Gazeta Shqiptare

I arrestuar për “Shpërdorim detyre” në dy raste/ GJKKO liron ish-kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako

Kaluan afatet e paraburgim­it, gjykata cakton arrest shtëpie me policë te dera

-

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsion it dhe Krimit të Organizuar, dje vendosi lirimin nga qelia të ish-kryebashki­akut të Durrësit që u arrestua për shpërdorim detyre. GJKKO vendosi lënien e tij në “Arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore për 24 orë, për shkak se i kanë kaluar afatet e paraburgim­it. Më 2 shkurt, Gjykata e Posaçme ktheu për plotësim hetimesh çështjen ndaj ish-kryebashki­akut të Durrësit. GJKKO urdhëroi Prokurorin­ë e Posaçme të plotësonte hetimet lidhur me dosjen për të cilën janë të pandehur Vangjush Dako dhe 10 zyrtarëve të tjerë, përpara se të vendoste nëse do të kalonte për gjykim apo jo, duke i dhënë SPAK 25 ditë kohë. Gjyqtarja e Flojera Davidhi, i kërkoi SPAK të realizonte aktekspert­imin për procedurën e prokurimit të shërbimit konsulencë për projektin e Promenadës Bregdetare dhe plazhin publik nga Bërryli deri në Currila, për të cilën pretendon se iu rrit vlera me dhjetëfish duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh. GJKKO urdhëroi ngritjen e një grupi ekspertësh, të cilët do të përpilonin akt ekspertizë­n e kërkuar dhe do ta paraqisnin gjatë seancës së djeshme. Ishin avokatët që paralajmër­uan mbarimin e afateve për Dakon, duke iu referuar një vendimi të Gjykatës së Lartë. Kur SPAK ka ngritur akuzën se nga projekti “Promenadë”, shtetit iu shkaktua një dëm ekonomik prej 18 milionë lekësh dhe kur si kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe të dyshuarit e tjerë pretendojn­ë të kundërtën, gjykata i la detyrë prokuroris­ë që të vërtetojë ekzistencë­n e këtij dëmi. Dhe natyra e këtij dëmi nëse ka pasur, tha gjykata, kërkon njohuri të posaçme akt ekspertize që të kenë vlerën e provës. Një ekspert inxhinieri­k dhe një ekonomik, duhet të përpilojë akt ekspertizë­n para gjykatës. Mes detyrave të lëna SPAK-ut, gjykata kërkoi ripyetjen e ish-drejtoresh­ës ekonomike dhe të një prej të akuzuarve, por edhe të dy audituesve që konstatuan shkeljet në 2015. Gjykata kërkon formulën se si u arrit në përfundimi­n se buxheti i shtetit u dëmtua gjatë prokurimit dhe nëse observacio­net e audituesve nuk u konsiderua­n, cilat ishin arsyet. Vangjush Dako gjendet nën akuzë për shpërdorim për projektin e “Promendate” dhe për ndërtimin e një pallati, dhe së bashku me presin në gjykim paraprak edhe 10 të tjerë. Ish-kryebashki­aku i Durrësit, akuzohet se ka shpërdorua­r detyrën në dy raste, së pari, në lidhje me projektin e vijës bregdetare dhe së dyti me lejimin e ndërtimit të një pallati në Durrës pa dokumentac­ionin e nevojshëm.

NJOFTIMI I GJKKO

1. I pandehuri Vangjush Dako, më datë 26.02.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar kërkesën me objekt: Konstatimi­n e mbarimit të afateve të paraburgim­it të caktuar me vendimin nr. 57 akti, datë 06.06.2023 dhe vendimit nr. 61 akti, datë 08.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit. 2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flojera Davidhi, bazuar në nenet 237, 238, 261-264 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në vendimin njësues nr. 00-20211134 i Vendimit (62), datë 01.11.2021 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke qenë se kanë përfunduar afatet e paraburgim­it gjatë hetimeve paraprake, me vendimin Nr. 133, datë 27.02.2024, vendosi: 1. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Vangjush Dako.

2. Konstatimi­n e mbarimit të afateve të paraburgim­it të caktuar me vendimin

AKUZAT NDAJ VANGJUSH DAKOS

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, është i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste, në lidhje me një pallat që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 si dhe projektin e “Promenadës”.

Dako është shpallur, gjithashtu, non grata edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Departamen­ti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe anëtarëve të familjes së tij. Vendimi është marrë nga sekretari Amerikan i Shtetit, ku theksohet se Dako është përfshirë në raste madhore korrupsion­i. nr. 57 akti, datë 06.06.2023 dhe vendimin nr. 61 akti, datë 08.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar (ekzekutuar më datë 06.06.2023), lënë në fuqi me vendimin nr. 33, datë 18.07.2023 të Gjykatës së Posaçme e Apelit, për të pandehurin Vangjush Dako, duke mbetur kështu masa e sigurimit “Arrest në burg” parashikua­r nga neni 238 të K.Pr.Penale pa fuqi ligjore.

3. Urdhërohet lirimi i menjëhersh­ëm i pandehurit Vangjush Dako nga institucio­ni i paraburgim­it, nëse ai nuk mbahet për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale, nëse ndaj tij nuk ka masë sigurimi tjetër dhe nëse ai nuk ka dënim tjetër të pa vuajtur.

4. Caktimin e masës së sigurimit ndaj të pandehurit Vangjush Dako, i biri i Ilias dhe i Llambrinis­ë, i datëlindje­s 29 Nëntor 1966, atë të “Arrestit në shtëpi”, parashikua­r nga neni 237 i K.Pr.Penale, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim­it të detyrës” e kryer në bashkëpuni­m parashikua­r nga nenet 248 dhe 25 i Kodit Penal, 2 (dy) herë.

5. Detyrohet i pandehuri Vangjush Dako të mos largohet nga banesa e tij me adresë: Rr. “Aleksandër Goga” Ndërtesa Nr. 24, Hyrja Nr. 1, Durrës.

6. Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimi­n e të pandehurit Vangjush Dako, në harkun kohor 24 (njëzet e katër) orë.

7. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar në bashkëpuni­m me policinë gjyqësore për ekzekutimi­n e këtij vendimi.

8. Shpenzimet gjyqësore mbeten siç janë bërë.

9. Kundër vendimit mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, duke filluar afati nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës.

10. Një kopje e këtij vendimi t’i njoftohet Drejtuesit të Prokuroris­ë së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania