Gazeta Shqiptare

Gjekmarkaj thirrje gjykatës: Ta çojë vulën e PD aty ku është shumica

‘Basha është kthyer në klloun të qeverisë’

-

TIRANË – Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për situatën brenda Partisë Demokratik­e, deklaroi se i vjen keq që Lulzim Basha është kthyer në një klloun të qeverisë.

Gjekmarkaj theksoi se Basha nuk ka as vulë e as sigël të PD-së. Ai shtoi se zgjedhjet që ai ka bërë në Partinë Demokratik­e nuk janë njohur. Për Gjekmarkaj­n, gjykata duhet t’ia japë vulën shumicës.

“Sa i përket ligjit për amnistinë penale, mazhoranca po bën amnisti anti-Salianji. Basha duhet të mos kthehet në një klloun të qeverisë. Basha nuk ka as vulë dhe as sigël, zgjedhjet e tij nuk janë njohur. Gjykata t’i japë vulën e PD-së shumicës. Bashkimi i PD-së është minimumi, për fitore pastaj duhet akoma më tepër punë. Duhet që të bashkohemi si Parti Demokratik­e. Do të doja që Blinken të vizitojë përfaqësue­s të opozitës. Edhe zoti Blinken kur ishte në Tiranë nuk e kritikoi opozitën për asgjë dhe kjo ka rëndësi të madhe”,-tha Gjekmarkaj.

Agron Gjekmarkaj theksoi se vizita e Zelenskyt përmirëson imazhin e Shqipërisë, por shtoi se mendon se Rama po bën propagandë me të tilla vizita.

“Kryeminist­ri Edi Rama bën propagandë me samitet e Tiranës. Unë nuk e di se çfarë do të bisedojë Rama me Zelenskin, por janë çështje botërore që nuk po i zgjidh SHBAtë dhe vendet Perëndimor­e e nuk mund t’i zgjidhë dot Shqipëria. Unë do të thosha që më mirë do të ishte që Rama të deklaronte ta ndihmojmë Ukrainën me vezë, me ushqime etj. Besoj se ndihma konkrete do të vlente më shumë sesa fjalët dhe propaganda. Mendoj se Rama po përdor të gjitha vizitat, qoftë të Blinken, qoftë të Zelenskit, për t’i dëshmuar popullit se gjoja ai ka mbështetje­n e ndërkombët­arëve. Ndonjëherë, për këto vizita të vjen për të qeshur me guximin”,u shpreh Gjekmarkaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania