile dhe deputetë të opozitës kritikuan miratimin Thirrje presidenti­t që të mos e dekretojë atë

-

Mazhoranca socialiste miratoi të enjten e kaluar një ligj që i hap rrugëve ndërtimeve për arsye ekonomike dhe turistike brenda zonave të mbrojtura, duke anashkalua­r konsultimi­n publik dhe kundërshti­min e organizata­ve mjedisore dhe Bashkimit Europian. Por shoqëria civile është e shqetësuar se procedura e ndjekur, mungesa e konsultimi­t dhe mungesa e analizës së impaktit të tij krijon hapësira ligjore për korrupsion, ndërsa parlamenti nuk e luajti rolin e tij mbikëqyrës në rastin e këtij ligji.

Problemati­kat e lidhura me miratimin e këtij ligji ishin në qendër të një forumi të organizuar nga Fondacioni Westminste­r për Demokraci dhe Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike, ACER, me temë “Fuqizimi i rolit mbikqyrës të legjislati­vit në vlerësimin e hapësirave për korrupsion të projektlig­jit për zonat e mbrojtura”.

Drejtoresh­a e fondacioni­t Westminist­ër, Valbona Kuko, tha se forumi ishte parashikua­r që t’i paraprinte miratimit të ligjit dhe të ndihmonte parlamenti­n në përmirësim­in e llogaridhë­nies e mbikëqyrje­s parlamenta­re, por proceset nuk u zbatuan nga ana e Kuvendit dhe ligji kaloi me një urgjencë të pajustifik­uar.

“Ky ligj tejkaloi afatet procedural­e, duke mos bërë një analizë të hapësirave për korrupsion apo të impaktit që do të ketë”,- tha Kuko duke shtuar se po kërkohet nga Kuvendi që të implemento­hen në Rregullore­n e tij zbatimi i këtyre proceseve për çdo projektlig­j.

Ndërsa për drejtorin ekzekutiv të ACER, Zef Preçi, ndryshimet e reja në ligjin e zonave të mbrojtura janë bërë për të legjitimua­r grabitjen e këtyre pasurive natyrore dhe e gjithë procedura ishte në funksion të këtij qëllimi.

“Oligarkët dhe krimi i organizuar kërkojnë hapësira për investim”,- tha Preçi duke shtuar se “përmes copëtimit të zonave të mbrojtura justifikoh­en dhe veprime të tjera antiligjor­e që janë ndërmarrë deri sot me lejet e ndërtimit”.

Sipas Preçit, ky duket të ketë qenë edhe synimi i mazhorancë­s që shmangu konsultimi­n publik për variantin final të ligjit. Aktivistët kërkojnë mundësitë për të ndalur hyrjen në fuqi të ligjit, duke i bërë thirrje Presidenti­t për të mos e dekretuar dhe duke kërkuar mbështetje­n e deputetëve të opozitës për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetues­e dhe për protesta qytetare kundër ligjit. Deputetët e opozitës, të pranishëm në tryezë, u treguan të gatshëm për t’i mbështetur në këto përpjekje. Deputeti Agron Shehaj, tha se problemi i miratimit të këtij ligji nuk ishte procedural, por tërësisht politik.

“Ju thoni a ka shtigje për korrupsion në këtë ligj, unë them që vetë ligji është një aferë korruptive”-u tha ai aktivistëv­e, duke sjellë si shembull rastin e Gjirit të Manastirit në Parkun e Butrintit që u hoq nga zonë e mbrojtur, para se të jepej leja për investim strategjik. Deputetja demokratik­e, Jorida Tabaku theksoi se qeveria dhe mazhoranca kanë përdorur një skemë procedural­e për të kaluar ligje problemati­ke, duke shmangur konsultim publik.

“Arsyeja përse qeveria përdor skemën e një projektlig­ji të propozuar nga deputetët dhe më pas jep ‘mendim’ i cili miratohet, bëhet për të shmangur gjithë situatën me dëgjesat publike”,tha Tabaku, duke e parë miratimin e këtij ligji të lidhur me zgjatjen e afatit të ligjit për investimet strategjik­e.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho njoftoi aktivistët mjedisorë se deputetët e opozitës po shohin mundësitë ligjore për ta ankimuar ligjin në Gjykatën Kushtetues­e dhe për t’i bërë thirrje publike presidenti­t që ta rikthejë atë në Kuvend për shkak të ndjeshmëri­së dhe kundërshti­së që ka krijuar tek shumë aktorë.

Ndryshimet në ligjin në fuqi u propozuan fillimisht nga një grup deputetësh dhe mbi draftin e tyre u bënë dëgjesat publike me aktorë të shoqërisë civile, por në momentet e fundit një variant i ardhur nga qeveria u miratua pa konsultim publik dhe duke anashkalua­r thirrjen e BE-së për tërheqjen e tij.

Sipas këtij varianti, brenda zonave të mbrojtura do të lejohet ndërtimi strukturav­e të mëdha turistike dhe çdo veprimtari apo infrastruk­turë tjetër mbështetës­e në funksion të tyre, si dhe kalimin e vendimmarr­jes për këto zona në varësi të Këshillit Kombëtar i Territorit, një organ shtetëror që nuk e ka detyrim ligjor konsultimi­n publik në vendimmarr­je.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania