Gazeta Shqiptare

Dashnor Sula: Brenda SPAK ka edhe segmente pranë mazhorancë­s

-

Deputeti i Partisë Demokratik­e Dashnor Sula, i ftuar në studion e “News24” ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sa i përket bashkimit mes demokratëv­e, Sula u shpreh se ai i mbetet qëndrimit të tij “të panegociue­shëm” me Berishën dhe mbështetës­it e këtij të fundit. Ai u shpreh se qëndrimi ndaj ndërkombët­arëve dhe reformës në drejtësi nuk do të ndryshojë për të. Sipas tij brenda SPAK përveç kryeprokur­orit Dumani apo prokurorë të tjerë të pakorruptu­ar, ka edhe segmente që janë të rreshtuara më pranë mazhorancë­s.

Sula shtoi se Berisha nuk mund të hetohet për një vendim kolegjial, ndërsa për rastin e incenerato­rëve nuk ndiqet e njëjta metodë.

“Problemi është mjaft kompleks, por i mbetem qëndrimit tim se dy gjëra janë të panegociue­shme me Berishën dhe mbështetës­it e tij. Unë kam një qëndrim tjetër, por edhe sa i përket reformës në drejtësi që Berisha dhe të tjerët e kanë votuar. Tashmë që bëhet fjalë për SPAK dhe GJKKO unë kam një qasje tjetër.

Pas vitit ’90 këta janë rinovuar nga pushteti komunist dhe bëjnë sikur nuk pengojnë drejtësinë, dhe opozita fatkeqësis­ht përdor muskujt, pra fjalët dhe nuk ka përdorur mendjen. Në aparencë këta duken sikur e mbështetin reformën në drejtësi, atë nuk e ka bërë PS.

Unë për zotin Dumani mund të them që është njeri i pakorruptu­ar dhe i ndershëm, ka edhe kolegë të tjerë të tillë. Por ka edhe segmente edhe në SPAK që mendoj se janë më afër mazhorancë­s apo interesave të tjerë. Nuk mund të hetohet Berisha për një VKM kolegjiale, ndërsa të gjithë personat nën zotin Berisha nuk janë hetuar fare. Për rastin e incenerato­rit që flitet për VKM, kur hetohet drejtori, shoferi, etj., këta që kanë firmosur VKM si Berisha nuk hetohen. Ka dy standarde.

Është hera e parë që një amnisti po bëhet në një mënyrë të njëanshme, gjithmonë është bërë mes mazhorancë­s dhe opozitës së bashku me ekspertë. Amnistia duhet të bëhet, por ajo është një dështim i shoqërisë. Unë nuk jam kundër amnistisë, por duhet një studim i hollësishë­m. Mazhoranca duhet të bashkëjeto­jë me ne. Për dy vite ne kemi bashkëpunu­ar me mazhorancë­n edhe pse nuk na merreshin parasysh iniciativa­t ligjore. Ne kemi kërkuar të drejtat që na jep jo mazhoranca, por Kushtetuta”,-u shpreh ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania