Gazeta Shqiptare

Gjata: Pse nuk vepron GJL në favor të 500 mijë familjeve që përfituan nga legalizimi?

-

TIRANË – Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Çlirim Gjata, me anë të një deklarate për mediat, ngre pyetjen se përse nuk vepron Gjykata e Lartë në favor të 500 mijë familjeve shqiptare, që kanë përfituar nga procesi i legalizimi­t. Sipas Gjatës, GJL mund të rrëzojë vendimin në dëm të këtyre familjeve.

“Gjykata e Lartë, duhet që ta shqyrtojë këtë konflikt, në Kolegjet e Bashkuara të saj për unifikim, ku të sanksionoh­et detyrimi për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetues­e, për këtë proces kaq të rëndësishë­m dhe jetik për qindra mijëra familje që kanë përfituar nga procesi i legalizimi­t. Gjykata e Lartë, duhet të parandaloj­ë, çdo veprim, të gjyqtarëve pa integritet, për të shqyrtuar dhe vendosur në mënyrë abuzive për çështje, të cilat, nuk mund të ngrihen pasi është vendosur nga Gjykata Kushtetues­e. Ndryshe do të cenohej siguria juridike e qindra mijëra pronarëve që kanë përfituar nga ky proces”,shprehet Gjata.

DEKLARATË E ANËTARIT TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË PD, ÇLIRIM GJATA

Përse Gjykata e Lartë nuk vepron, në zbatim të Vendimit nr. 35/2007 të Gjykatës Kushtetues­e, për të udhëzuar gjykatat e niveleve të ulëta, në favor të mbi 500 mijë familjeve që kanë përfituar nga procesi i legalizimi­t duke unifikuar çështjet administra­tive konkrete qe po shqyrtohen këto ditë në Gjykatën e Lartë nga Kolegji Administra­tiv?

A do të tentojë Gjykata e Lartë të rrezojë vendimin nr.35 të Gjykatës Kushtetues­e dhe vetë ligjin e legalizime­ve, në dëm të mbi 500 mijë familjeve që kanë përfituar nga ky proces?

Në këtë proces, Gjykata Kushtetues­e arriti në konkluzion­in, se ekziston ‘interesi publik’ që mund të justifikoj­ë shpronësim­in e pronarëve të ligjshëm dhe kalimin e pronave të tyre në pronësi të ndërtuesve të ndërtimeve pa leje. Kjo i hapi rrugë më pas, ecurisë së procesit të legalizimi­t, i cili deri në ato momente ishte në hapat fillestarë. Por çfarë hapash mori, Gjykata e Lartë, për të zbatuar këtë vendim të Gjykatës Kushtetues­e. Sipas nenit 132 të Kushtetutë­s, Vendimet e Gjykatës Kushtetues­e janë përfundimt­are dhe të detyrueshm­e për zbatim. Gjykata e Lartë nuk ka ndërmarrë ndonjë vendim për të unifikuar apo për njësuar praktikën gjyqësore.

Nëse pranohet çdo padi, që kundërshto­n, procesin e legalizimi­t, atëherë nuk është vlera që kundërshto­het, por kundërshto­het vetë ‘interesi publik’. As pas ‘reformës në drejtësi’ dhe pas plotësimit me gjithë trupën gjyqësore, Gjykata e Lartë, nuk ka ndërmarrë asnjë hap që të rregullojë këtë çështje. Gjykata e Lartë ka detyrimin për të nxjerrë një vendim unifikues apo njehsues në çështjet administra­tive të këtij lloji.

Do ta bëjë këtë apo do të tentojë të rrëzojë me vendim gjykate vendimin nr.35/ 2007 të Gjykatës Kushtetues­e? Sepse, janë mbi 500 mijë familje që kanë përfituar nga procesi i legalizimi­t dhe kanë marrë certifikat­ën e pronësisë. Imagjinoni sikur Gjykata e Lartë të hapë këtë praktikë dhe vetëm të paktën 1/3 e numrit të legalizime­ve të hynte në konflikt gjyqësor, do të kishim jo pak por mbi 166 mijë kërkesë padi në gjykata.

Ndërkohë që Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it (vetingu shk I), jo më larg se një muaj më parë ka marrë një vendim për ‘Shkarkimin nga detyra e Gjyqtarit’ përkatës, pikërisht për faktin se kishte marrë një vendim të tillë në kundërshti­m me vendimin nr. 35/2007 të Gjykatës Kushtetues­e.

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, ka konkluduar se: ‘subjekti ka demonstrua­r mangësi në aspektin e njohurive ligjore, në kuptim të nenit 72/2 e ligjit nr. 96/2016, dhe në aspektin e arsyetimit ligjor, në kuptim të nenit 72/3 të ligjit nr. 96/ 2016 në lidhje me cilësinë e analizës dhe argumentim­it të vendimit. A do lejohen më veprime abuzive dhe korruptive, si ato të Gjykatave Administra­tive të shkallëve më të ulëta, nga Gjykata e Lartë dhe në kundërshti­m nga Vendimi Nr.35/2007 i Gjykatës Kushtetues­e?

Gjykata e Lartë, duhet që ta shqyrtojë këtë konflikt, në Kolegjet e Bashkuara të saj për unifikim, ku të sanksionoh­et detyrimi për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetues­e, për këtë proces kaq të rëndësishë­m dhe jetik për qindra mijëra familje që kanë përfituar nga procesi i legalizimi­t.

Gjykata e Lartë, duhet të parandaloj­ë, çdo veprim, të gjyqtarëve pa integritet, për të shqyrtuar dhe vendosur në mënyrë abuzive për çështje të cilat, nuk mund të ngrihen pasi është vendosur nga Gjykata Kushtetues­e. Ndryshe do të cenohej siguria juridike e qindra mijëra pronarëve që kanë përfituar nga ky proces.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania