Gazeta Shqiptare

PE miraton direktivën kundër padive, abuzive ndaj gazetarëve dhe aktivistëv­e

Vlerësim paraprakis­ht padive ndaj gazetarëve nëse janë apo jo të bazuara BIRN: Kosto shtesë paditësve abuzivë

- Gjergj Erebara

Parlamenti Evropian miratoi të martën një direktivë kundër frikësimev­e gjyqësore ndaj gazetarëve, akademikëv­e dhe aktivistëv­e, të njohur si SLAPP (sipas akronimit në anglisht Padi Gjyqësore Strategjik­e Kundër Pjesëmarrj­es Publike), një hap që u përshëndet si me vlerë historike nga organizata­t e ndryshme të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Direktiva, e cila u miratua me 546 vota pro, 47 kundër dhe 31 abstenime, synon të godasë një praktikë tashmë të njohur të korporatav­e dhe të politikanë­ve, të cilët përdorin burimet e veta njerëzore dhe financiare për të zvarritur në procese të gjata dhe të kushtueshm­e gjyqësore media apo aktivistë, me synim të frikësimit të tyre, duke e ditur se pretendime­t janë të pabazuara. Sipas një njoftimi të Parlamenti­t Evropian, ligji i ri synon “të sigurojë individët dhe organizata­t që punojnë në çështje të interesit publik, të tilla si të drejtat themelore, aludimet për korrupsion, mbrojtjen e demokracis­ë apo luftën kundër diskrimini­mit, të kenë mbrojtjen nga BE përkundrej­t padive civile të pabazuara ose abuzive.”

Organizata­t e të drejtave të njeriut e kanë cilësuar këtë legjislaci­on si Amendament­i Daphne, në përkujtim të gazetares malteze Daphne Caruana Galizia, e cila u përball me një numër të lartë padish të tilla për shkak të punës së saj si gazetare investigat­ive, para se të vritej në një atentat me bombë në vitin 2017.

Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe të Medias, ECPMF, e konsideroi votimin si “historik”. “Kjo shënon një çast historik për sigurinë e gazetarëve dhe për lirinë e medias në Evropë”,- deklaroi organizata në një njoftim për shtyp. SLAPP u identifiku­an fillimisht nga kërkuesit shkencorë në vitet 1980 në SHBA. Logjika pas këtij fenomeni është që aktivistët apo gazetarët në të shumtën e herëve kanë kohë dhe mjete financiare të kufizuara dhe për rrjedhojë, ato mund të detyrohen të vetëcensur­ohen në rast se një politikan, një biznesmen apo një korporatë që nuk kanë probleme me mungesën e burimeve, i zvarrisin ata në gjykatë për vite dhe vite me radhë, pavarësish­t se në fund gjykatat mund ta rrëzojnë padinë si të pabazuar në ligj e në prova.

Përdoruesi­t e SLAPP rrjedhimis­ht përdorin fuqinë e vet financiare për të frikësuar kritikët nën kërcënimin e telasheve gjyqësore dhe pasigurisë gjyqësore. Në rastin më tipik në Shqipëri, kompania Gener 2 hodhi në gjyq për shpifje dhe kërkoi dëmshpërbl­im 20 milionë lekë nga aktivistët që kundërshto­nin ndërtimin e hidrocentr­aleve mbi lumin e Valbonës. Gjykata e rrëzoi padinë si të pabazuar në ligj e në prova. Sipas legjislaci­onit të ri evropian, përveç rrëzimit të padisë, në një rast të tillë, paditësi do të duhet të gjobitet për abuzim me të drejtën për të ngritur padi në mënyrë që në të ardhmen, kompanitë të jenë të vetëdijshm­e se padi të tilla abuzive nuk kushtojnë vetëm sa kostoja e avokatit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania