Gazeta Shqiptare

Amnistia penale/ Ministri Manja: Është e cunguar, 95% e veprave penale nuk përfshihen

“Ne do të bashkëpuno­jmë me të gjithë deputetët. Nuk pranojmë vota për kushte politike” “S’kemi qëllim të amnistojmë asnjë të dënuar nga GJKKO”

-

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dek laroi dje se Amnistia Penale nuk ka si qëllim që të përfitojnë personat e dënuar nga GJKKO. Në një deklaratë për gazetarët, ai u shpreh se amnistia është e cunguar pasi 95 për qind e veprave penale të parashikua­ra në Kodin Penal nuk përfshihen. Sipas tij nga amnistia penale përfitojnë 3 ishpunonjë­s policie të dënuar për shpërdorim detyre në Kukës. Ai theksoi se si pasojë e amnistisë nuk do të përfitojnë ata, të cilët janë dënuar nga GJKKO, por persona si në rastin e Ilirit, një person që u mor shembull nga ministri për të treguar se amnistia para së gjithash ka synim ndihmën dhe rehabiliti­min e personave që kanë vuajtur 2/3 e dënimit. “Amnistia penale një nga parimet e saj ka humanizmin dhe qëllimin e dënimit që është rehabiliti­mi. Bëhet fjalë për amnisti për një kategori të dënuarish që kanë vuajtur mbi 2/3 e dënimit dhe përmes një amnistie presin të shkojnë te familjet e tyre. Kjo që kemi paraqitur, askush nuk e ka lexuar ligjin, por hodhi dikush një gurë në zall dhe të gjithë politikanë, analistë dhe deputetë u bënë bashkë, ‘o burra të shpëtojmë republikën’. Është një amnisti e cunguar. 95 % e veprave janë të përjashtua­ra nga kjo amnisti. Askush prej nesh nuk ka pasur dhe nuk ka qëllim që përmes këtij ligji të amnistojë asnjë person të dënuar nga GJKKO. Debati është bërë një për amendament, që për të siguruar barazinë e qytetarëve ka dhënë mundësinë që të përfitojnë 1 vit ulje burrat dhe 1.5 gratë që nuk përfitojnë nga amnistia e plotë. Ulja e dënimit për shkak të amnistisë nuk ta heq njollën, quhesh i dënuar. Në variantin fillestar të qeverisë ky amendament nuk ka qenë. Nëse do të miratohet kështu siç është përfitojnë nga 1 muaj dhe 3 muaj, 3 ishpunonjë­s policie të dënuar në Morinë të Kukësit”,-tha ministri. Ndërkohë, amnistia penale ka shkuar në Parlament, por ende nuk është futur në rendin e ditës, pasi kërkon 84 vota. I pyetur nga gazetarët se ku do t’i gjejnë

DEKLARATA E MINISTRIT MANJA

“Ne do të bashkëpuno­jmë me të gjithë deputetët, që japin votën, që 600-700 persona të bashkohen me familjen e tyre. Ne ligjin e amnistisë do e fusim në parlament, kur deputetët e opozitës në jenë në Kuvend. Do të jenë ata që do ta kërkojnë këtë ligj. Do të doja që ligji të marrë votat e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Votat me kushte politike nuk do të pranohen. Nëse është hataja për opozitën që ulet dënimi për 3 policë në Kukës, të dënuar për shpërdorim detyre, ne tërhiqemi. Të dënuarit nuk janë politikë e nuk ka si të jenë tonët dhe të atyre”,-deklaroi Manja. votat, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se do bashkëpuno­jnë më çdo deputetet që ka lexuar ligjin. Sipas tij, ligji do të futet në rendin e ditës vetëm kur të jenë prezent edhe deputetët e opozitës. Ulsi Manja u shpreh ndër të tjera do të jenë vetë ligjvënësi­t demokratë që do ta kërkojnë futjen në rend dite të këtij ligji. “Unë do kërkoja që ky ligj të marrë të gjitha votat”,tha Ulsi Manja. Ministri vlerësoi se nuk pranohen vota për kushte politike. Më tej, shtoi se të dënuarit nuk janë politikë e nuk ka si të jenë “tonët” dhe “të atyre”. “Ne do të bashkëpuno­jmë me të gjithë deputetët, që japin votën, që 600-700 persona të bashkohen me familjen e tyre. Ne ligjin e amnistisë do e fusim në parlament, kur deputetët e opozitës në jenë në Kuvend. Do të jenë ata që do ta kërkojnë këtë ligj. Do të doja që ligji të marrë votat e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Votat me kushte politike nuk do të pranohen. Nëse është hataja për opozitën që ulet dënimi për 3 policë në Kukës, të dënuar për shpërdorim detyre, ne tërhiqemi. Të dënuarit nuk janë politikë e nuk ka si të jenë tonët dhe të atyre”,-deklaroi Manja. Nga Shërbimi i Provës në Tiranë, ministri takoi Ilirin, i cili përfiton nga amnistia penale, tha se një parimet kryesore të këtij ligji është humanizmi. “Iliri është i martuar ka 7 fëmijë ka qenë i dënuar me shërbim prove. Është punësuar i është kthyer normalitet­it jetës së rregullt dhe do të bëjmë çmos të arsimojë 7 fëmijët. Gjithësi meqë jemi te amnistia e solla shembullin e Ilirit se amnistia penale një nga parimet kryesore ka humanizmin’,tha Manja. Një amendament i socialistë­ve bëri që kryedemokr­ati Lulzim Basha të akuzojë PS-në se po tenton të shpëtojë zyrtarët e korruptuar. Por, PS thotë se bëhet fjalë vetëm për ulje të dënimit me 1 vit për burrat dhe 1 vit e gjysmë për gratë e të miturit edhe për ata që janë dënuar nga GJKKO, që më parë përjashtoh­eshin nga përfituesi­t, ndërsa të korruptuar­it nuk përfitojnë. Ndërkohë që kërkesën e demokratëv­e për amnistinë ndaj protestues­ve të opozitës, socialistë­t e kanë pranuar pjesërisht, por pa falur protestues­it e dhunshëm.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania